Delawie thotë se duhet ndryshime kushtetuese për transformimin në FAK

Ushtria duhet të formohet me ndryshimet kushtetuese që mundësojnë atë.

Periskopi.com Lajme

Ambasadori amerikan për Kosovë, Greg Delawie theksoi se ambasada e mbështet transforimin e FSK në FAK.

“Ne i mbështesim dhe i kemi mbështetur për një kohë të gjatë Forcat e Sigurisë së Kosovës. Ne e mbështesim transformimin nga Forcat e Sigurisë së Kosovës në Forcat e Armatosura të Kosovës. Mendojmë se kjo duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Duhet të miratohen ndryshimet kushtetuese që mundësojnë transformimin. Ne do ta mbështesim atë në tërësi”, ka thënë ai.

Tutje Delawie inkurajon Listën Serbe që të rikthehet në Kuvend.

“Sigurisht që e inkurajoj Listën Serbe për t’u kthyer në Kuvend dhe për të filluar, për të rifilluar punën për zgjedhësit e tyre në Kosovë, siç i inkurajoj edhe serbët e Kosovës që kanë pozita qeveritare të kthehen në qeveri. Mendoj se ekziston mënyra për të arritur ku duam”, ka thënë ai.

Rezoluta për FAK-un nuk tregon se a do të ketë Kosova Ushtri (Video)

Rezoluta e Kuvendit për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës nuk përcakton kohën e as që thotë se Kosova do të ketë ushtri. Kjo të paktën jo deri në sigurimin e votave të minoritetit serb.

Periskopi.com Lajme

Në fund të debatit, deputetët, në emër të harmonizimit të saj, modifikuan pikën 1 të rezolutës, duke hequr 1 marsin si përcaktim kohor kur qeveria detyrohet ta dërgojë në Kuvend ligjin për avancimin e Forcës e po ashtu hoqën edhe fjalën ligj, duke e zëvendësuar atë më fjalën strategji.

Nga rezoluta e Komisionit u fshi edhe komplet pika 2, e cila në fakt fliste për atë se çfarë misioni do të duhej të bëhej forca.

Rexhep Selimi thotë se me heqjen e kësaj pike, rezoluta e miratuar në Kuvend ishte vetëm sa për të arsyetuar debatin e zhvilluar dhe se nuk është bërë asnjë hap tutje drejt krijimit të ushtrisë.

Argumenti që përdorën partitë në pushtet për të mos shkuar tutje që ushtrinë ta bëjnë përmes ligjit, ishte se ka indikacione që NATO-ja nuk do ta mbështesë ushtrinë e Kosovës pa votat e serbëve.

Kosova humbi një shans të tillë në vitin 2014, pasi LDK-ja dhe Vetëvendosje nuk pranuan zgjatjen e mandatit të vendeve të rezervuara në këmbim të votave serbe.

Nesër në Kuvend debati për FAK-un e interpelanca për Mustafën

Nesër, Kuvendi i Kosovës vazhdon punimet e seancës plenare të lënë në gjysmë të enjten.

Periskopi.com Lajme

Në rend dite janë 17 pika, në mesin e të cilave edhe debati për FAK-un dhe interpelanca e kryeministrit Isa Mustafa për sigurimet shëndetësore.

