Evropa ime është great

Anë e mbanë flitet për shpërbërje, edhe Evropa me sa duket kërcënohet prej kësaj. Jagoda Marinic shpreson, që BE-ja të ndërgjegjësohet për forcën dhe madhështinë e saj si një bashkësi e shteteve dhe popujve.

Jagoda Mariniç Opinione

Unë nuk e di, se si Evropianët arrijnë të mendojnë, që tani u duhet të orientohen nga Trumpi. Në të mirë e në të keqe. Tifozët e kandidatit socialdemokrat për kancelar, Martin Schulz faktiksiht mbajnë pankarta #MEGA: Make Evrope Great Again. Me këtë ata jo vetëm që e grenë lart fushatën e shumë kritikuar të Trumpit, por dëmtojnë edhe pllakatën elektorale të Obamas, në të cilën shkruhej HOPE. Me këtë demonstrohet mungesa e ideve – sikur me ato që vijnë nga SHBA-ja mund të bëje një “copy & paste”.

Mua nuk mund të më akuzosh për antiamerikanizëm, edhe pse unë shpesh e kritikoj SHBA-në. Pasojat e kapitalizmit dekadent, janë menaxhimi i kohës në SHBA, që synon ta bëjë të dobishme çdo sekondë, me ushtrinë e shpëlarjes së trurit me ata që duan të bëhen star, të cilët një minutë prezantim në një spektakël talentesh e konsiderojnë si endrrën amerikane, e të gjitha këto. E megjithatë shumë prej njerëzve më të rëndësishëm për mua, artistë e mendimtarë vijnë nga SHBA-ja. Ose ndodhen në SHBA, sepse atje puna e tyre vlerësohet. Po, unë i njoh amerikanët në SHBA, që mund të tregojnë me gisht drejt Rumanisë dhe që nuk janë injorantë, që nuk do të ishin në gjendje të dallonin ku ndodhet Italia në hartë.

Krahasime që çalojnë

Prej muajsh të ngre nervat rituali i krahasimeve për SHBA-në që ka përfshirë gazetarët, politikanët dhe intelektualët. Ata shprehen papritur, se presidenti më i pasuksesshëm i SHBA-së deri më sot është rreziku më i madh për bashkësinë perëndimore të vlerave. Evropa në pjesën më të madhe shkund kokën nga habia për Trumpin. Për shumë, veçanërisht për Evropianolindorët, Trump është mishërimi i konfirmimit, se vërtetë ekziston amerikani injorant, që mendon, se mund ta sundojë botën pa qenë nevoja të dijë asgjë. Ministri i Financave Schäuble përdor madje çekiçin e madh të krahasimit, sepse është vit elektoral: e shprehet, se krahasuar me Merkelin i vogli Martin Schulz është në thelb si Trumpi – ej ej! Por jo çdo burrë që duket i vetëdijshëm është domosdoshmërisht si Trumpi.

Eshtë koha, që motori i krahasimit të frenohet sërish. Në Gjermani në vitin 2017 konkurrojnë për t’u zgjedhur dy politikanë me përvojë. Një tjetër politikan me përvojë, Frank-Walter-Steinmeier është president. Më pak se kaq Trump s’ka ku të vejë. E nëse kanalet televizive gjermane kanë nevojë për Frauke Petry-n e AfD (parti populiste e djathtë), për të shpjeguar suksesin e Trumpit, atëherë edhe ato nuk e kanë mësuar si duhet krahasimin. Sikur Frauke Petry të kishte për të thënë ndonjë gjë substanciale për SHBA-në apo ta kishte sado pak idenë se ç’kanë në kokë amerikanët në SHBA. Vështruar nga parlamenti i landit të Saksonisë, ku prej saj tashmë prej vitesh pak a shumë dëgjohen të njëjtat tone, më së shumti ajo mund t’ua mbushë mendjen atyre që nuk kanë qenë asnjëherë në SHBA, ose që nuk kanë as televizion me sistemin kabllor, që të mund të tregojnë diçka për SHBA-në.

Fantazma e përçarjes po sillet rrotull

Refreni më i fundit i korit mediatik të krahasimit janë analizat për përçarjen e shoqërisë. E kihet parasysh me këtë ajo pjesë e shoqërisë e velur nga politika, që prej dekadash nuk i drejtohet më kutive të votimit? Apo ata miliona emigrantë, që nuk kanë të drejtë vote? Apo nëntë milionë gjermanët, që kryejnë punë honorifike në ndihmë të refugjatëve e të cilëve tani u duhet të shohin, se si politika lejon që kursin ta diktojnë qytetarët e indinjatës? Në SHBA ka pasur gjithmonë dy parti, që me pak dallim në bindjet e tyre kanë qenë gjithmonë patriote. Në Gjermani ka pasur gjithmonë vetëm patriotë, që për vite me radhë i kanë mbushur mendjen vetes, se këtu në vend nuk ka patriotë. Në Bundestagun gjerman sikurse dihet prej kohësh ka më shumë se dy parti dhe ndërkohë po përpiqet të futet edhe një tjetër.

