Edhe një ministri më shumë në Kosovë, ajo për Fetë dhe Familjen

Periskopi.com Lajme

Me fitoren e koalicionit LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi në zgjedhjet e 11 qershorit Kosovës do ti shtohet edhe një ministri, ajo për Fetë dhe Familjen. Këtë e ka thënë kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi.

Sipas tij, Kosova ka nevojë për një ministri të tillë për shkak se feja është një temë e ndjeshme dhe që duhet investuar në të.

“Dje në Gjilan kërkova që neve të kemi edhe një Ministri për çështjet fetare, sepse është temë e ndjeshme, është temë që do investuar në të, do trajtuar, jo vetëm të fesë, por të fesë dhe familjes. Për faktin se kemi nevojë edhe për familjen ku në programin tonë të koalicionit kemi të bëjmë edhe për shtimin e natalitetit, sepse ka filluar të bie. Por, përveç shtimit të natalitetit detyrimisht duhet të merremi edhe me llojin e natalitetit, çfarë cilësie kemi brenda natalitetit…Me emër të Zotit po, sepse është domosdoshmëri e kohës, përndryshe do të na e mbjellin të tjerët pastaj dhe do na e mbjellin sepse kushtetuta ekziston, komunitetet fetare janë edhe një ministri e tillë do të ishte perlë”, tha ai.

Ndërsa, tek çështja e lëndës së edukatës fetare ai tha se e kanë kërkuar me arsyetimin që të mos futet në Kosovë eksperimente të huaja në interpretimin fetar.

“Tek çështja e lëndës së edukatës fetare që e kemi kërkuar në atë kohë është pikërisht që të mos lejojmë që të na futen eksperimente të huaja në interpretimin fetar të cilin nuk shkon për shtati me të vërteten. Dhe çfarë ndodh islami politik i cili është sajuar nga politikanët kanë arritur që sot Kosova është bërë nga politika që është lejuar të bëhet, në radhë të parë është lejuar, në radhë të dytë është sajuar se është krejtësisht sajesë, sepse kjo shoqëri s’ka qenë kurrë ekstreme, as nuk mund të jetë as nuk do të jetë”, tha ai.

Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, ka hyrë në listë për tu bërë deputet i Kuvendit të Kosovës pasi që ka parë që Kosova ka nevojë për ndryshime dhe për reforma.

“Arsyeja se pse jam në listë është sepse kam parë që Kosova ka nevojë për ndryshime, ka nevojë për reforma. Përpos reformës brenda Partisë së Drejtësisë ishte një reformë tjetër pastaj e cila i nevojitesh Kosovës dhe duke u bazuar në këtë pikë menduam që mënyra më e mirë dhe koha më e mirë është që të bëhet një koalicion. Koalicion i cili tash është në skenën politike, jemi në fushatë dhe është duke u prezantuar mes LDK-AKR dhe Alternatives dhe ne si Lëvizje për Drejtësi”, tha ai.

Ndërsa, koalicionin me LDK-AKR dhe Alternativen ai e quan të natyrshëm për shkak të elektoratit që sipas tij e kanë të përbashkët. Po ashtu, ai tha se edhe programi është i përbashkët, edhe çështjen e besimit në Zot edhe familjen.

Ndërkohë që tha se është një koalicion që është në objektivat e veta.

“Koalicionin e kam quajtur, koalicioni është  i natyrshëm, i natyrshëm për faktin se elektoratin e kemi të përbashkët, pritjet janë të përbashkëta, programi është i përbashkët, arsyeja bazë është një diçka neve e kemi moton ‘Në emër të Zotit për Drejtësi’ dhe arsyeja tjetër  është sepse pikërisht me këtë moto kemi gjete që edhe tek programi i Lidhjes Demokratike kemi çështjen e besimit në Zot një dhe familja dy Pra, dy shtyllat e shenjta për Lëvizjen tonë, dy shtylla të cilat mund të mbështetemi edhe si subjekte politike edhe si koalicion, pse jo pastaj një përfaqësim të natyrshëm, unë këtë koalicion po e quaj koalicion krejtësisht të natyrshëm, sepse është në shtratin vet dhe është në objektivat e veta”, tha Çerkezi.

Çerkezi, tha se koalicioni me LDK-AKR dhe Alternativa nuk është bërë për ndarje postesh, por për çështje më të rëndësishme për Kosovën, ku ai tha se ndryshimi në Kosovë është më i rëndësishëm sesa cilido post politik.

