Dështon Facebook, nuk i hoqi imazhet seksuale të fëmijëve

Rrjeti social "Facebook" është kritikuar për trajtimin e raporteve në platformën e saj të cilat përfshinin imazhe seksuale të fëmijëve, përcjell Periskopi.

Periskopi.com Tech/Auto

Kryetarja e komitetit të medieve Commons, tha se ajo kishte “dyshime të mëdha” në lidhje me efektivitetin e sistemeve të përmbajtjes, dhe duke deklaruar se është kundër ligjit përdorimi i imazheve të tilla.

Komentet kishin ardhur pasi BBC, kishte raportuar dhjetëra fotografi ku shiheshin imazhe seksuale të fëmijëve, mirëpo më shumë se 80% e tyre nuk u hoqën. Aty përfshiheshin gjithashtu edhe imazhe nga grupe ku burrat kishin diskutuar të shkëmbejnë atë që duhet të jetë “material i abuzimit të fëmijëve”.

Ndërkohë në faqen pritëse të Facebook, thuhet se do të hiqen të gjitha materialet e turpshme

“Lakuriqësia apo përmbajtje të tjera seksuale nuk janë të lejuara”, ndërsa inkurajon përdoruesit e saj të raportojnë në raste të tilla.

Kjo ka ardhur nga një hetim që BBC kishte bërë vitin e kaluar, ku është zbuluar se grupe të ndryshme sekret kanë përdorur dhe shkëmbyer imazhe. Për të testuar faqen, janë raportuar mbi 100 fotografi prej të cilave vetëm 18 janë hequr, ndërsa arsyetimi është se “tjerat nuk kanë shkelur standardet e komunitetit”. /Periskopi/

Një përgjigje brilante e një vajze shqiptare për djemtë që i vardisen në Facebook

Një e re shqiptare ka zgjedhur të shkruaj për atë se si ndjehet dhe sa mirë i kupton djemtë që i vardisen në rrjete sociale.

Periskopi.com Lajme

Mënyra si ajo e ka shkruar është ndër më të veçantat, dhe ajo ua bënë me dije përveç që po i kupton edhe që u thotë se nuk ja arrijnë dot qëllimeve.

Lexojeni të plotë:

“DjeL te dashur, nuk do me thane qe ju pranoj ne fcb mundeni me mare malin me shkru ne chat edhe me me bombardu me fjale te “mira”. Arsyeja pse pranoj njerez qe nuk njoh in real life mundet me qene gjithçfare perveç kesaj qe po nenkuptohet. Ne rast se po ju pelqej ne fotografi deshta me ju thane qe larg asaj pamje jam. E verteta asht se ja kom marre doren selfieve, jo’ ndriqimi-hija, filterat etj etj, e mos t’flas per grimin. Plus jam e shkurt edhe flokt i kam te shkurta  e çdo dite ka nji thinje e re po del se kam halle shume, qaq shume sa me bo me u qel ne muhabet pishman ju baj.  Nervat i kam te prishta, durimin zero e kohen shume t’çmueshme. Andaj dhe prandEj une nuk jam princesha e kurre s’do t’jem, bile me pas lind princesh m’kishin eleminu menihere se s’i plotesoj kriteret. Ju nou uat aj min. Me respekt e perhitura apo thene me mire e perthinjura.

P.s

Nuk shoh mire me njanin sy.”

 

✌🏻

 

By: Fjala Valë

Fituesi i çmimit Nobel për Ekonomi: Shpikja e tualetit më e rëndësishme se e Facebook-ut

Fituesi i çmimit Nobel për ekonomi, Joseph Stiglitz, thotë se zbulimi i tualetit është një shpikje shumë më e rëndësishme sesa ajo e Facebook-ut, shkruan CNBC, përcjell Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Ai gjithashtu tha se avancimet në inteligjencën artificiale, janë një shqetësim real.

“Tualetet dhe energjia elektrike ishin një zbulim shumë më i rëndësishëm se Facebook-u, këto risi kanë ndryshuar me të vërtetë jetën tonë dhe standardet e jetesës dhe shëndetit, derisa reklamat janë të rëndësishme për to mirëpo në të vërtetë nuk e ndryshojnë standardin tonë të jetesës”, tha Stiglitz, në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai.