Në vitin elektoral 2017 ka shumë në nivel federate që duan ta krahasojnë Gjermaninë me SHBA-në: Përçarje! Anë e mbanë dëgjoj për një “përçarje të shoqërisë”! Unë nuk e kuptoj këtë. Ajo që ndërkohë emërtohet si përçarje, është fundi i CDU (Unioni Kristiandemokrat) ashtu siç e njohim ne – pra si përçarës. CDU-ja për vite me radhë i ka veçuar gati njëzet milionë të huajt dhe njerëzit me prejardhje emigracioni nga ata që nuk e kanë këtë prejardhje. CDU-ja në sfondin e problemeve demografike të vendit dhe të atyre që kanë nënshtetësinë gjermane nuk mund ta përballojë më të vazhdojë të ndjekë politikën à la Kohl  kundër emigracionit. Kësisoj papritur zgjedhësit e vjetër nga spektri i djathtë i CDU-së janë shkëputur dhe kanë preferuar të futet nën ombrellën e  AfD. 80 përqind e zgjedhësve gjermanë megjithatë nuk votojnë të djathtën ekstreme. Kjo vlen në shekullin e 21-të edhe nëse nuk votohet për CDU-në. A kemi pra më shumë përçarje se më parë?

“Evropa duhet të rezistojë”

Evropa duhet të bëhet sërish Great prej ndonjë megallomani apo megallomaneje. Shumë Evropianë shohin Trumpin dhe mendojnë: kështu nuk duam të turpërohemi para botës. Evropa e sheh edhe që institucionet amerikane dhe mediet në SHBA mund t’i rezistojnë një sunduesi autoritar. Edhe Evropa tani duhet të rezistojë. Mund të ndodhë, që “America First” të bëjë, ashtu siç thonë humoristët holandezë, që të paktën Evropa të jetë e dyta. E këtë nuk mund ta arrijë një vend i vetëm. Ndoshta Evropa nuk ndodhet para ndarjes. Evropa duhet të sigurohet, se kush e çfarë është në të vërtetë Evropa, në vend që të ëndërrojë për të qenë e madhe duke përdorur frazat boshe elektorale të Trumpit.

Si Evropë ne jemi partner bisedimesh të të njëjtit nivel. Si Gjermani, Slloveni, Spanjë, Rumani, Poloni…jo. Nëse Evropa ka një shkëndijë arsyejeje, atëherë ajo duhet të ndërgjegjësohet tani më fort për të përbashkëtat se sa për dallimet. E pikërisht sepse unë nuk jam infektuar prej ritit të krahasimit, besoj tek kjo arsye e Evropës./Politiko

*Nga Jagoda Mariniç, shkrimtare dhe gazetare gjermano-kroate

Orёt e fatit tё Evropёs

Jo tё gjithё kryeministrat e BE-sё e konsiderojnё si kёrcёnim ekzistencial Trump-in. Uniteti ёshtё tani i vetmi shans i yni, mendon Barbara Wesel.

Barbara WESEL Opinione

Angela Merkel e ka luajtur me menҁuri rolin e saj nё kёtё samit tё rёndёsishёm. Sepse fjalёt e qarta qё Evropa kёrcёnohet prej pushtetit tё Donald Trump-it, siҁ parashtroi nё fillim tё samitit Presidenti i Kёshillit tё Evropёs Donald Tusk, bartin nё vetvete njё farё mase mungesё uniteti. Ndonёse nuk pati rezistencё tё hapur kundёr kёsaj linje tё pёrbashkёt, tek disa Evropiano-lindorё duket tё jetё e zbehtё tendenca pёr tё dalё nё ofensivё tё hapur kundёr Shtёpisё sё Bardhё. Ndaj kancelarja bёri ҁ’ishte e mundur pёr ta ulur temperaturёn emocionale.

Evropa pёrcakton fatin e vet

Lidhur me presidentin amerikan dhe paqendrueshmёrinё e tij, shpёrthimet e tij dhe mungesёn e njohurive pёr politikёn botёrore, Merkel nuk tha asgjё. Ajo e pati kritikuar qartazi vendimin e tij pёr ndalimin e udhёtimit nё SHBA dhe e la me kaq. Sipas saj Evropa duhet tё kёrkojё bashkёpunimin me SHBA bazuar nё vlerat e veta, aty ku ka interesa tё pёrbashkёta dhe pёrndryshe duhet tё varet tek forcat e veta. Kёtё kёshillё u dha kolegёve tё saj kryeministrja mё me pёrvojё nё radhёt e tyre. Kjo ёshtё mёnyra tipike e Merkelit, tё presёsh, tё shohёsh dhe pastaj tё veprosh. Nё sfondin e gjendjes aktuale tё pasigurtё kjo duket mё e menҁur.

