vokrri

Vokrri reagon pas dënimit nga FIFA, ka një mesazh për tifozët

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka komentuar dënimin prej 30 mijë frënga nga FIFA-s, për thirrjet raciste të tifozëve kosovarë dhe atyre kroatë në ndeshjen Kosovë – Kroaci.

Periskopi.com Sporti

Thirrjet “Mbyte mbyte serbin”, iu kushtuan me dënim nga FIFA si Kosovës ashtu edhe Kroacisë.

“Në qoftë se ne me të vërtetë duam të konkurrojmë në nivele të tilla, tifozët duhet të jenë më të kujdesshëm”, ka thënë Vokrri për BIRN-in, raporton Gazeta Olle.

“Unë u bëj thirrje tifozëve që të jenë shumë të kujdesshëm, pasi me këtë shumë parash ne do të mund të investonim në gjëra që duhen bërë”, ka shtuar i pari i futbollit kosovar.

vokrri

Vokrri flet pas seancës së CAS për Kosovën

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, ka komentuar seancën e sotme të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë, e cila u mblodh pas kërkesës së Federatës së Futbollit të Serbisë.

Periskopi.com Sporti

Pala serbe ka paditur UEFA-n, e cila më 3 maj, në Kongresin e Budapestit pranoi Kosovën si anëtare të saj, me 28 vota pro, por kjo sipas palës serbe është në kundërshtim me statutin e UEFA-s, pasi Kosova nuk është anëtare e OKB-s.

Për këtë arsye, CAS ka thirurr sot drejtuesit e Federatës Serbe dhe avokatët e tyre, derisa në seancë ishin edhe zyrtarët ligjorë të UEFA-s, por jo edhe Federata e Futbollit e Kosovës, e cila nuk është ftuar fare.

“Është mbajtur një seancë gjyqësore në të cilën ne nuk kemi qenë të ftuar, pasi Federata Serbe ka paditur UEFA-n. Ndoshta do të ishte mirë të ishim të paktën si vëzhgues, por nuk jemi ftuar. Nuk besoj se kjo çështje mund të përbëjë ndonjë shqetësim sa i përket pranimit tonë”, ka deklaruar Vokrri për “GazetaOlle.com”.

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv ka dhënë verzionin e saj, duke konfirmuar dëgjimin e palës serbe, dhe se shumë shpejtë do të dalë me një vendim.

vokrri

Vokrri tregon nëse do të shkarkohet Bunjaku

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka folur rreth mundësisë që trajneri Albert Bunjaku të shkarkohet.

Periskopi.com Sporti

I pari i kësaj Federate ka lënë të kuptohet se selektori do të vazhdojë punën.

“Thëniet nuk ndalen kurrë në futboll dhe nuk do të ndalen as tek ne”, deklaroi Vokrri.

“Mirëpo ne do ta vazhdojmë punën dhe ajo çka është me rëndësi është që ky ekip i ri, që ka një të ardhme të ndritur, do të vazhdojë me punën e tij dhe sigurisht që në vitet e ardhshme do të jetë një ekip i cili do të jetë edhe më kompetitiv sesa që është sot”, shtoi ai.

Pas humbjes nga Ukraina dhe Kroacia kanë qarkulluar spekulime se Bunjaku mund të shkarkohet nga posti aktual. /Periskopi.com

vokrri

Vokrri: Ndoshta Shqipëria e ftoi këtë talent vetëm për të mos ia lënë Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri dyshon se Kombëtarja Shqiptare e ftoi talentin kosovar, Liridon Latifi, vetëm që ai të mos luajë për Kosovën.

Periskopi.com Sporti

“Ndoshta, Latifi është ftuar që vetëm të mos luajë për Kosovën, edhe pse unë nuk dua ta besoj një gjë të tillë”, tha Vokrri.

“Por, nëse është bërë për atë arsye, atëherë kjo është për keqardhje”, shtoi ai. /Periskopi.com

FADIL VOKRRI 4

Vokrri: Këta dy kroatë i kanë ndihmuar shumë Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka thënë se Kroacia i ka ndihmuar shumë Kosovës.

Periskopi.com Sporti

Këtë Vokrri e thotë vetëm dy ditë para sfidës që Kosova e zhvillon ndaj Kroacisë në Shkodër, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin 2018, ndërsa përmend edhe emra të kroatëve që i kanë ndihmuar Kosovës.