Këtë koalicion, sipas tij votuesit e kësaj partie e kanë pritur mirë, ku ai tha se ky koalicion i ka dhënë frymë një elektorati të fjetur.

“Po e them është në natyrshmëri, është absolutisht në natyrshmëri dhe ajo çfarë po shihet, po vihet re që ky koalicion i ka dhënë frymë dhe dalëngadalë një elektorat i fjetur ka filluar të zgjohet, ka filluar të sheh sepse i ka munguar Kosovës, i ka munguar deri në këto zgjedhje, i kanë munguar koalicionet parazgjedhore të kësaj natyre. Ka pasur koalicione parazgjedhore jo parimore, ka pasur koalicione jo të natyrshme, ka pasur pazare partiake, po e quaj pazare me plot kuptimin e fjalës pazare për ndarjen e pozitave dhe posteve. Ky ka qenë qëllimi dhe kjo ka qenë finalja, në kohë kur dihet shumë qartë që puna shpërblehet në bazë të qëllimeve, qëllimi nëse është ndarja e posteve atëherë përfundon me poste”, tha ai.

Ndërsa, për kandidatin për kryeministër të këtij koalicioni Avdullah Hoti, Çerkezi tha se është njëri më tepër i punës sesa i premtimeve.

“Edhe në LDK, në koalicionit tonë, por edhe te Kryeministri Avdullah Hoti, më ka befasuar për të mirë sepse është pikërisht në natyrën time, se kam gjetur veten time tek ky burrë, tek ky kryeministër, kam gjetur atë që nuk është njëri i premtimeve, absolutisht me një fjalë nuk është nuk ka të bëjë me premtime. Ka të bëjë me punën konkrete dhe qytetari ka nevojë për punë sepse premtime kemi pasur mjaft, fjalë kemi pasur mjaft të cilat gjithmonë kanë qenë fluska”, tha ai.

Reklamë
Reklamë

Rrahje në mes familjarëve në Gjakovë, arrestohen 4 persona

Katër persona të një familje janë arrestuar në Gjakovë, pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë rrahur në mes veti.

Periskopi.com Lajme

 

Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Reklamë
Reklamë

Në Graçanicë një familje 11 anëtarëshe po vdesin urie (Foto)

Një familje me 11 anëtarë që jeton në Graçanicë, po vdesin urie.

Periskopi.com Lajme

Ata jetojnë në kushte jo-njerëzore, raporton Periskopi

Ka grupe njerëzish që me javë të tëra po mundohen tu ndihmojnë në këtë kohë acari dhe në prag të fundvitit.

Disa nga ta edhe kanë dërguar fotografitë teksa u kanë dhënë ca gjëra elementare.

Shqetësim është se ata jetojnë në një objekt që nuk mund të quhet as shtëpi.

Familja rome jetojnë brenda një të ashtuquajtur dhomë.

“Duhet institucionet të veprojnë diçka, aq më shumë kur gjysma e kësaj familje kanë probleme mendore”, thotë njëri nga personat që iu ka dërguar ndihmë, por që dëshiron të mbetet anonim.

Ndryshe, kjo komunë udhëhiqet nga serbët dhe është e banuar me shumicë serbe, e kryetari i saj vjen nga Lista Serbe. Këta të fundit, ka disa javë që kanë probleme mes vete, sikur janë ndarë në dy grupe e edhe po vështirësojnë punët në institucionet e Kosovës./ Periskopi

Përplasja te Lista Serbe: Deputetët e Vulinit zëvendësojnë ata të Vuçiçit?

15725377_10209901869435911_826751794_o 15681621_10209901856075577_837019494_o 15683456_10209901854275532_1671829419_n

Reklamë
Reklamë

Digjet në flakë shtëpia e një familje 17 anëtarëshe nga Kosova në Gjermani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e hershme të ditës së hënë në Siebet-Attena-Straße në Esens (Qarku: Wittmund) të Gjermanisë.

Periskopi.com Uncategorized

Shtëpia e një familje 17 anëtarëshe nga Kosova është përfshirë në zjarr.  Të lënduar nga kjo ngjarje kanë mbetur 13 anëtarë, prej tyre tetë fëmijë të cilët ishin në atë kohë ishin duke banuar në atë shtëpi. Një grua 51 vjeçare, banuese në këtë shtëpi kishte parë zjarrin, njofton policia gjermane në Aurich.

