Adriatik Kelmendi

Përplasje mes Xharrës dhe Adriatik Kelmendit, harrojnë respektin për pak çaste

Publicisti Fahri Xharra së fundmi në rrjetet sociale u ka shpallur “luftë” figurave publike, siç thotë ai, për të gjithë ata që po e shëmtojnë gjuhën shqipe.

Periskopi.com Uncategorized

Këtë “luftë”, Xharra e ka nisur me publicistin dhe autorin e emisionit ‘Rubikon’, Adriatik Kelmendin, ku ky i fundit i është kundërpërgjigjur menjëherë.

Kritikat gjuhësore që i ka bërë Xharra, Kelmendi i quan krejtësisht të pakuptimta dhe lapsuse.

“Për shkak të miqësisë me familjen tuaj do të dëshiroja shumë që ju të mos e bënit këtë lapsus, për mua me motiv krejtësisht të pakuptimtë. Njësoj, për shkak të miqësisë së njëjtë, nuk mundem të zgjedh vetëm të ju injoroj, meqë sinqerisht nuk dua të ju shoh duke sharruar më thellë. Kur them këtë, kam parasysh se konstatimi juaj bujëmadh “shëmtuesit e gjuhës shqipe” (sic!), i thënë nga dikush si ju, fatkeqësisht paraqet një oksimoron të dhimbshëm”, ka shkruar Kelmendi.

Ai nuk e ka lënë me kaq, duke ja kujtuar Xharrës se në një tekst prej vetëm pesë fjalish, ka bërë hiç më pak se dhjetëra gabime drejtshkrimore.