Por ndoshta kancelarja gabon me kёtё qendrim, nё njё kohё qё marrёzia po pёrfshin nё masё Uashingtonin. Kur kёshilltarja e presidentit Conway shpik njё masakёr prej migrantёve, qё nuk ka ndodhur kurrё, kemi tё bёjmё me njё shkёputje prej pёrgjejshmёrisё politike. Diҁka e tillё e ka prejardhjen direkt nga kuzhina propagandistike e shtrigave tё fashizmit tё shekullit tё 20-tё. Kjo nuk ka tё bёjё mё me “fake” – kur ёshtё vetёm gёnjeshtёr dhe falsifikim. Duket e dyshimtё, se deri nё ҁ’masё mund tё bihet dakord pёr ndonjё gjё me kёtё qeveri.

E ardhmja e Evropёs ёshtё nё rrezik

Kancelarja e ka tё qartё, se sa e rrezikshme ёshtё gjendja. Por ajo nuk mund t’i imponojё vendeve tё tjera Evropiane mё shumё unitet. Ndaj dhe nё fund ajo pёrmendi mundёsinё, qё mund tё shkohet nё Evropёn e dy shpejtёsive. Pas zgjedhjeve nё Holandё, nё Francё, nё Gjermani e ndoshta edhe nё Itali nё BE do tё merret njё vendim.

Nёse dёshirohet njё e ardhme e pёrbashkёt apo do t’u lihet Trump-it dhe ekstremistёve tё djathtё tё na bindin, se shpёrbёrja e BE-sё dhe ringjallja e nacionalizmit janё njё ide e mirё – kjo do tё vendoset nё 2017. Ndoshta nё fund mbeten njё grup i vogёl vendesh, qё do tё duan tё vazhdojnё tё qendrojnё bashkё. Ndoshta as kjo nuk do tё jetё e mundur. Atёherё Evropa do tё merrte fund, do tё coptohej nё 28 vende tё vogla dhe tё mesme, shanset globale tё tё cilёve janё tё mjerueshme. Fati i tyre kёsisoj nё mёnyrё selektive do tё pёrcaktohet prej Kinёs, Rusisё dhe SHBA-sё, pikёrisht ashtu si e ka pёrshkruar nё njё letёr tё tij drejtuar krerёve tё shteteve dhe qeverive Donald Tusk.

Vetёm bashkё ne mund tё jemi tё fortё …

Apelet pёr unanimitet janё ndёrkohё emёruesi mё i vogёl i pёrbashkёt. Ndoshta duhet tё ndodhё edhe mё shumё nё SHBA, pёr t’ua bёrё tё qartё qeverive Evropiane seriozitetin e gjendjes. Nёse vendet si Polonia apo Italia besojnё, se ato mund tё gatuajnё nё kёtё mes ҁorbёn e tyre, ato gabohen rёndё. Ne si Evropianё do tё mbijetojmё bashkё politikisht, ose do tё dёshtojme bashkё. Ende nuk ёshtё e qartё, se ku do tё ҁon kjo rrugё.

Shokon ambasadori i Trump në Bruksel: BE do të shembet brenda 18 muajsh

Periskopi.com Video

Evropa do të jetë e vetme, e thotë Dijsselbloem

Presidenti i Eurogrupit, Jeroen Dijsselbloem pohoi sot se BE-ja do të jetë e vetme gjatë viteve të ardhshme, pas zgjedhjes së Donald Trumpit President i SHBA-së dhe sipas tij kjo ndoshta është “një mundësi e mirë”.

Periskopi.com Lajme

“Kam arritur në përfundimin se do të jemi krejt të vetëm përgjatë viteve në vazhdim, që mund të jetë një mundësi e mirë”, deklaroi Dijsselbloem në Bruksel, përpara një takimi të Eurogrupit, organ joformal i përbërë nga 19 ministrat e Financave të eurozonës.

“Nisur nga këto pikëpyetje, shprehem ndoshta Evropa ka nevojë për të punuar së bashku”, shtoi ai.

Europa ime: …Atëherë nuk do të ishte më Europa ime

Europa nuk do të ishte ajo që është sot, nëse nuk do të kishte pranuar në të shkuarën miliona refugjatë, shkruan autori i ftuar i Deutsche Welle-s, Krsto Lazarevic në serinë, “Europa ime”.