Disa banorë ishin bllokuar nga zjarri, por ata u shpëtuan pas intervenimit të shpejtë të zjarrfikëseve përmes çatisë. Të lënduarit nga zjarri dhe tymi u dërguan për në Spital, raporton t-online.de, përcjell “albinfo.ch”.

Shtëpia është e dëmtuar rëndë dhe aktualisht është e pabanueshme. Shkaku i zjarrit tash për tash nuk është bërë i ditur.

Familja nga Kosova është banuese në këtë qytet për më shumë se 20 vite.

 

 

Digjet në flakë shtëpia e një familje 17 anëtarëshe nga Kosova në Gjermani

Reklamë
Reklamë

Familja Dehari s’do hetim ndërkombëtar pa dorëheqjen e dy ministrave

Avni dhe Xhemile Dehari, prindërit e Astrit Deharit, që vdiq më 5 nëntor kohë kur ishte i paraburgosur në Burgut të Prizrenit, përmes një deklarate për medie kërkesën e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha thonë se është pranim i saj për papërgjegjësinë dhe për paaftësinë e kësaj qeverie dhe të institucioneve shtetërore për ta zbardhur rastin e zbuluar shkaktarin e vdekjes së djalit tonë.

Periskopi.com Lajme

Kjo kërkesë sipas tyre do të kishte kuptim vetëm nëse njëkohësisht Dhurata Hoxha dhe kolegu i saj, ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, japin dorëheqje menjëherë, thuhet në deklaratë.

Në vazhdim deklarata e plotë për mediet e Avni dhe Xhemile Dehari lidhur me përpjekjet e ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, për një hetim të pavarur ndërkombëtar për vdekjen e djalit tonë, Astrit Dehari, në Burgun e Prizrenit:

Nga mediet mësuam se Ministrja e Drejtësisë, znj.Dhurata Hoxha, i është drejtuar ambasadorit britanik z.Ruairi O’Connell, me kërkesë për një hetim të pavarur të vdekjes së djalit tonë Astritit, me arsyetimin se pjesë të caktuara të opinionit publik kanë shprehur dyshime sa u përket integritetit dhe paanësisë së procesit hetues.

Së pari, ministrja Hoxha nuk u mor me kërkesën tonë si familje për hetim të pavarur, por vetë ajo bëri kërkesë. Pra, nuk është se ajo po bëhej gati të jepte leje për ne, por e inicoi kërkesën pa kurrfarë konsultimi me ne. Së dyti, nuk është se vetëm pjesë të caktuara të opinionit publik kanë shprehur dyshime për hetimin e deritanishëm, por të gjithë qytetarët e panë publikisht deklaratën e rrejshme të komandantit të policisë nga Prizreni, z. Nexhmi Krasniqi, për shkakun e vdekjes së Astritit, rrjedhjen e provave në televizione publike si dhe paragjykimin e kryeprokurorit Sylë Hoxha për shkaktarin e vdekjes së Astritit pa u kryer hetimet.

Kërkesa e ministres së Drejtësisë znj. Dhurata Hoxha është pranim i saj për papërgjegjësinë dhe për paaftësinë e kësaj qeverie dhe të institucioneve shtetërore për ta zbardhur rastin e zbuluar shkaktarin e vdekjes së djalit tonë. Kjo kërkesë do të kishte kuptim vetëm nëse njëkohësisht znj. Dhurata Hoxha dhe kolegu i saj, ministri i Punëve të Brendshme, z. Skënder Hyseni, japin dorëheqje menjëherë. Paralelisht me këtë duhet të ndërpriten hetimet aktuale që po i udhëheqin prokurorët Metush Biraj e Sylë Hoxha. Nga publikimet e kohëve të fundit morëm vesh se këta dy prokurorë i lidh me konflikt interesi vëllai i kryeprokurorit, z. Elez Hoxha, i dënuar me katër vjet burg për korrupsionit.

Pa dorëheqje të këtyre dy ministrave dhe pa ndërprerjen e hetimeve aktuale ne si familje Dehari nuk pajtohemi për hetime ndërkombëtare, përkundër vlerësimit të lartë që kemi dhe reputacionit të lartë që ka Scotland Yard, përfundon deklarata e Avni dhe Xhemile Dehari, prindërve të Astrit Deharit, që vdiq në Burgun e Prizrenit.

Reklamë
Reklamë