Ai është pyetur gjithashtu se cilët janë punët të cilat për shkak të teknologjisë nuk do të ekzistojnë më, derisa tha se besohet që në të ardhmen nuk do të ketë më kamionë sepse gjithçka do të jetë automatike. /Periskopi/

Facebook sjell rrjetin social në televizorët Apple dhe Samsung

Facebook lançoi ditën e sotme një aplikacion për televizorët e mençur duke sjellë rrjetin social në ekrane akoma edhe më të mëdha.

Periskopi.com Tech/Auto

Aplikacioni do të ofrohet për Apple TV, Samsung Smart TV dhe Amazon Fire TV, lajmëroi kompania në një postim në blog.

Facebook gjithashtu tha se përmes aplikacionit përdoruesit mundet jo vetëm të navigojnë në furnizuesin e lajmeve por edhe të shikojnë video. Ato do të luhen me zë dhe ndërsa navigoni duke u larguar prej videos, volumi do të ulet automatikisht.

Ishte Wall Street Journal që raportoi muajin e kaluar se Facebook kishte krijuar një aplikacion televiziv duke hapur rrugë kompanisë për reklamim në televizorët tanë, njofton PC World Albania.

Shefi ekzekutiv Mark Zuckerberg premtoi në fillim të këtij muaji më shumë investim drejt përmbajtjeve video. Vitin e kaluar Facebook solli transmetimet live, kërcënimi kryesor i transmetimeve televizive.

Shpend Ahmeti tregon për masat e ndërmarra ndaj mësueses që postoi fotografitë e nxënësve në Facebook

Kryetari Shpend Ahmeti ka shkruar në Facebook në lidhje me lajmin e publikuar së fundmi, ku një mësuese nga shkolla fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, ka postuar në Facebook fotografitë e fëmijëve të cilët nuk e kishin mësuar vjershën.

Periskopi.com Lajme

 

“Për rastin e mësimdhënëses të publikuar në media mbrëmë

Mësimdhënësja ka postuar foto në grup të mbyllur në facebook ku janë dakorduar me prindërit për komunikim. Kryetarja e prindërve ka thënë se kjo ka qenë marrëveshja me prindër.

Megjithatë për opinion po ju tregojmë për masat e ndërmarra

Kemi dërguar letër zyrtare në mëngjes tek inspektorët e Ministrisë së Arsimit sepse është nën përgjegjësinë e tyre ky inspektim

Kemi dërguar ekipin e drejtorisë së Arsimit për vizitë speciale dhe për ta përgatitur raportin deri në fund të ditës

Drejtori i Shkollës do të përgatis raport:

Në bazë të këtyre DKA me drejtoreshën Arbërie Nagavci do të merr vendimin meritor”.

Ahmeti më pas gjatë statusit ka shkruar që kjo është punë e inspektoratit të arsimit dhe ka postuar nenin ligjor që tregon që është në kompetencë të Inspektoratit të Arsimit.

“P.S. Udhëzimi administrativ

Ligji Nr.2004/37

PËR INSPEKSIONIN E ARSIMIT NË KOSOVË

Detyrat e Inspeksionit të Arsimit

Neni 4

4.2. Inspektimet e rregullta informative dhe kontrolluese kryhen në mbështetje të planit

vjetor të Inspeksionit të Arsimit, kurse ato emergjente e speciale në bazë të kërkesave të

organeve dhe palëve të interesuara.

Mbrojtjen shëndetësore të fëmijëve, të nxënësve, të studentëve, të mësimdhënësve

dhe të punëtorëve të tjerë të institucionit arsimor;

Masat disiplinore të shqiptuara ndaj nxënësve, studentëve, mësimdhënësve dhe

punëtorëve të tjerë të institucionit;

5.3. Inspektorët e arsimit urdhërojnë edhe:

Inicimin e procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë, të cilët nuk i kryejnë punët dhe detyrat e përcaktuara me rregulla të institucionit dhe

me ligj;

UDHËZIM ADMINISTRATIV

Ndalimi, ndërprerja e punës dhe inicimi i procedurës disiplinore ndaj mësimdhënësve dhe punëtorëve të tjerë në institucionet edukativo-arsimore, aftësuese dhe shkencore

Neni 2

Ndalimi, ndërprerja dhe inicimi i procedurës disiplinore

Inspektori i arsimit, ndalon, ndërpren punën e mësimdhënësve dhe punëtorëve në institucionet edukativo- arsimore, shkencore dhe aftësuese si dhe e fillon procedurën e shqyrtimit të masës

disiplinore ndaj tyre, nëse konstaton se:

  1. e) përdor dhunën fizike ndaj fëmijëve, nxënësve, studentëve dhe kolegëve ;
  2. nj) në mënyrë të paautorizuar jep të dhënat e besueshme si:

të dhënat personale të fëmijëve, nxënësve dhe studentëve, familjes dhe kolegëve;

informatat shëndetësore dhe mjekësore;

problemet familjare;”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

E tmerrshme, aktori i Hollywood-it vret veten “live” në Facebok

Aktori amerikan Jay Bowdy i ka dhënë fund jetës teksa ishte duke folur live në Facebook. Mënyra që zgjodhi i ka shtangur të gjithë.

Periskopi.com Limonada

Mediat e huaja raportojnë se ai shkrepi pistoletën në kokë teksa fliste ‘live’ me fansat në Facebook.

Aktori 33 vjecar ishte në shtëpi në Los Angeles kur i ka dhënë fund jetës. Daily Mail raporton se akti vjen vetem pak kohë pasi ai ishte arrestuar për abuzime seksuale.

5 sekretet e errëta të Facebook-ut

Facebook-u, shumica prej nesh tashmë e dimë, që ka disa sekrete të pista.

Periskopi.com Tech/Auto

Edhe pse ofron përfitime të pamohueshme, si komunikimi më i lethë dhe qëndrimi në rrjedha me miqtë dhe familjen tuaj, dhe oferta e një platforme për të ndarë pikëpamjet tuaja, ai ka ardhur me një çmim.

Facebook-u është i njohur gjërësisht, për shembull, për spiunim të përdoruesve të tij dhe ndikon në shumë pushtime tjera të privatësisë.

Por sa këto gjëra në fakt ndikojnë te ne?

A janë këto praktika të mjaftueshme për të na ndaluar përdorimin e tij? 5 sekretet e mëposhtme mund vetëm të ju ndihmojnë të vendosni.

Mashtrues i dyfishtë

Shumica prej nesh tani kanë mësuar duke shikuar filmin e popullarizuar të vitit 2010 për krijimin e Facebook-ut, The Social Network, se Zuckerberg vodhi programin e projektuar nga vëllezërit Winklevoss, i quajtur në origjinal harvardconnnection.com.

Ai është dashur t’i ndihmojë ata të zhvillojnë rrjetin e tyre shoqëror, por në vend të ndihmës ai ka huazuar shumë nga idetë e tyre për projektin e tij, thefacebook.com. Edhe më keq se vetë vjedhja, Zuckerberg më vonë mburrej edhe me mashtrimin se si ka përfituar prej tij.

Infektimi emocional

Në vitin 2014 Facebook lansoi një eksperiment të fshehtë Cornell në Universitetin e Kalifornisë me qëllim të manipulimit të emocioneve të 689,003 përdoruesve të tij.

Detajet dhe rezultatet e këtij eksperimenti janë botuar në artikullin me titull “Dëshmi eksperimentale të shkallës së lartë të infektimit emocional përmes rrjeteve sociale”, e cila u botua në revistën Proceedings të Akademisë Kombëtare të Shkencave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për të përmbledhur studimin, në mënyrë efektive ka treguar se si Facebook ka aftësinë qëllimisht të ju bëj të ndjeheni mirë apo keq duke ndryshuar atë që jeni duke parë në ‘Newsfeed’ tuaj – përfundim që zbulon sasinë e frikshme të pushtetit që mban dhe shpërndanë Facebook-u në mënyrë të çuditshme te ne sot.

Autorët zbuluan se gjatë manipulimit të komenteve të përdoruesve i kanë zvogëluar shprehjet pozitive të shfaqura nga të tjerët, “njerëzit kanë prodhuar më pak postime pozitive dhe më shumë postime negative; kur shprehjet negative janë ulur, ka ndodhur e kundërta”.

Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se “emocionet e shprehura nga të tjerët në Facebook ndikojnë në vetë emocionet tona, që përbëjnë provë eksperimentale për infektim në shkallë-masive nëpërmjet rrjeteve sociale”. Është çudi se çfarë ata tani janë duke bërë me informacionet që ne nuk i dijmë.

