Riciklimi i gomave

Banorët e një fshati në Ferizaj në rrezik nga fabrika e gomave

Banorët e fshatit Mirosalë të Komunës së Ferizajt, sërish kanë ngritur shqetësimet e tyre lidhur me operimin e një fabrike riciklimi të gomave.

Periskopi.com Lajme

Banorët kanë frikë se tymi dhe erërat që po lirohen nga kjo fabrikë mund të sjellin sëmundje të ndryshme dhe si pasojë, disa nga ta, kanë nisur ta braktisin fshatin, raporton KTV.

Ka pothuajse tre vjet që këta banorë ballafaqohen me këtë situatë. Zyrtarët komunalë të Ferizajt nëpërmjet telefonit kanë thënë se Komuna nuk ka kompetencë për mbylljen e këtij biznesi.

Kryeinspektori në Ministrinë e Mjedisit, Bedri Halimi ka konfirmuar se ky biznes posedon lejen porse sipas tij, të njëjtit i është tërhequr vërejtja se nuk mund të zhvillojë veprimtarinë pa pasur edhe lejen ndërtimore.