R e n d i i d i t ë s

  1. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,
  2. Votimi për formimin e Komisionit ad-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës.
  3. Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me situatën e krijuar në Mitrovicë,
  4. Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 8 deputetë nënshkrues, në lidhje me përgjegjësinë mbi Ligjin e sigurimeve shëndetësore në Republikën e Kosovës,
  5. Debat parlamentar në lidhje me Forcat e Sigurisë së Kosovës, sipas kërkesës së deputetit Daut Haradinaj, i mbështetur edhe nga 10 deputetë tjerë nënshkrues,
  6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-129 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-149 për ekzekutimin e sanksioneve penale,
  7. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-127 për plotësimin e Ligjit nr. 04/L-033 për Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme të Kosovës për çështjet në lidhje me Agjencinë Kosovare të Privatizimit,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-150 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-209 për Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-135 për ndërmjetësim,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-133 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-036 për Statistikat zyrtare të Republikës së Kosovës,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin 04/L-214,
  12. Shqyrtimi i Agjendës për Reforma Evropiane (ARE),
  13. Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të nenit 11 të Ligjit nr. 03/L-149 për Shërbimin Civilë të Republikës së Kosovës,
  14. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komuniteteve tjera,
  15. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave.
  16. Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, (për miratimin e këtij Projektligji kërkohen, të paktën 61 vota „Për“, prej tyre 11 vota „Për“ të komuniteteve që nuk janë shumicë) Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi1),
  17. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-137 për ratifikimin e Marrëveshjes përkitazi me themelimin e Fondit të Ballkanit Perëndimor,
  18. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 05/L-149 për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor në mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë,
  19. Zgjedhja e një (1) anëtari të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga radha e komunitetit serb.

Selimi rikujton propozimin e tij të para 11 viteve për të krijuar ushtrinë e Kosovës (Foto)

Deputeti i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Rexhep Selimi nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka publikuar rikujtuar një cështje të cilin e kishte thënë para 11 vitesh. Bëhet fjalë për shëndrimin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

“Edhe para 11 vitesh kemi thënë Statusi i Pavarësisë së Kosovës duhet të ndodh bashkë edhe me themelimin e ushtrisë së saj. Një artikull i 2006-tës (ne foto) e dëshmon këtë kur kemi thënë së statusi (pavarësia) dhe ushtria bashke!”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

JU THAMË EDHE PARA 11 VITESH!

Sot, kur Kosova e ka tashmë emergjente krijimin e kapaciteteve ushtarake mbrojtëse, serish Qeveria nuk po e vë hapin e duhur drejtë shëndrrimit të FSK-së në Forcë te Armatosur ushtarake.

Edhe para 11 vitesh kemi thënë Statusi i Pavarësisë së Kosovës duhet të ndodh bashkë edhe me themelimin e ushtrisë së saj. Një artikull i 2006-tës (ne foto) e dëshmon këtë kur kemi thënë së STATUSI (PAVARËSIA) DHE USHTRIA BASHKE!

Të njëjtët njerëz dhe të njëjtat forca politike (PDK-LDK) që atëherë nuk e themeluan ushtrinë bashkë me shpalljen e Pavarësisë edhe sot janë në pushtet. Të njëjtët edhe sot nuk po e bëjnë ushtrinë!

Poashtu, edhe ne të njëjten kërkesë e kemi – BEËJENI USHTRINEË! Ose ikni, se ka kush ta bëjë.

 

16195266-944396312358242-9202513498092326218-n 16177681-944391812358692-6894176448028844636-o

 

 

“Dita e Forcës” e gjen Kosovën pa Forca të Armatosura

Në tetëvjetorin e themelimit të saj, Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë po ajo e para tetë vjetëve. Kjo për shkak të mostransformimit të saj në Forca të Armatosura të Kosovës. Ndërkaq, transformimi i FSK-së në FAK sipas udhëheqësve të institucioneve do të ndodhë shumë shpejt, sepse, sipas tyre janë bërë të gjitha përgatitjet si nga ana legjislative ashtu edhe nga ana profesionale në shndërrimin e FSK-së në Forca të Armatosura, shkruan gazeta Zëri.

Periskopi.com Lajme

Mirëpo, ajo që është duke e penguar më së shumti këtë transformim është vendimmarrja politike, e mbi të gjitha mosgatishmëria e “Listës Serbe” për të votuar Ligjin për Transformimin e FSK-së në FAK.