“I ndjeri Vlatko Markovic, e pas tij edhe Davor Suker na kanë ndihmuar shumë që të kemi mundësi të luajmë në kualifikime”, deklaroi Vokrri për mediat kroate.

“Beteja jonë ishte e gjatë, por gjatë asaj rruge Kroacia ishte këshilltarja jonë. Këtë do ta mbajmë në mend përgjithmonë”, shtoi ai. /Periskopi.com

vokrri

Vokrri jep një lajm të keq para ndeshjes me Kroacinë

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka dhënë një lajm aspak të mirë.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se në skuadrën e Kosovës nuk do të ketë prurje të reja para ndeshjes ndaj Kroacisë, e cila zhvillohet këtë të enjte.

“Sa i përket skuadrës së Kosovës, tregimi ka përfunduar”, deklaroi Vokrri.

“Ajo që kemi tani janë futbollistët më të mirë dhe pas tyre nuk do ta ftojmë më askë tjetër”, shtoi ai. /Periskopi.com

vokrri-gjermania

FFK marrëveshje bashkëpunimi me Federatën Gjermane të Futbollit

Federata e Futbollit të Kosovës ka nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit me Federatën Gjermane të Futbollit.

Periskopi.com Sporti

Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri e ka quajtur si privilegj të madh arritjen e një marrëveshje të tillë me një superfuqi në futboll si Gjermania.

“Për neve është një privilegj i madhe që të jem partner të një superfuqie në futboll siç është DFB. Këtë privilegj do ta ruajmë edhe kultivojmë edhe më shumë duke mos harruar mbështetjen që na ka dhënë DFB-ja në procesin e pranimit në UEFA dhe FIFA. Këta do të jenë mysafirë tonë në ndeshjen e parë si mikpritës kundër Kroacisë. Sot përmes këtij nënshkrimi të memorandumit po formalizojmë këtë bashkëpunim disavjeçar. Një falënderim i veçantë për vëllezërit Shoshi dhe Fehmi Konxhelin, pa ndihmën e të cilëve nuk do të realizohej ky bashkëpunim. Milkoreit është një pjesë e Kosovës tashmë, ndërsa edhe pjesa tjetër delegacionit dëshiroi që të kalojnë si në shtëpinë e tyre”, tha Vokrri. /Periskopi.com

vokrri

Vokrri: Kroatët do t’i presim si vëllezër

Periskopi.com Sporti

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka folur për përballjen e madhe të 6 tetorit kundër Kroacisë.

Ndeshja në fjalë do të zhvillohet në stadiumin e Shkodrës ‘Loro Boriçi’, dhe Vokrri pohon se kroatët do të priten si vëllezër, pasi jemi shtete mike.

“Të gjithë po e presim, do të jetë ditë historike për ne. Më bëhet qejfi që Kroacia është kundërshtar në debutimin tonë si vendës. Do të jetë shumë emotive, pa marrë parasysh që do të luajmë në Shqipëri”, tha Vokrri.

“Kroacia dhe Kosova janë shtete mike, shumë të afërta, për të mos thënë vëllazërore. Ashtu do të priten kroatët, me të gjitha nderimit si vëllezër. Asgjë nuk do t’iu mungojë. Kurse në fushë do të mundohemi t’iu shkaktojmë problem, por nuk është e lehtë”, shtoi ai. /Periskopi.com

shala vokrri

Ministri Shala pret Vokrrin dhe kreun e ‘Dardanëve’

Periskopi.com Sporti

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka pritur në takim drejtuesit e FFK-së, të kryesuar nga Fadil Vokrri si dhe drejtuesit e tifozëve të Kombëtares së Kosovës, “Dardanët”.

Në takim u diskutua rreth përgatitjeve për organizimin e ndeshjes në futboll, që do të zhvillojë Kosova kundër Kroacisë, në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Rusia 2018.

Ministri Shala inkurajoi FFK-në dhe grupin e tifozëve “Dardanët” për një organizim sa më të mirë të kësaj ngjarjeje në futboll, pasi që është ndeshja e parë historike që Kosova e luan si nikoqir në një garë zyrtare siç janë kualifikimet për botëror.

Shala u shpreh se ministria do të përkrah në format që është e nevojshme këtë ngjarje të shumëpritur. Siç është mbështetur në të kaluarën në vazhdimësi, FFK-ja dhe Kombëtarja e Kosovës në futboll, kjo gjë nuk do të mungojë as në të ardhmen, tha ministri.

