messi

Ylli argjentinas dyshohet se përdori drogë, Messi u reagon fuqishëm mediave

Lionel Messi ka zbuluar se futbollistët e Argjentinës do të bojkotojnë mediat.

Periskopi.com Sporti

Kjo, pasi një gazetar sugjeroi ditë më parë se Ezequiel Lavezzi ishte lënë jashtë skuadrës kombëtare për shkak se kishte konsumuar duhan me përmbajtje kanabisi.

“Ne kemi marrë vendimin që të mos flasim për mediat dhe natyrisht se ju e dini pse”, deklaroi Messi.

“Ne kemi pasur shumë akuza, mungesë respekti dhe ne nuk kemi thënë asgjë, por unë besoj se kjo përfshin çdo gjë”, shtoi ai.

“Akuza kundër Lavezzit është shumë serioze, sepse nëse ajo është bërë dhe ne nuk themi asgjë, atëherë njerëzit do ta besojnë atë”, përfundoi Messi. /Periskopi.com