Krsto Lazarevic Opinione

Idomeni, Gjevgjelija, Preshevë, Rëshke, Tovarnik, Brezhicë – të gjithë janë qytete të vegjël, për ekzistencën e të cilëve deri në verën e vitit 2015 unë nuk dija më shumë, veçse se ato shtrihen në kufijtë e Europës Juglindore. Por pastaj erdhën qindra mijëra vetë nga zonat e luftës, Siri, Irak dhe Afganistan. Si reporter shihja të njëjtat skena. Mijëra vetë të lodhur, të uritur, të sëmurë, por gjithë shpresë për një të ardhme në paqe flinin në tokë dhe shtypeshin në trena apo autobusë të tejmbushur. Shumica i hynë një rruge të tillë, sepse vendlindja e tyre ishte shkatërruar nga lufta, apo se në kampet e Libanit, Jordanisë e Turqisë nuk kishte më financime. Tjetra: Sepse me çdo vit që kaloi, ata e humbën shpresën se paqja do të vinte, që ata të ktheheshin.

Për vite bëhej sehir, se si pak qindra kilometra nga kufijtë e jashtëm të Europës në Siri ndodhte një nga katastrofat më të mëdha të refugjatëve pas Luftës së II Botërore, e kjo katastrofë vështrohej, sikur kishte të bënte vetëm me vendet fqinjë të Sirisë. Kur për një kohë të shkurtër u ça një shteg në fortesën Europë, 26 vite pas rënies së Murit të Berlinit u ngritën shpejt gardhe të reja ndarës. Në mes të Europës, mes vendeve anëtare të BE-së. Ky ishte hapi i parë i shpërbërjes së Europës. Nëse Angela Merkeli do të kishte dëgjuar kritikët e saj dhe do të kishte mbyllur kufijtë gjermanë, ky do të kishte qenë një rrezik mjaft serioz për ekzistencën e BE, si e njohim sot. Për fat të mirë ajo nuk e bëri këtë.

Vlera europiane të humbura

Sot Europa është sërish fortesë. Qytetet e vogla përgjatë itinerarit të Ballkanit perëndimor janë harruar. Ata mijëra vetë të ngujuar në të ftohtë, në temperatura minus 15 gradë, pa strehë e ngrohje për opinionin publik në Berlin, Vjenë e Stokholm nuk kanë më shumë vlerë se një njoftim në media.

BE ka pasur dy aleatë të rëndësishëm për të hequr qafe përgjegjësinë për pranimin e refugjatëve – autokratin turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Mesdheun. Më së paku 5022 vetë janë mbytur në Mesdhe në vitin 2016. BE e quan sigurim të kufijve, por në realitet është luftë, luftë që ne e bëjmë kundër atyre që duan të hyjnë në Europë. BE pretendon se lufton kriminalitetin e kontrabandistëve, por në realitet ata kërkojnë çmime më të larta, se kurrë më parë. BE krijon ofertën për kontrabandistët, sepse për shumë vetë nuk ka asnjë mundësi legale të vijnë në Europë apo të bëjnë një kërkesë për azil. Kjo nuk ka të bëjë shumë me vlerat europiane të ngritura aq lart. Europa nuk është në krizë, sepse po digjet Siria. Europa është në krizë, sepse populistët e djathtë përpiqen të ringjallin fantazmat e viteve 30-të.

Europa dhe refugjatët

Hannah Arendt kuptoi pas Luftës së II Botërore, se të drejtat e njeriut të miratuara nga Kombet e Bashkuara nuk kanë vlerë në realitet, kur shtetet kombëtare përballen me miliona refugjatë, sepse këta nuk kanë asnjë mundësi për të kërkuar në fakt të drejtat e tyre. Sot ia vlen të lexosh sërsish Hannah Arendt, sepse për mijëra vetë që mbyten në Detin Mesdhe të drejtat abstrakte të njeriut vërtet nuk kanë asnjë vlerë.

Në një kohë që Europa nuk do të ishte sot kjo është, nëse shtetet anëtare të saj nuk do të kishin pranuar pas luftës miliona të dëbuar. Nuk do të ishte kjo që është, nëse pjesa e lirë e Europës nuk do të kishte hapur kufijtë për njerëzit që donin të iknin nga regjimi i socializmit  dhe për refugjatët që donin të shpëtonin nga çmenduria etnosocialiste e luftërave të Jugosllavisë.

Mes Bosnje-Hercegovinës dhe Gjermanisë nuk ka Det Mesdhe, ku mund të mbytesh. Kur familja ime iku nga lufta e Bosnjes, ne nuk duhej të rrezikonim jetën. Në vitin 1990, vetëm Gjermania ka pranuar qindra-mijëra vetë nga ish-Jugosllavia, nga vendet e Traktatit të Varshavës, apo shtetet pasuese të Bashkimit Sovjetik. Kjo nuk e ka bërë Gjermaninë një vend më të keq, por më të mirë.

