Kjo është lulja që po trondit shkencën, çel vetëm kur këndohet Ezani (Video)

Në Azerbejxhan ekziston një lloj i lules e cila është quajtur Lulja e Ezanit.

Periskopi.com Lajme

Ajo lulëzon vetëm kur thërret ezani. Shkenca ende nuk ka sqarim për këtë mrekulli, kurse ajo ka zgjuar interesin edhe të televizioneve më të mëdha botërore, siç është CNN.

Reklamë
Reklamë

Ezani prej sot ndalohet me ligj në Izrael

Komisioni parlamentar i Knesseti-it izraelit ka kaluar ndryshimet në projektligjin i cili parashikon ndalimin e ezanit, duke e çuar këtë aktë për miratim në parlament, transmeton AA.

Periskopi.com Lajme

 

Sipas një lajmi të gazetës, Yedioth Ahronoth, thuhet se komisioni ka përfunduar diskutimet për projektligjin i cili njihet si “ndalimi i ezanit”.

Në këtë projektligj parashikohet që ezani të mos thirret me zë të lartë nga ora 23:00 deri në orën 07:00. Ndërkohë në ndryshime parashikohen gjoba deri në 200 mijë dollarë për xhamitë që nuk do ta respektojnë atë.

– Ç’është ndalimi i thirrjes së ezanit?

Projektligji për ndalimin e ezanit me altoporlantë në xhami, me pretendimin se është një ndotje akustike, duhet të diskutohet në 3 seanca plenare të Knesset-it, në mënyrë që të kthehet në një ligj. Projektligji i cili ka tërhequr reagime të ashpërta nga bota arabe, është dërguar edhe më parë në Knesset, por nuk ka mundur të kalojë.

Nga ana tjetër Kryeministri i vendit Binyamin Netanyahu, ka deklaruar se mbështet nismën për miratimin e një projektligji që synon ndalimin e ezanit.

Reklamë
Reklamë

Izrael, shtyhet votimi i projektligjit për “kufizimin e ezanit”

Është shtyrë përsëri votimi në Parlamentin e Izraelit (Knesset) për projektligjin i cili parashikon ndalimin e thirrjes së ezanit nga altoparlantët.

Periskopi.com Lajme

Në një deklaratë për AA, deputeti me origjinë arabe Ahmed Tijbi ka thënë se projektligji është shtyrë për herë të tretë, raporton AA

Tijbi në fjalën e tij ka theksuar se atij i ka thënë David Bitan, kryetari i grupit parlamentar të partisë në pushtet Likud që projektligji “për kufizimin e ezanit” nuk do të vijë në parlament. “Besoj që kjo gjë ka të bëjë vetëm me shtyrjen dhe jo anulimin e tij”, ka shtuar ai.

Ndërkohë gjatë një bisede telefonike që Presidenti i Izraelit, Reuven Rivlin ka pasur me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, thuhet se krahas falënderimit që Rivlin ka bërë Erdoğanit për dërgimin e avionëve në ndihmë për fikjen e zjarreve në Izrael, është diskutuar edhe çështja e projektligjit “për kufizimin e ezanit”.

Në një deklaratë me shkrim nga zyra e Presidencës izraelite thuhet se Presidenti Erdoğan ka pyetur homologun izraelit për çështjen e “ndalimit të ezanit në Izrael”, ndërkohë në përgjigje të kësaj pyetjeje Presidenti Rivlin ka theksuar se do të merren parasysh të gjitha të drejtat e qytetarëve, si dhe liritë e besimeve fetare.

Projektligji për “kufizimin e ezanit”

Një projektligj i hartuar me pretendimin se ezani shkakton ndotje akustike duhet të aprovohet në 3 seanca të ndryshme në Parlamentin Izraelit në mënyrë që ai të hyjë në fuqi. Projektligji që ka ngjallur reagime të ashpra nga popullata muslimane në vend dhe bota islame, ka ardhur disa herë në këtë parlament, por nuk ka arritur të miratohet. Për herë të parë ky projektligj ka kaluar nga komisioni i ligjeve.

Reklamë
Reklamë

Freeman: Melodia më e bukur në botë është Ezani

Edhe pse i përket komunitetit katolik, aktori hollivudian ka pranuar se melodia më e bukur gjendet në religjionin islam.

Periskopi.com Lajme

Morgan Freeman kohë më parë ishte për vizitë në një xhami për të xhiruar dokumentarin “History of God” për televizionin e njohur amerikan, National Geographic.

Kjo gjë ka bërë që aktori të dëgjoj edhe thirrjen për faljen e namazit, melodia të cilit e ka mrekulluar, transmeton Telegrafi.

“Një prej me melodive më së paku të bezdisshëm dhe të bukur është thirrja e ezanit për namaz”, tha aktori 79-vjeçar.

Ky i fundit gjithashtu është interesuar edhe origjinën e Ezanit.

Reklamë
Reklamë