Facebook Messenger

Në vitin 2014 Facebook-u mori avantazhin e kohës, njerëzit shpenzonin në smartfonet e tyre, duke krijuar aplikacion të veçantë të mesazheve që i dha akses kompanisë te përdoruesit e telefonave. Konfigurimet e privatësisë në këtë aplikacion e lejojnë atë të hyjë në mesazhet me tekst dhe të dhënat e thirrjeve, inçizimet audio dhe video, si dhe të lexojë të dhëna të tilla si e-mail dhe numrat e telefonit.

Shqyrtimi

Është lehtë të harrohet, apo thjesht të mos merret në konsideratë, se sa i madh është operimi i Facebook-ut me të vërtetë, dhe sa fuqi punëtore është e nevojshme për të mbajtur atë në lëvizje. Mbi 1.18 miliard njerëz përdorin Facebook-un çdo ditë të vetme dhe rreth 4 miliard përmbajtjesh duhet të rishikohen për atë që konsiderohet material i pakëndshëm.

Pavarësisht fitimit të madh, Facebook menaxhon këtë detyrë të rëndësishme dhe delikate të shqyrtimit të përmbajtjeve edhe me punëtorë të botës së tretë duke i paguar vetëm 1$ një orë.

Punëtorët kanë raportuar se ka përmbajtje tejet shqetësuese në bazë të rregullt, të tilla si “pedofili, nekrofili, prerje të kokave dhe vetëvrasjeve”. Ju mund të mendoni se, kjo është një punë e pistë dhe dikush duhet bërë atë, por vuajtja këtë detyrim emocional e garanton qartë për pagesë më të përshtatshme.

Edhe më shqetësuese, të punësuarit e angazhuar për këtë punë janë nga firma me burime nga jasht dhe të punësuar pa kontroll sigurie. Asgjë nuk i pengon në shkarkimin dhe ruajtjen e çdo përmbajtje që ata e shqyrtojnë.

Jo aq private pas të gjithave

Ju mund ose nuk keni mundur të vëreni se parametrat e privatësisë në Facebook janë komplekse dhe ndryshojnë shpesh. Shumë besojnë se kjo është e qëllimshme, duke i bërë më të lehtë kompanisë për të gërryer të dhënat e pambrojtura personale.

Facebook thotë se çdo informacion që merr ruhet në një kuti të zezë, dhe përdoret vetëm për të shtuar reklamimin ndaj objektivit dhe shërbehet me përmbajtje më të rëndësishme, por me hulumtimin e vitit 2010 Wall Street Journal zbulon se Facebook, realisht, mundësonte që të dhënat personale të përdoruesve të janë direkt në dispozicion për reklamuesit.

Thjeshtësia e miliarderit nuk merr fund, shikon se ku jeton themeluesi i Facebook-ut (Foto)

Marck Zuckerberg, programer dhe themelues i Facebook-ut, është një nga njerëzit më të pasur në botë. Nisur nga ky fakt me siguri ju mendoni se ai jeton në një shtëpi të madhe dhe luksoze si shumica e njerëzve të pasur, mirëpo nuk është aspak kështu transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Gjatë prezantimit të shpikjes së tij të fundit një shtëpi të menqur të quajtur Jarvis, Zuckerberg-u tregoi edhe ambientin ku jeton.

10

I mahnitshëm ishte fakti që në shtëpin e një miliarderi secila dhomë ishtë shumë thjeshtë e organizuar dhe shumë modeste.Ai tregon ambientin e jashtëm dhe të brendshëm të shtëpise së tij në Palo Alto të cilën e kishin blerë për $7 milion dhe nuk kanë ndryshuar pothuajse asgjë në të.

11

12

15

Së bashku me gruan e tij janë të njohur për bamirësit e shumta që kanë bërë deri tani, madje ai planifikon t’i dorzojë edhe 95 % të aksioneve të tij në vlerë prej 45 miliardë për bamirësi./Periskopi/

14

Adoleshenti kërcënon vajzat: Nëse nuk bëni seks me mua, do t’ua publikojë fotografitë lakuriq

20 vjeçari Alistar Wilson nga Britania e Madhe ka kërcënuar dy vajza adoleshente, se në qoftëse ato nuk do të bënin seks me të, ai do të postonte foto lakuriq të tyre në rrjetin social Facebook, transmeton Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Wilson i cili ndjekë mësimet në njërën nga shkollat më prestigjioze të vendit, përmes “ seks mesazheve “ kishte arritur të siguronte foto lakuriqe të vajzave, me të cilat më pas i kërcënoi.