Në shënimin e “Ditës së Forcës”, Ministri i Forcës dhe Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka qëndruar në Kazermën “Adem Jashari”, ku i ka uruar pjesëtarët e FSK-së, duke thënë se ministria ka bërë të gjitha përgatitjet ligjore dhe profesionale që kjo forcë të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës. Sipas Demollit, ajo që e ka shtyrë mostransformimin e FSK-së në FAK është vendimmarrja politike dhe kundërshtimi i “Listës Serbe” për ta votuar në Kuvend Ligjin për FSK-në.

“Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme të transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe e vetmja gjë që ne presim si ministri është vendimmarrja politike në Kuvendin e Kosovës. Ky proces nuk varet drejtpërsëdrejti nga ne, për arsye se ne si FSK kemi bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, si në aspektin ligjor ashtu edhe në aspektin profesional. Kur them aspektin ligjor, ne si Ministri e kemi përgatitur draft-ligjin për transformimin e FSK-së në Forca të Armatosura dhe këtë draft-ligj ia kemi dorëzuar Qeverisë së Kosovës e cila duhet ta procedojë në Kuvend dhe vetëm presim vendimmarrjen politike, e cila për shkak të zhvillimeve politike në Kuvend dhe sidomos për shkak mosgatishmërisë së “Listës Serbe” që ta japin votën, ky proces është shtyrë”, ka thënë Demolli. /Zëri/

Haradinaj: Transformimi i FSK-së në FAK, obligim i yni që nuk mund të mos realizohet

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka uruar pjesëtarët e Forcës së Sigurisë të Kosovës duke thënë se FSK-ja është një ndër vlerat më të qëndrueshme të shtetit të Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Haradinaj përmes një statusi në Facebook ka shkruar se kjo në ditët e sotme është shndërruar në emblemë të dinjitetit dhe të krenarisë sonë.

Lexoni postimin e plotë të Haradinajt në Facebook:

Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës!

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është prej vlerave më të qëndrueshme të Shtetit të Kosovës.

Ajo në ditët e sotme është shndërruar në emblemë të e dinjitetit dhe të krenarisë sonë, edhe për faktin se ajo mbetet trashëgimtarja më e denjë e përpjekjeve shekullore të popullit për liri.

Rrugëtimi i saj drejt transformimit në Forca të Armatosura të Kosovës, është obligim yni që nuk mund të mos realizohet, pavarësisht papërgjegjshmërisë së vazhdueshme të këtij pushteti.

Në ditën e FSK-së, urimet më të përzemërta për të gjithë pjesëtarët e saj!

Drejt transformimit të FSK-së në Ushtri të Kosovës! RH

15194608-477752002349219-1681154952007210766-o

Selimi thotë se nuk mjaftojnë 42 milionë euro për FSK-në

Buxheti për krijimin e ushtrisë së Kosovës nuk mjafton dhe ky duhet të dyfishohet. Sipas deputetit të LVV-së, Rexhep Selimi ky buxhet është i pamjaftueshëm dhe mbulon vetëm nevojat thelbësore që ka kjo ushtri.

Periskopi.com Lajme

Ai ka thënë se kjo forcë po krijon kapacitete dhe si e tillë duhet të ketë më shumë mbështetje financiare.

“Ky 41 milionësh është totalisht i pamjaftueshëm dhe FSK ka nevojë më tepër kur është një forcë që po krijon kapacitete”, ka thënë Selimi në Rubikon.

Rexhepi theksoi se me një partner të Qeverisë së Kosovës sic është Lista Serbe e cila nuk është në pajtueshmëri me interesat e Kosovës dhe është përfaqësim i qëndrimeve të Beogradit nuk mund të ketë një pajtueshmëri lidhur me krijimin dhe evoluimin e ushtrisë së Kosovës.

“Asnjëherë nuk e kam dëgjuar në Kuvend, asnjë zë në Kuvend e as të partnerëve aty, janë kthyer në një politikë të Beogradit e cila është reprezentim nga Lista Serbe në Kuvendin e Kosovës. Me një partner të tillë të Qeverisë së Kosovës vështirë që ne do të kemi pajtueshmëri për ta bërë”, ka thënë veç të tjerash Selimi.