E tani Europa kërcënon të shpërbëhet, sepse shtetet anëtare me 510 milionë banorë, nuk bien dot në ujdi si të veprojnë me dy milionë refugjatë, kur në të gjithë botën ka më shumë se 65 milionë refugjatë? Nëse e lejojmë këtë, atëherë do të humbasë shumë nga ajo që u arrit pas Luftës së II Botërore dhe rënies së Murit të Berlinit. Atëherë kjo nuk do të jetë më Europa ime.

 

Autori Krsto Lazarevic (27) ka lindur në Bosnje-Hercegovinë dhe si fëmijë erdhi me familjen e tij në Gjermani. Sot ai jeton në Berlin dhe shkruan për media të ndryshme gjermane.

Evropa nuk i duron kritikat e Trumpit për kancelaren Merkel

Kritikat e Donald Trump për Angela Merkel, nuk mund t'i tolerojë Evropa, thotë ministri francez i Financave.

Periskopi.com Lajme

Michael Spain, iu referua kritikave të Trump për Angela Merkel, për te cilën tha se “ka gabuar kur ka hapur kufijtë për refugjatët”.

“Sa më shumë që bën deklarata te tilla zoti Trump, aq më shumë u largohet evropianëve”, tha ai, shkruan Independent.

Trump e ka përshkruar si “gabim katastrofik” politikën e Merkelit për refugjatët./Periskopi

Kapet rrjeti serb në Peru me 2 tonë drogë (Video)

Më shumë se dy ton kokainë u gjetën në Peru të fshehura në kuti shpargjesh të paketuara. Ngarkesa kishte për destinacionin Amsterdamin.

Periskopi.com Lajme

Një serb dhe katër peruanë u vunë në pranga nën dyshimin se ishin ata krerët e rrjetit të narkotrafikut, i cili përdorte biznesin ushqimor për kalimin e lëndëve narkotike. Policia sekuestroi gjatë operacionit blic edhe dy makina tip SUV, 75.000 dollarë kesh si dhe një pistoletë Glock. Të gjitha këto u gjetën në banesën e eksportuesit në periferi të Limas.

Ndërhyrja e policisë erdhi pas një pune të kujdesshme të shërbimeve të inteligjencës që sinjalizuan zhvillimin e aktivitetit kriminal. Rrjeti i drogës besohet të jetë financuar nga dy shtetas serbë, njëri ndër të cilët është edhe personi i vënë në pranga.

“Trafikun e drogës e kanë drejtuar serbët, të cilët ishin dhe financuesit e kësaj veprimtarie. Shtetasi serb që ne kemi ndaluar është një prej krerëve dhe e ka financuar aktivitetin e narkotikëve, ndërkohë që kishin këtu një koordinator kryesor. Pikërisht ky koordinator ishte ngarkuar me grumbullimin e drogës dhe kishte për detyrë të garantonte sigurimin e transportit të saj deri në port”, deklaroi shefi i policisë së Limas, Hector Loayz, transmeton TCH.

Në rrugët e Europës, vlera e kësaj sasie të kapur kokaine do të ishte tejet e lartë.

“Me destinacion Europën, ku në Belgjikë një kilogram e kësaj droge shitet 87,000 dollarë, vlera e gjithë sasisë së sekuestruar do të mbërrinte në 174 milionë dollarë”, tha Loayz.

Trafiku i lëndëve narkotike nga portet peruane është rritur ndjeshëm pas miratimit të një ligji të ri në 2015-n, i cili autorizonte ushtrinë që të qëllojë e të rrëzoje avionët e drogës në xhunglën e vendit.

 

Merkel: Evropa s’e ka të garantuar mbështetjen e Amerikës së Trumpit

Kancelarja gjermane Angela Merkel bëri thirrje për një bashkëpunim më të ngushtë në fushën e Sigurisë dhe të Mbrojtjes mes shteteve anëtare të BE-së.

Periskopi.com Lajme

Duke folur gjatë një ceremonie në Bruksel, ku u nderua me titull nderi nga 3 universitete belge, Merkel tha se ishte e nevojshme të shpenzonin më shumë parà për të mundësuar intensifikimin e bashkëpunimit.

“Një botë e trazuar, konflikte asimetrike, sulme kinernetike. Këto janë sfidat, me të cilat përballemi të gjithë. Kësisoj është e nevojeshme të përgatitemi për të shpenzuar më shumë parà, në mënyrë që të përmbushim përgjegjësitë tona në NATO dhe BE”, tha Merkel.

Pa ia përmendur emrin presidentit të zgjedhur Donald Trump, kancelarja theksoi se nuk ekzistonin garanci të përjetshme për bashkëpunimin e ngushtë me partnerët përtej oqeanit.

