garay

Mirë që u largova nga Reali

Mbrojtësi i Valencias, Ezequiell Garay thotë se vendimi për t’u larguar nga Real Madridi në vitin 2011 ishte më i miri në karrierën e tij.

Periskopi.com Sporti

Argjentinasi nuk arrinte të siguronte një vend në formacionin bazë te Los Blancos dhe kjo kishte shtyrë atë të kërkonte skuadër tjetër, ku më pas kaloi te Benfica.

“Unë e respektoj Real Madridin si një klub, por më duhet të pranojë se ishte vendimi më i mirë në karrierë, pasi një futbollist dëshiron të luajë dhe jo të qëndrojë në bankën rezervë”, deklaroi Garay.

“Nuk jam penduar për largimin. Te Benfica fitova gjithçka”, shtoi ai. /Periskopi.com