Ndërsa,kryetari Vokrri shprehu falënderimin ndaj Ministrit Shala, për përkushtimin dhe punën që po bën në përkrahje të futbollit në Kosovë. Ai tha se presim që organizimi i ndeshjes kundër Kroacisë do të jetë në nivelin më të larët të mundshëm dhe do të jetë një ngjarje e paharruar për futbolldashësit dhe tërë qytetarët e Kosovës. Do të dëshmojmë se dimë të organizojmë dhe se e kemi merituar pjesëmarrjen dhe garimin në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Ndërkaq, përfaqësuesit e tifozëve të Kombëtares së Kosovës “Dardanët” e informuan ministrin Shala me përgatitjet që janë duke bërë për ndeshjen kundër Kroacisë, dhe premtuan se do të krijojnë një atmosferë të jashtëzakonshme dhe do të shfaqin përkrahjen e pakursyer për Kombëtaren e Kosovës në futboll.

tifozi

vokrri

Vokrri reagon pas zgjedhjes së Presidentit të ri të UEFA

Periskopi.com Sporti

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri thotë se zgjedhja e Aleksander Ceferinit në postin e Presidentit të UEFA-s është një lajm i mirë për futbollin e Kosovës.

Ai shton se FFK-ja i ka dhënë mbështetje publike kandidaturës së Ceferin.

“Ky është lajm i mirë për futbollin e Kosovës pasi që kemi raporte të shkëlqyera me  Ceferinin. Ne publikisht i kemi ofruar mbështetjen Ceferinit për president të UEFA-s, që pas shpalljes së kandidaturës së tij”, ka thënë Vokrri. /Periskopi.com

sheremeti vs vokrri

Sheremeti demanton Vokrrin

Periskopi.com Sporti

Aktori Kushtrim Sheremeti ka dematuar Kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, i cili kishte thënë se në ndeshjen ndërmjet Kombëtares Shqiptare dhe Serbisë të zhvilluar në tetor në Loro Boriçi, nuk kishte flamuj të Kosovës.

Ata kishin pasur një debat paksa të ashpër në emisionin Rubikon, ku Vokrri kishte thënë se në atë ndeshje nuk kishte pasur asnjë flamur të Kosovës.

Ndërsa Sheremeti ka këmbëngulur se aty kishte flamur të Kosovës, dhe tashmë ka publikuar edhe fotografi në rrjetin social Facebook, ku shihet një gjë e tillë.

flamuri i kosoves /Periskopi.com

vokrri

Vokrri-Xhakës: Nuk kam pse të kërkoj falje

Periskopi.com Sporti

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka reaguar pas letrës së shkruar nga Ragip Xhaka, drejtuar FFK-së, e i cili kërkoi një kërkimfalje nga këta të fundit, pasi sipas tij, ai bashkë me djalin e tij, Granitin janë ndier shumë të fyer me akuzat që i janë bërë rreth të ardhmës së tij me Zvicrën.

Vokrri thotë se nuk ka pse t’i kërkojë falje askujt, ndërsa insiston se lojtarët që duan të luajnë për Kosovën duhet të bëjnë kërkesën në FIFA.

“FFK asnjëherë nuk e ka quajtur tradhtar Granit Xhakën e as ndonjë tjetër. Unë ende i qëndroj asaj që ata lojtarë që dëshirojnë të luajnë për Kosovën, duhet të bëjnë kërkesë individuale në FIFA”, tha fillimisht Vokrri për Gazetën Express.

“Unë as ne si FFK nuk kemi çfarë ti kërkojmë falje askujt. Ata lojtarë që kanë dashur të luajë për Kosovën kanë bërë kërkesë dhe ajo kërkesë u është pranuar”. /Periskopi.com

xhaka-shaqiri

Vokrri: I kemi ftuar yjet të vijnë

Periskopi.com Sporti

Kryetari i Federatës të Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri ka zbuluar se ky institucion i ka bërë thirrje yjeve nga Kosova që luajnë për Zvicrën dhe disa kombëtare tjera, që të vijnë të luajnë për Reprezentacionin e Kosovës.

“Ne u kemi bërë apel lojtarëve që të vijnë të luajnë për Kosovën dhe kërkesa duhet të bëhet individualisht në FIFA”, ka deklaruar Vokrri gjatë një konference për media të mbajtur në Prishtinë.

Ditë më parë u konfirmua se Milot Rashica dhe Alban Meha do të luajnë për Kosovën. /Periskopi.com