“Le të mos gënjejmë veten. Nga këndvështrimi i disa prej partnerëve tanë tradicionale, e po përfshij këtu edhe marrëdhëniet ndërpaqësore, nuk ka garanci të përjetshme për bashkëpunim të ngushtë me ne europianët”, deklaroi më tej Merkel, përcjell TCH.

Në fillim të muajit dhjetor, Bashkimi Europian vendosi për masat e para sa i përket sigurisë së përbashkët dhe politikës së mbrojtjes. Masat po planifikoheshin prej kohësh dhe shihen si një reagim ndaj dashamirësisë së Donald Trumpit për Putinin, si dhe deklaratave të tij për të mos respektuar klauzolën për mbrojtje të përbashkët nëse një shtet i NATO-s do të sulmohej.

Evropës po i shterojnë fëmijët

Gratë në Evropë, e veçanërisht në pjesën jugore të kontinentit të vjetër, tentojnë të kenë më pak fëmijë. Ky është konkluzioni i një raporti të hartuar nga francezët. Sipas tij, rreth 25 për qind e femrave të lindura në vitet ’70 mund të mbeten pa fëmijë, krahasuar me mesataren prej 15 për qind në vendet e Evropës së Veriut, apo 18 për qind në Evropën Perëndimore.

Periskopi.com Lajme

Faktorë të tillë si pasiguria për të pasur një vend pune dhe mungesa e politikave të punësimit miqësore ndaj familjes shpjegojnë rritjen e të qenit pa fëmijë në mënyrë jovullnetare, thuhet në raport. Megjithatë, ai thekson se të qenit pa fëmijë ka qenë një tregues me nivele të larta edhe rreth një shekull më parë.

Rreth 17-25% e femrave të lindura në dekadën e parë të shekullit të XX mbetën pa fëmijë, për shkaqe të ndryshme si vdekja e shumë burrave në moshë martese gjatë Luftës së Parë Botërore, emigracionit të meshkujve të rinj nga vendet e varfra, apo edhe efektet e “Depresionit të Madh” të vitit 1929.

Që prej atëherë, trendi mesatar i femrave pa fëmijë në Evropë ka krijuar një formë U-je, sipas Institutit Kombëtar francez të Studimeve Demografike.

Mungesa e fëmijëve arriti nivelet më të ulëta mes grave të lindura në vitet ’30-’40, prindër të gjeneratës të famshme për “bumin” e fëmijëve, të cilët shijuan mirëqenien e postluftës, falë papunësisë në shifra të ulëta dhe sistemeve bujare të mirëqenies shtetërore.

Në Evropën Lindore, “bumi” në lindshmëri zgjati më gjatë sesa në Perëndim – thuhet në raport, – i ndikuar nga mungesa e kontraceptivëve që u bënë të disponueshme në Perëndim. Por mospasja e fëmijëve pësoi një rritje të ndjeshme mes femrave të lindura në vitet ’40 në Perëndim dhe vitet ’60 në Lindje, transmeton tch.

“Shumica e tendeve ekonomike dhe kulturore të gjysmës së dytë të shekullit të fundit duket se kanë shtyrë femrat dhe meshkujt të mbeten pa fëmijë”, thuhet gjithashtu në raport. Ai citon gjithashtu papunësinë e lartë, “politikat jo të duhura familjare” dhe “pabarazia e vazhdueshme gjinore në ndarjet e punëve dhe kujdesit ndaj fëmijëve” janë ndër faktorët më të rëndësishëm. Në përfundim të raportit theksohet se “mungesa e fëmijëve do të vijojë të rritet në Evropën qendrore dhe lindore”.

Propozohet ndryshimi i kufijve të Ballkanit: Të krijohen shtete etnike

Timothy Less, drejtor i Nova Evropa, një konsulencë e riskut politik, si edhe ish-diplomat britanik në Ballkan, përsëri ka dalë me tezën e tij se zgjidhja më e qëndrueshme në Ballkan është krijimi i Shqipërisë së Madhe, Serbisë së Madhe dhe Kroacisë së Madhe.

Periskopi.com Lajme

Less propozon që të ndryshohen kufijtë e Ballkanit, ndërkaq rolin kryesor në këtë drejtim duhet ta ketë SHBA-ja.

Ai konsideron se serbët dhe kroatët në Bosnjë punojnë për të sfiduar Marrëveshjen e Dejtonit, ndërkaq shtonë se shqiptarët në Maqedoni bëjnë thirrje për federalizim të vendit. Less përmend edhe serbët e Kosovës që insistojnë në enklava vetëqeverisëse, duke mos lënë anash edhe shqiptarët e Preshevës për një entitet vetëqeverisës.

