Chelsea e Manchester City dënohen nga FA

Chelsea dhe Manchester City janë gjobitur nga Federata e Futbollit të Anglisë, raporton Goal.

Periskopi.com Sporti

Chelsea rrezikonte të dënohej me heqje të pikëve për shkak të mungesës së dicipilinës nga lojtarët e Antonio Contes, në përballjen e muajit të kaluar ndaj City, me ç’rast ishin përjashtuar me karton të kuq Fernandinho dhe Aguero.

Në momentet e fundit të takimit sulmuesi Aguero kishte ndërhyrë në mënyrë të ashpër ndaj mbrojtësit brazilian të Chelsea, David Luiz, ku ngjalli reagim tek bashklojtarët e tij.

Të dyja ekipet janë gjobitur, me 100 mijë funta Chelsea, kurse City me 35 mijë funta. /Periskopi/

 

FA kërkon dënimin e Chelsea dhe Manchester City

Federata e Futbollit në Angli ka ngritur akuzë ndaj Manchester Cityt dhe Chelseat për moskontrollim të lojtarëve në përballjen e këtyre dy ekipeve të shtunën.

Periskopi.com Sporti

Në minutat shtesë, një ndërhyrje e ashpër e Sergio Agueros në David Luizin shkaktoi përplasje mes disa futbollistëve, që më pas u ndëshkuan nga gjyqtari kryesor.

Pasi Aguero u ndëshkua me të kuq për ndërhyrje, Fernandihno u ndëshkua me të kuq pasi shtyu Cesc Fabgregasin në një reklamë afër fushës, e Fabregas me Nathaniel Chalobah të Chelseat morën të verdhë për shkak të përfshirjes në incident.

Aguero është dënuar me katër ndeshje mos-lojë, ndërsa tani FA kërkon dënimin e të dy klubeve.

 

E pabesueshme, përleshen shokët e skuadrës angleze (Video)

Skena të pabesueshme kanë ndodhur dje në futbollin anglez.

Periskopi.com Sporti

Po zhvillohej ndeshja mes Sheffield Wednesday dhe Preston dhe vendasit ishin duke fituar me rezultat minimal 2-1.

Por në minutat e fundit të ndeshjes ndodhi ajo që pak kush e priste në stadium.

Një përleshje mes dy futbollistëve të Prestonit, jo me kundërshtarët po me njëri tjetrin.

Në këtë përleshje u përfshinë dy sulmuesit, Jermaine Beckford dhe Eoin Doyle i cili ishte edhe autori i golit të vetëm për Preston.

U desh ndërhyrja e shokëve të skuadrës që mos të bëhej përleshja edhe më e madhe dhe të kalonte në grushte.

Gjithsesi gjyqtari kryesor i ndeshjes ndëshkoi dy lojtarët me karton të kuq dhe i largoi nga loja.

Fati i mirë për Preston ishte se po luhej minuta e 90-të dhe largimi i dy lojtarëve nuk ndikoi në lojë.

Zyrtare: Mourinho dënohet nga FA

Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, ka marrë suspendim prej një ndeshje mos paraqitje.

Periskopi.com Sporti

Jose Mourinho, është dënuar me një ndeshje mosparaqitje dhe gjobë prej 16 mijë funtesh pasi u ndëshkua nga gjyqtari në barazimin 1 me 1 me Ëest Hamin të dielën.

Ai do të mungojë sonte në ndeshjen mes dy klubeve në kuadër të çerekfinales në EFL Cup.

Ai ishte përjashtuar nga gjyqtari Jon Moss pasi kishte goditur shishen e tij të ujit në shenjë frustrimi pas vendimit të gjyqtarit për ndëshkim me karton të verdhë të Paul Pogbas. /Periskopi/

Rooney kërkon falje

Kapiteni i Anglisë, Wayne Rooney, ka kërkuar falje për sjelljet e tij, pas takimit me Skocinë në kualifikimet për Botërorin “Rusia 2018”.

Periskopi.com Sporti

Pas ndeshjes të zhvilluar të premten, Rooney ishte fotografuar i dehur në një aheng me miqtë e tij dhe kjo zgjoi reagimin e Federatës së Anglisë që vendosi të shqyrtojë politikat për kohën e lirë të futbollistëve, përcjell koha.net

Në një njoftim për “Press Association Sport”, Rooney ka pranuar se fotografitë për dikë mund të jenë jo të përshtatshme.

“Natyrisht, Waynet i vjen keq që fotografitë me fansa janë publikuar. Ishte një ditë e lirë për gjithë ekipin dhe stafin, ai e di se fotografitë për dikë janë të papërshtatshme. Sot Wayne ka folur privatisht me trajnerin Gareth Southgate dhe kryetarin e Federatës Dan Ashworth, ku u ka kërkuar falje. Ai dëshiron po ashtu t’u kërkojë falje fansave të rinj, që i kanë parë ato fotografi”, thuhet në njoftimin në emër të Wayne Rooneyt.

rooney

the-sun-frontpage-16112016_fjl65bpc4ka51p2vo1ysv4p9n-1-768x977
Roney, i dehur i fotografuar nga gazeta The Sun

 

Zyrtare: Mirret vendimi për Mourinhon

Federata e Futbollit të Anglisë ka marrë vendimin përfundimtar për Josen Mourinhon.

Periskopi.com Sporti

Tekniku portugez u përfshi në një incidentë me gjyqtarët e ndeshjes në ndeshjen kundër Burnleyt dhe për këtë është suspenduar.

Trajneri i Manchester United kështu do t’i mungojë skuadrës së tij për një ndeshje. /Periskopi.com