Ai i paralajmëroi ata se në rast se nuk pranon të bënin seks me të, atëherë fotografitë do të shpërndaheshin. Përveç seksit, ai kërkoi nga vajzat që të paguanin nga $100.

Gjate një video – regjistrimi dëgjohet Wilson teksa kërcënon 18 vjeçaren “Bëj seks me mua ose do t’i postoj fotografitë, i dua edhe paratë deri të martën në xhillollogarinë time“ dhe më pas e mbyll telefonin. Vajza i thotë disa herë se si do të sigurohej se ai nuk do ta kërcënonte më, derisa Wilson i përgjigjet “Ky është problemi yt”.

Njejtë ai kishte bërë edhe me një 17 vjeçare teksa vajza thotë “Ai dukej shumë qesharak dhe sharmant, mirëpo manipulues” deri kur ai i dërgoi një video – mesazh në Facebook me fjalët e njëjta.

Ajo e kishte paralajmruar se kjo çfarë ai po bënte quhej “Kërcënim” dhe do të mund të përfundonte në burg. Wilson më pas pendohet dhe i kërkon falje duke thënë “Unë jam njeriu më i keq në botë, të lutem më fal”, mirëpo deri atëherë video – regjistrimi ishte në duar të policisë.

Vout citohet të ketë thënë “Kur vajza i tha se çfarë nëse fotot do të binin në duar të gabuara “ ai përgjigjet “ Ndonjëherë kur mban diçka me forcë është shumë e dobishme”.

Alistar Wilson e ka pranuar fajin dhe është dënuar nga gjykata me tetë muaj burg me kusht për 18 muaj, punë të papaguar 100 orë dhe me 10 ditë rehabilitim.

Ai gjithashtu është i detyruar të paguajë dëmshpërblim prej $3.500 dhe $2.500 për vajzën më të re dhe ka një urdhër kufizimi për dy vajzat.

Alister Smith thekson se “ seks – mesazhet “ dhe dërgimi i fotografive lakuriq është një fenomen shumë i përhapur tek adoleshentët, këto nuk janë produkt i kriminalitetit apo i keqdashjes, mirëpo të një papjekurie të thellë emocionale./ Periskopi /

 

Ky ishte aplikacioni më i popullarizuar në vitin që lamë pas

Në ditët e sotme, ne jemi duke përdorë aplikacione të ndryshme, të tilla si aplikacionet për përkthim, konvertim të valutave, kalkulator, si dhe për të kontrolluar e-mailat.

Periskopi.com Tech/Auto

Nielsen, një kompani e cila merret me të dhënat globale, ka bërë një listë të aplikacioneve më të përdorshme në vitin 2016.

Dhe rezultoi se në krye të top 10 aplikacioneve është askush tjetër përveç rrjetit social Facebook.

Sipas statistikave të Nielsen, aplikacionin e Facebookut mesatarisht e përdorin 146 milionë përdorues unik çdo muaj, dhe kjo është në fakt një rritje nga viti i kaluar prej 14 përqind.

Në vendin e dytë, radhitet aplikacioni Facebook Messenger, të cilin mesatarisht e përdorin 129 milionë përdorues unik çdo muaj. Facebook Messenger ka shënuar një rritje prej 28 për qind nga viti i kaluar.

Në vendin e tretë, është aplikacioni YouTube me rritje prej 20 për qind nga viti i kaluar, pas tij vjen Google Maps, Google Search e kështu me radhë.

 

Interneti kontrollohet nga 14 njerëz, të cilët i mbajnë 7 çelësat sekret (Video)

Mund t’ju duket si diçka nga ndonjë libër i Dan Brown, por nuk është: I gjithë interneti kontrollohet nga shtatë çelësa fizik.

Periskopi.com Tech/Auto

James Ball, nga prestigjiozja ‘The Guardian’, së fundmi është lejuar të vëzhgojë ritualin me siguri të lartë, të njohur si ceremonia e çelësit, transmeton Telegrafi.

Pjesëmarrësit e kësaj ceremonie janë pjesë e një organizate të quajtur “Internet Corporation for Assigned Names an Numbers (ICANN)”.

