ronaldo-messi

Ronaldo e meriton ‘Topin e Artë’, por nuk është gjeni sikur Messi

Ish-trajneri i njohur, Fabio Capello ka folur sërish rreth krahasimit në mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Periskopi.com Sporti

Italiani thotë se portugezi e meriton ‘Topin e Artë’ për vitin 2016.

Mirëpo, përkundër kësaj, ai beson se 31-vjeçari nuk është gjeni sikur Messi.

“Ai e meriton të fitojë ‘Topin e Artë’ në këtë sezon”, deklaroi Capello.

“Ai është lojtari më i mirë i Real Madridit dhe Portugalisë. Ka fituar gjithçka në këtë sezon. Por, ai nuk është një gjeni si Messi edhe pse është një lojtar i madh. Unë preferoj Messin, por Ronaldo e meriton të fitojë ‘Topin e Artë’, shtoi Capello. /Periskopi.com