Rikujton deputeti i AAK-së: Formimi i ushtrisë varet nga Lista Serbe

Deputeti i AAK-së, Rrustem Berisha, ka thënë se formimi i ushtrisë së Kosovës varet nga Lista Serbe.

Periskopi.com Lajme

Berisha ka thënë se deputetët serbë janë pengesë në transformimin e FSK-së në ushtri dhe ata nuk bëjnë asnjë hap pa pëlqimin e Beogradit.

“Lista Serbe është pengesë në transformimin e FSK-së në ushtri. Ata nuk e bëjnë asnjë hap pa pëlqimin e Beogradit. Ne e kemi obligim që ta transformojmë FSK-në në ushtri. Është e nevojshme një koordinim më i mirë të ekspertëve të kësaj lëmie”, ka thënë Berisha.

“Formimi i ushtrisë nuk e dëmton paqen por është në interes të paqes. Deputetët disa herë janë prononcuar dhe thonë se duhet të marrim pëlqimin e popullit. Është vendim i rëndë. Ne duhet të gjejmë formën për formimin e uhstrisë. Hapi i parë është organizimi i tryezës së përbashkët të partive politike. Por thash edhe më herët se çdo gjë varet prej Listës Serbe dhe ajo nuk bën asgjë pa pëlqimin e Beogradit”, ka shtuar ai, në Rubikon

“Nuk e përjashtojmë as komisionin për siguri mirëpo duhet të jetë një grup ku është e përfshirë edhe Ministria e Brendshme dhe të jepet një qëndrim se si duhet të veprojmë në këtë drejtim” Sipas Berishës, Lista Serbe nuk bën asnjë hap pa qëndrimin e Beogradit. “Realisht është e varur prej dikujt tjetër, prej Listës Serbe pasi ata nuk bëjnë asnjë hap pa qëndrimin e Beogradit”, ka thënë veç të tjerash deputeti i AAK-së.

Deputeti i LDK-së kërkon formimin e ushtrinë pa interesa politike

Deputeti i LDK-së, Anton Quni, ka thënë se krijimi i ushtrisë së Kosovës duhet të trajtohet si temë pa interesa politike dhe me racionalitet.

Periskopi.com Uncategorized

Ai ka thënë se në këtë mënyrë do të arrihet edhe një komunikim dhe bindje e komunitetit serb se krijimi i ushtrisë nuk përbën rrezik.

“Ne nuk mund të bëhemi shkelës të kushtetutës, duhet të tregojmë kulturë shtetërore. Jam më se i bindur se nëse kjo temë shtrohet pa interesa politike, jam më se i bindur se insistimi në komunikim dhe me një racionalitet do të arrijmë që të binden edhe komunitetet pakicë që ushtria e Kosovës nuk përbën rrezik”, ka thënë Quni, tha ai ne Rubikon.

Haradinaj: Kjo Qeveri nuk e ka prioritet transformimin e FSK-së

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se Qeveria aktuale nuk e ka prioritet transformimin e FSK-së.

Periskopi.com Lajme

Haradinaj ka thënë për “Epoka e re” se FSK-ja është në misionin ushtarak dhe kapacitetet e saj janë pothuajse ushtarake, por mungon edhe një transformim ligjor në mënyrë që ta marrë misionin e ri, garantimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Haradinaj ka folur edhe për arrestimin e drejtorit të Policisë së Mitrovicës, Nehat Thaqi, duke thënë se ishte një pajtim i përbashkët i deputetëve të komisionit që drejton, se arrestimi i oficerit Thaqi duket më shumë veprim politik sesa juridik.

Në këtë drejtim, ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës t’ia bëjë me dije Brukselit dhe Serbisë se dialogu nuk mund të vazhdohet në këtë formë.

“Nuk ka dialog konstruktiv përderisa Serbia arreston zyrtarë të lartë të shtetit të Kosovës”, ka thënë Haradinaj.