ICANN është përgjegjës për caktimin e adresave numerike të interneti në ueb sajte dhe kompjuterë, si dhe është përgjegjëse për përkthimin e atyre adresave numerike në ueb adresa normale të cilat njerëzit i shtypin në shfletuesit e tyre.

Nëse një person e fiton kontrollin e databazës së ICANN-it, ai person e kontrollon tërë internetin. P.sh., ai person mundet t’i dërgojë njerëzit në ueb sajte të rrejshme të bankave.

Në anën tjetër, nëse një fatkeqësi do të ndodhte, databaza e ICANN-it mund të ketë nevojë të rindërtohet.

Prandaj, ICANN ka shpikur një mënyrë, përmes së cilës nuk i jep kontroll të madh asnjë personi. Organizata ka zgjedhur shtatë njerëz si mbajtës të çelësit dhe çdo njëri e posedon nga një çelës të internetit. Gjithashtu, organizata i ka zgjedhur edhe shtatë njerëz tjerë si mbajtës të çelësit: gjithsej 14 njerëz.

Këta çelës fizik mund të zhbllokojnë kuti të ndryshme të depozitave anë e mbanë botës, dhe brenda atyre depozitave gjenden kartat e mençura të çelësit. Bashkoi të gjitha shtatë kartat dhe do ta keni ‘çelësin master’.

Çelësi master është njëlloj kodi kompjuterik – fjalëkalim i cili mund të ketë qasje në databazën e ICANN-it.

Katër herë në vit, qysh nga viti 2010, shtatë mbajtësit e çelësit takohen për ceremoninë e çelësit ku e gjenerojnë një çelës të ri master – pra një fjalëkalim të ri.

Siguria është tejet e rreptë dhe përfshin kalimin përmes dyerve të shumta të mbyllura, skanerëve të dorës, derisa të hyni në një dhomë aq të sigurt saqë asnjë paisje elektronike nuk mund të hyjë në të.

Kjo është një video e ceremonisë së parë të çelësit që është mbajtur në vitin 2010. Shkoni në minutën 1:58 për ta parë ceremoninë. /Telegrafi/

Facebook mund të zbulojë kur shihni porno

Një moment intim si ndjekja e videove porno në kompjuter është një detaj që nuk duhet shfaqur thuajse kurrë dhe mundësisht të mos lësh shenja që dikush tjetër të mund ta zbulojë atë, por Facebook mund ta zbulojë këtë falë sistemit të saj të gjurmimit në faqe.

Periskopi.com +18

Facebook ka si synim t’u ofrojë përdoruesve të saj reklama të shijeve apo zakoneve të tyre. E për ta bërë këtë ajo gjurmon të gjitha lëvizjet e tyre online.

Ajo përdor sistemin e tij të Like, share, por edhe regjistrimet në faqe të ndryshme nëse regjistroheni me anë të Facebook

Prandaj kini kujdes kur vizitoni faqe të tilla, mbyllni më parë “Facebook” për të qenë më të sigurt.

 

 

Pse Facebook ka ngjyrë të kaltër? Arsyeja do të ju befasojë

E përdorim çdo ditë, por asnjëherë nuk kemi pyetur veten pse logoja e Facebook ka pikërisht ngjyrën e kaltër dhe jo një ngjyrë tjetër.

Periskopi.com Tech/Auto

Në fakt kjo ngjyrë lidhet ngushtësisht me themeluesin Mark Zuckenberg, i cili është daltonik.

Daltonizmi ka të bëjë me mosdallimin e qartë të ngjyrave. Pas një testi të kaluar Zuckenberg vetëm ngjyrën e kaltër mund të dallonte më mirë.

Por gjithsesi kjo nuk është arsyeja e vetme pasi ekspertët e marketingut kanë arritur në përfundimin se  ngjyra e kaltër është më miqësorja ndër ngjyrat.

Përveç Facebook, edhe rrjetet e tjera sociale si Twitter, Skype, kanë po të njëjtën ngjyrë. Nëpërmjet të kaltrës, çdo përdoruesi i jepet ndenja e mikpritjes.

Gjermania nis luftën kundër Facebook’ut, gjoba deri 500 mijë euro

Gjermania e ka humbur durimin me Facebook’un.

