1750 xhihadistë janë kthyer në Evropë

Një e treta e 5000 xhihadistëve evropianë të cilët udhëtonin për të luftuar në Siri dhe Irak janë kthyer tashmë në Evropë me një "mision të veçantë", paralajmëron një raport i ri nga BE-ja. Autoritetet e bllokut janë alarmuar për sulme të mundshme terroriste në tokën evropiane.

Periskopi.com Lajme

Shefi anti-terrorizmit të BE-së do t’i prezantojë gjetjet e raportit, të cilin AFP e ka siguruar para ministrave evropianë.

Ai thotë se nga 5.000 xhihadistët që i janë bashkuar terroristëve në Irak dhe Siri, rreth një e treta janë kthyer tani në Evropë. Edhe pse dokumenti nuk ofron një shifër të saktë, numri thuhet se mund të jetë më i lartë se 1,750.

Raporti veçanërisht është shqetësues se “ata mund të rikthehen në misione të veçanta.”, përcjell albinfo.ch.

Xhihadistëve që janë kthyer, disa janë dënuar ose janë në vuajtje të dënimit, ndërsa të tjerët janë të lirë dhe i janë kthyer jetës normale. Raporti tha gjithashtu se xhihadistët nga Libia mund të marrin lidhjet me të afërmit në Evropë.

Ndërkohë 2.500 luftëtarë nga Evropa mbeten në fushë beteja”, shkruan AFP, duke cituar raportin, duke shtuar se 15 deri 20 për qind prej tyre vdiqën në luftime. Të enjten, ministri i jashtëm austriak Sebastian Kurtz paralajmëroi për rritjen e kërcënimit terrorist në Evropë, duke folur në një takim të ministrave nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

“Përveç operacioneve ushtarake në Siri dhe Irak, ne duhet të merremi me ta (terroristët) duke përdorur ideologjinë dhe policinë. Ne duhet të bashkohemi për të parandaluar të rinjtë që bashkohen në ideologjinë e tyre. ”

Shqetësimet i ka shprehur edhe kreu i agjencisë britanike të inteligjencës MI6 duke paralajmëruar sulme të xhihadistëve në Britaninë e Madhe.

Një raport nga Europol  thotë se terroristët e Shtetit Islamik ISIS janë “mbledhur në ekipe në Siri” për “të kryer sulme terroriste.” Dokumenti paralajmëron se autorët mund të përdorin të njëjtat taktika që kanë përdorur në Irak dhe Siri, transmeton albinfo.ch.

Më 30 tetor, kreu i Zyrës Federale të Gjermanisë për Mbrojtjen e Kushtetutës (BFV), Hans-Georg Mass, tha se suksesi kundër terroristëve në zonat përkatëse ushtarake mund të çojë në sulme në tokën evropiane.

Duke reaguar ndaj operacionit në Mosul kundër ISIS, Maceo paralajmëroi: “Është mirë. Por, si rezultat kjo mund të ndodhë që mbështetësit e ISIS në Evropë të vijnë me sulme të dhunshme “.

Evropa, veçanërisht Gjermania, Franca dhe Belgjika kanë qenë objekt i disa sulmeve terroriste gjatë vitit të kalua. Në disa raste autorët e krimit janë shprehur të kenë mbështetjen e ISIS apo janë nxitur nga organizata, përfshirë edhe përmes mediave sociale.

1750 xhihadistë janë kthyer në Evropë

 

ISIS

Paralajmërimi tmerrues: 80 terroristë të ISIS gati për sulme në Evropë

Koordinatori kundër terrorizmit në Holandë, ka vlerësuar se organizata terroriste Shteti Islamik ka ndërmjet 60 dhe 80 operatorë në Evropë për të përgatitur dhe kryer sulme terroriste.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë ekskluzive me AP, Koordinatori Kombëtar Kundër terrorizmit dhe Sigurisë në Holandë, Dick Schoof tha se IS ju ka thënë mbështetësve në Evropë “që të mos vijnë në Siri, por të bëhen gati për sulme në Evropë”, përcjell lajmi.net

Ai tha se Evropa ka pasur sukses në uljen e numrit të luftëtarëve të mundshëm të IS-it që udhëtojnë në Lindjen e Mesme, në vitet e fundit, por “kjo nuk do të thotë se kërcënimi i mundshëm i atyre që do të mund të udhëtonin është zhdukur”.

Mbi të gjitha, ai paralajmëroi se suksesi në çrrënjosjen e luftëtarëve të IS-it në Irak dhe Siri po i shpërndanë militantët gjithandej botës.

Ai vlerësoi se rreth 4 mijë deri në 5 mijë evropianë aktualisht luftojnë me IS-in në këto dy shtete.

Shqipëria më e korruptuara në rajon, e treta në Evropë

"Transparency International" ka publikuar raportin e fundit për Evropën dhe Azinë Qendrore sa i përket perceptimit të korrupsionit me titull: Njerëzit dhe korrupsioni.

Periskopi.com Lajme

Raporti arrin në përfundimin se, Shqipëria ka normën e tretë më të lartë të ryshfetit në Evropë, duke lënë pas vetëm Moldavinë dhe Ukrainën. Në vendin tonë, kjo normë fiksohet pranë 34%.

Siç duket qartë edhe nga harta, në vendet e tjera të rajonit kjo normë është deri në tre herë më e ulët mesatarisht, çka e bën Shqipërinë dhe administratën publike në vende vend, më të korruptuarën në rajon. Diferenca me vendet e tjera të rajonit dhe me pjesën tjetër të Evropës vihet re mjaft mirë edhe nga ngjyra e ndezur në hartë.

Raporti tregon kështu se një në tre shqiptarë paguan ryshfet për të marrë një shërbim publik. Nga ana tjetër, shqiptarët së bashku me qytetarët e Ukrainës, Bosnje Hercegovinës dhe Rumanisë mendojnë se anëtarët e parlamentit janë shumë të korruptuar.

Në vendin tonë, më shumë se gjysma e qytetarëve pohojnë diçka të tillë. Anketimi i Transperency International është bërë mes datave 30 janar 2016 dhe 2 mars 2016. Organizata ndërkohë është ndër më prestigjiozet në nivel global sa i përket raporteve që tregojnë nivelin e korrupsionit dhe perceptimin e fenomenit në një vende të caktuar./ScanTV

 

Argos, qyteti më i vjetër në Evropë

Periskopi.com Lajme