Presidenti priti përfaqësues të familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim kryetarin e Shoqatës të Familjeve të Dëshmorëve, Xhavit Jasharin, sekretarin e kësaj shoqate, Ramiz Ramën, dhe kryetarin e Shoqatës të Invalidëve të Luftës, Fadil Shurdhajn.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim është biseduar për sfidat që po ballafaqohen familjet e dëshmorëve dhe të invalidëve të luftës, sidomos ato që kanë të bëjnë me disa barriera ligjore.

Presidenti Thaçi është interesuar për mirëqenien e tyre, duke thënë se liria dhe pavarësia e Kosovës nuk do të ishte e mundur pa sakrificën e tyre.

Përfaqësuesit e këtyre dy shoqatave kanë theksuar se ekziston një nevojë për një zbatim më të mirë të ligjeve që prekin këto kategori, si dhe një koordinim më i mirë ndërmjet institucioneve, sidomos ministrive.

Me këtë rast, presidenti Thaçi ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë në realizimin e kërkesave të këtyre kategorive, gjithmonë duke u bazuar në praktika pozitive në rajon dhe Evropë./ Periskopi

Thaëi me familjaret e te pagjeturve

Thaçi ulë në një tavolinë familjarët e të pagjeturve shqiptarë dhe serbë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pritur në një takim të përbashkët përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të komunitetit shqiptar dhe atij serb.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim të përbashkët është biseduar për domosdoshmërinë e një zgjidhjeje sa më të shpejt për çështjen e të pagjeturve.

“Çështja e të pagjeturve është më urgjentja dhe kërkon hapa konkretë të menjëhershëm”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ai ka falënderuar përfaqësuesit e familjeve të të pagjeturve të dy komuniteteve për gatishmërinë e tyre për t’u takuar dhe për të punuar së bashku për zbardhjen e fatit të familjarëve të tyre.

“Ju përgëzoj për gatishmërinë për të punuar së bashku për këtë çështje kaq të ndjeshme”, ka shtuar presidenti Thaçi.

Ai ka thënë se çështja e të pagjeturve është çështje humanitare.

“Politika duhet të ndihmojë në mbylljen e këtij kapitulli të dhimbshëm”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në këtë takim është thënë se çështja e të pagjeturve duhet të shtrohet sa më shpejt në nivelet më të larta edhe në Bruksel.

“Duhet të shtrohet në nivelet më të larta, edhe në Bruksel, si një temë që nuk pret më”, përfundoi presidenti Thaçi./ Periskopi