Periskopi.com Lajme

Pas shumë kërkesave dhe lutjeve pa efekt, drejtuar rrjetit social amerikan Facebook, që të trajtojë më shpejtë lajmet e rrejshme dhe gjuhën e urrejtjes, Berlini zyrtar ka njoftuar së shpejti do të hyjë në fuqi një ligji i ri që do të gjobisë Facebook’un me 500 mijë euro.

Gjobat e larta do të caktohen për secilin lajm të rrejshëm dhe postim me gjuhë urrejtëse dhe problematik, nëse ai postim nuk largohet nga ky rrjet brenda 24 orëve.

Edhe pse një ditë pasi Facebook njoftoi për disa procedura të reja për të trajtuar lajmet e rreme, nga Berlini është bërë e qartë se më nuk i interesojnë politikat vetërregulluese të këtij rrjeti social.

“Facebook nuk e ka shfrytëzuar mundësinë për të rregulluar menaxhimin e ankesave si duhet”, tha për Der Spiegel, Thomas Oppermann, anëtar i Bundestagut, nga partia SPD.

Pas një “përpjekje të gjatë dhe intensive për të ndërtuar ura bashkpunimi”, me kompaninë, tha ai, SPD dhe partneri i saj i koalicionit, CDU, i kancelares Angela Merkel, kanë rënë dakord për të paraqitur ligjin e ri pas vitit të ri.

Aktualisht, përdoruesit gjermanë në Facebook ankohen se ankesat janë dërguar në selinë e saj në Dublin – por gjithnjë me një përgjigje të paqartë, si në kohë ashtu në masa konkrete.

“Nëse, pas kontrollimit, Facebook nuk e fshin postin në fjalë brenda 24 orëve, ata duhet të llogarisin me gjoba të rënda deri në 500,000 “, tha Oppermann.

Përveç kësaj, tha ai, personi i prekur do të ketë të drejtën të kërkoi ‘korrigjim e dëmit me shpërndarjen e njëjtë’ sikurse postimi origjinal. /Periskopi

Facebook ua mundëson t’i luftoni lajmet e rreme

Facebook ka prezantuar një tipar të ri për të ndihmuar luftimin e lajmeve të fabrikuara në rrjetin social më të madh në botë.

Periskopi.com Lajme

Tipare të reja për raportim janë duke u lansuar, së bashku me ndryshime të tjera në dizajn për të luftuar shpërndarjen e keqinformatave, transmeton koha.net

Facebook muajin e kaluar është kritikuar, pasi shumë përdorues janë ankuar se lajmet e rreme kanë ndikuar në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Tipari i ri përfshinë aftësinë për “ngritjen e flamurit” te lajmet e rreme nga përdoruesit.

Rrjeti social ka shtuar një opsion të ri të quajtur “Ky është një lajm i rrem” te tipari i raportimeve.

Facebook ka thënë se lajmet të cilat dalin se janë të rreme, pas “kontrollimit të fakteve” do të etiketohen ne një link i cili do të shpjegojë pse.

Historitë e diskutueshme para se përdoruesit t’i shpërndajnë ato për shoqërinë e tyre, do të paralajmërohen se ato mund të jenë të rreme.

Kompania ka thënë se është ende duke kërkuar tipare të tjera të mundshme për të ardhmen.

Shqiptari kërcënon live në Facebook dy belgë (Video)

Vëllai i tij i vogël plagosi me thikë dy persona nga 24 vjeç në Belgjikë. Për ngjarjen e ndodhur në Ninove, vëllai i madh i shqiptarit ka kërcënuar me vdekje përmes një videoje në Facebook, dy shtetasit belg.

Periskopi.com Lajme

“Vëllai im ndodhet në burg. Thuaji atyre që të kenë kujdes. Do t’u vras. Dhe nuk do ta bëj me thikë, por me tjetër armë”, kërcënon shqiptari me një holandishte të çalë.

Mediat belge raportojnë se në videon live që zgjat rreth 19 minuta, shqiptari duket se ndodhet nën efektin e alkoolit.

Një ditë para videos, shqiptar postoi një foto me flamurin shqiptar, me kapele dhe me dy pistoleta. “Njëra ka ikur, po tjetra është ende këtu”, shkruante ai.

Pas videos së gjatë shqiptari, publikon dhe një tjetër ku thotë se do të qëllojë me një pistoletë prej ari dhe ndaj policisë dhe në një fragment tregon dhe armën.

