Naser Kelmendi

Radonçiq: Shërbimi informativ e vrau Ramiz Delaliqin

Ish-kandidati për president të Bosnjës, Fahrudin Radonçiq, ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e një boshnjaku me emrin Ramiz Delaliq.

Periskopi.com Lajme

Ka thënë se këtë vrasje e ka kryer shërbimi informativ i shtetit, duke lënë të nënkuptohet se as Naser Kelmendi nuk kishte të bënte me këtë vrasje, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithatë, Radonçiq, i cili ka dëshmuar të premten në gjykimin kundër Kelmendit në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ka pranuar se menjëherë pas vrasjes së Delaliqit ia kishte dërguar një mesazh punëtores së tij, Sheila Turkoviq, dhe e kishte njoftuar për vrasjen.

Kjo e fundit është dëshmitarja kryesore në këtë gjykim.

Kelmendi po akuzohet pikërisht për përfshirje në vrasjen e Delaliqit, si dhe për krim të organizuar e trafikim me substanca narkotike.