Ish-diplomati Less propozon që Washingtoni të mbështetë ndarjen e shteteve shumëetnike ku minoritetet kërkojnë diçka më tepër se që e kanë. Kështu, sipas Less, kroatët në Bosnjë do të bashkoheshin me Kroacinë, kurse serbët me Serbinë; Veriu i Kosovës do të bashkohej me Serbinë, ndërkaq Lugina e Preshevës, Kosova e mbetur, një pjesë e Maqedonisë do të duhej t’i bashkoheshin Shqipërisë. Dhe, Mali i Zi duhet të mbetet shtet i pavarur, ose të bashkohet me Serbinë, duke e humbur një pjesë territori shqiptar.

Timothy Less e mbështet idenë e tij në vegimin e Woodrow Wilson-it për vetëvendosje të popujve.

Qyteti më i shtrenjtë në Evropë

Londra është qyteti më i shtrenjtë në Evropë për të jetuar, e ndjekur nga Kopenhaga, Stokholmi dhe Helsinki, sipas një sondazhi të publikuar së fundmi nga Eurostat.

Periskopi.com Lajme

Kostoja e jetesës në kryeqytetet evropiane është krahasuar me ato në Bruksel dhe Luksemburg, të ciat kanë marrë 100 pikë, përcjell albinfo.ch

Anketa tregoi se jeta është më e shtrenjtë në Londër, e cila mori 166.9 pikë.

Kostoja e lartë e jetesës kryesisht për shkak të banimit të shtrenjtë dhe transportit publik. Sipërfaqja mesatare e banimit për një metër katror në Londër kushton rreth 10.500 euro, njofton EurActiv.

Në vendin e dytë është Kopenhaga me 131.8 pikë, e ndjekur nga Stokholmi dhe Helsinki me 127,9 deri në 119.7 pikë.

Qyteti më i shtrenjtë në Evropë

Tri qytetet në listën evropiane për konsumim të kokainës

Një studim i fundit, i bërë me ujërat e zeza, duke hulumtuar gjurmë të kokainës dhe drogave të tjera, ka zbuluar se është konsumuar në Londër gjatë ditëve të javës kokaina.

Periskopi.com Lajme

Në fundjavë qyteti belg Antwerp ka zënë vendin e parë. Cyrihu rangohet në vendin e tretë. Po ashtu, gjatë javës Cyrihu mban vendin e tretë në një krahasim ndërkombëtar.

Këtë vit, niveli i përdorimit të kokainës raportohet në vlera maksimale në Limmat City në Cyrih. Edhe në studimin e vitit 2015 qytetet zvicerane ishin në krye të krahasimeve me qytetet e tjera ndërkombëtare. Në përgjithësi, Cyrihu ishte atëherë në vendin e katërt.

Në renditjen aktuale, ekzistojnë tri qytete të tjera zvicerane nga pozita shtatë deri në të nëntën: Gjenevë, St. Gallen dhe Bazel. Lugano është i 13-ti, përcjell albinfo.ch.

Në Cyrih dhe Bazel ekspertët ishin në gjendje të demonstronin vlerat e shtuara të metamfetaminës. Në krahasim, dy qytetet gjermanofolëse janë në mesin e 15 pozitave në krye.

Droga MDMA po konsumohet shpesh në Cyrih, Gjenevë, Bazel dhe St. Gallen. Cyrihu është renditur i pesti, Gjeneva e dymbëdhjeta, Bazeli i 17-ti, St. Galleni renditet i 20-ti dhe Berna e 23-ta.

Hulumtuesit kishin marrë një javë mostrat e ujërave të zeza në më shumë se 50 qytete nga 18 vende. Ujërat e zeza u testuan edhe për ekstazi dhe amfetaminë. Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogat dhe Varësinë nga Droga ka publikuar rezultatet të martën në Lisbonë.

Cyrihu, i treti në listën evropiane për konsumim të kokainës

Erdogan: Turqia më nuk ka durim të vrapojë pas Evropës

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sot deklaroi se kur Bashkimi Evropian do t’i përmbushë premtimet për liberalizimin e vizave dhe ndihmë humanitare dhe kur do të hapë kapitull të ri në negociatat për anëtarësim, Turqia madje atëherë do të tregojë vullnet të mirë nga ana e saj.

Periskopi.com Lajme

Erdogani, i cili foli para një grupi liderësh lokalë në pallatin presidencial në Ankara, theksoi se Turqia më nuk ka durim dhe energji të vrapojë pas Evropës.

Ai gjithashtu deklaroi se Ankaraja dëshiron të zhvillojë marrëdhënie politike dhe ekonomike me Rusinë, Iranin, Kinën dhe vendet nga Azia Qendrore në nivel më të lartë.

Ai shtoi se megjithatë marrëdhëniet e mira me Lindjen, nuk janë alternativë në marrëdhëniet me Perëndimin dhe e kundërta.