Policia belge po heton rastin dhe prokurori i çështjes thotë se kërcënimi është marrë seriozisht.

Vëllai i tij i vogël, 16 vjeç, u arrestua pak ditë më parë. Mbrëmjen e së shtunës së kaluar, ai plagosi dy persona.

Treçereku i njerëzve duan t’i braktisin rrjetet sociale

Periskopi.com Tech/Auto

“Të burgosurit” e rrjeteve sociale, më shumë se 3 përdorues në 4 dëshirojnë t’i braktisin, por në fund kanë frikën se mund të humbin kontaktet me miqtë dhe kujtimet dixhitale të fotove dhe videove të shpërndara me të tjerët.

Kaspersky Lab ka kryer një studim mes 5 mijë përdoruesve në 12 vende. Pjesa më e madhe e të intervistuarve, 78%, kanë menduar të braktisin rrjetet sociale, por që më pas kanë ndryshuar mendim. Ata që dëshirojnë të lënë Facebook, Twitter apo shërbimet e ngjashme, e konsiderojnë humbje kohe, dhe bëhet fjalë për 39 % të tyre. Ndërsa 30 % thonë se nuk dëshirojnë të monitorohen nga gjigantët e teknologjisë. Më të shqetësuar për privatësinë janë italianët dhe gjermanët.

Dëshira për të qëndruar në kontakt me të afërmit e miqtë ka qënë arsyeja kryesore e atyre që kanë ndërruar mendje, 62%. Ndërsa për 21% është frika se mund të humbin kujtimet online, fotot dhe jo vetëm. 18% thonë se nuk janë larguar pasi shpesh përdorin kredencialet e këtyre llogarive në rrjetet sociale për tu regjistruar në shërbime të tjera online.

Facebooku do t’u ndihmojë njerëzve të gjejnë ushqim dhe strehë gjatë katastrofave të ndryshme

Facebooku është duke u angazhuar që të shndërrohet në një ‘mjet reagimi’ në rast të katastrofave apo krizave në botë.

Periskopi.com Tech/Auto

Në një konferencë për shtyp, kompania kë treguar për përmbajtjen e re ‘Community Help’, e cila u mundëson përdoruesve të Facebookut të lidhen me ata që kërkojnë strehë, ushqim dhe furnizime, në rast të ndonjë katastrofe natyrore.

Aktivizimi nuk varet nga punëtorët e Facebookut, por nga njerëzit e përfshirë në ndonjë katastrofë natyrore apo sulme me armë.

Po ashtu, Facebook ka njoftuar edhe për përmbajtjen ‘Safety Check’, e cila u mundëson përdoruesve që t’u tregojnë shpejt familjarëve dhe miqve të tyre se janë mirë gjatë ndonjë katastrofe natyrore apo krize, ndërsa do të aktivizohet vetëm nga njerëzit që janë duke postuar rreth shqetësimeve të tyre dhe jo nga punëtorët e Facebookut.

Nderimi i viktimave pas sulmeve në Paris.

Aktivizimi i ‘Safety Check’ gjatë sulmeve në Paris në vitin e kaluar, si edhe gjatë bombardimeve në Bejrut dhe Liban, nxiti reagime të ndryshme, prandaj tash ‘Safety Check’ do të mundësohet vetëm kur shumë njerëz janë duke postuar njëkohëssht rreth ndonjë krize, siç është tërmeti apo sulmet e ndryshme.

Për herë të parë, Safety Check u mundësua në vitin 2014 për tajfunin Hagupit në Filipine, ndërsa në SHBA u aktivizua për herë të parë gjatë këtij viti kur një sulmues vrau 50 njerëz në një klub nate në Orlando të Floridës. /Telegrafi/

Mësohet sa para ka fituar brenda një ore Mark Zuckerberg

“Facebook” para disa ditësh njoftoi se fitimet tremujore të kompanisë u rritën për 186%.

Periskopi.com Lajme

Rritja ndikoi edhe në pasurinë personale të Mark Zuckerberg, e cila për një orë pati rritje për 3.4 miliardë dollarë.

Kjo bëri që pasuria e tij neto të arrijë një shumë prej 56.7 miliardë dollarësh – duke e bërë atë kështu njeriun e pestë më të pasur në botë.

Sipas revistës “Forbes”, 32-vjeçari është prapa Jeff Bezos, i cili ka një pasuri prej 64 miliardë dollarësh.