Edhe Franca mendon daljen nga BE, propozohet referendumi

Marion Le Pen, mbesa e kryetares së Frontit Nacional, Marine Le Pen dhe zëvendëspresidente e kësaj partie, ndodhet në Firence në vazhdën e përpjekjeve për të ndërtuar një rrjet të ri të të djathtës anti-bllok, të cilat morën hov me triumfin e Brexit-it dhe fitoren e Donald Trump-it në Shtetet e Bashkuara.

Periskopi.com Lajme

Në një intervistë për “Corriere Della Sera”-n, ajo thotë se forca politike që përfaqëson këmbëngul në rivendosjen e kufijve francezë, daljen nga zona e Shengenit, arritjen e sovranitetit monetar dhe supremacinë e të drejtave të francezëve mbi ato europiane.

Nëse nuk ia dalim, ishin fjalët e 27-vjeçares, do të propozojmë një referendum për shkëputjen e Francës nga BE-ja, transmeton tch.

Sa i takon dy kandidatëve të qendrës së djathtë që përballen me njëri-tjetrin në balotazhin e së dielës për nominimin në presidencialet e muajit maj, Marion mendon se i përkasin të njëjtit regjim politik.

Juppe ka qenë ministër kabineti i  Sarkozy-së, Fillon ka qenë kryeministri i tij. Që të dy kanë kontribuar në krijimin e Europës Federale. Sot, thotë Le Pen, prezantohen si njerëz të cilët duan të zgjidhin problemin që kanë krijuar po ata vetë.

Fitoren e Trumpit, ajo e përshkroi si lajm të mirë për Francën dhe për ekuilibrin në botë. Sipas politikanes së re, republikani do të shtrëngojë aleancën me Rusinë duke dalë kështu nga logjika e Luftës së Ftohtë e do të refuzojë politikat e rrezikshme që promovoi Clintoni në Irak e Afganistan.

Ministri francez pas fitores së Trumpit: Evropa duhet të sigurojë veten

Evropa nuk duhet të lëkundet nga interesat e veta dhe mbrojtja e qytetarëve të saj, tash pasi Donald Trump fitoi zgjedhjet presidenciale dhe pas Brexit-it, ka deklaruar ministri i Brendshëm i Francës.

Periskopi.com Lajme

“Ne do ta mbështesim këtë sfidë të Evropës e cila duhet të jetë e aftë që t’i mbrojë interesant e qytetarëve të saj”, ka deklaruar Jean-Marc Ayrault në televizionin France 2, transmeton lajmi.net“Evropa nuk mund të injoroj Brexit-in dhe fitoren e Trump-it dhe me të gjitha pyetjet që janë ngritur tani, duhet të qëndroj e bashkuara, më aktive dhe më ofensive për të mbrojtur vetën”.

“Shtetet e Bashkuara janë aleati ynë dhe ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Ndoshta Trump nuk do t’i mbaj premtimet që i ka dhënë, por raportet e tij me Meksikën janë serioze. Në Kinë janë të shqetësuar, prandaj Franca dhe Evropa duhet të luajnë rolin e tyre për t’u siguruar”, ka deklaruar ai.

Evropa e rrezikuar, gjendja në BE shqetësuese

Gjendja në BE nuk është e mirë, madje është shqetësuese, ka vlerësuar kryetari i Parlamenti Evropian Martin Schulz.

Periskopi.com Lajme

Ai gjatë debatit me titullin “Zërat e të ardhmes së Evropës” në Vjenë, ka thënë se janë të domosdoshme ndarja e kompetencave dhe reforma thelbësore e madje edhe ndryshimi i marrëveshjes së BE-së, raporton Koha.net

Njëkohësisht ai ka vlerësuar se është guxim për ndërmarrjen e këtyre hapave të kufizuar.

“Kemi forca centrifugale në BE”, ka konstatuar Schulz dhe ka shtuar se për këtë arsye Evropa është e rrezikuar.

Në kohën e globalizimit, Evropa po tërhiqet në vend që të pranojë sfidat, ka thënë ai duke theksuar se qytetarët nuk iu besojnë më institucioneve dhe besimi mund të kthehet vetëm me ndarje më të mirë kompetencash.

Kryetari i Komisionit Evropian Jean Claude Juncker thotë se është vështirë të përshkruhet gjendja në BE.

“Realiteti është se shumë gjëra funksionojnë mirë e për këtë askush nuk flet. Shumëçka, megjithatë nuk funksionon, e shumëçka kuptohet si diçka që nënkuptohet”, ka thënë ai .

Juncker ka tërhequr vërejtjen se shpesh nga shikimi largohet edhe çështja e luftës dhe e paqes.

“Lufta ka ardhur në kufijtë tanë”, ka thënë ai lidhur me luftën në Siri e Ukrainë.

Njëkohësisht ai ka thënë se Evropa është edhe kontinenti më i vogël, ndërsa qytetarët saj mendojnë të jenë “sundues të botës.”

Shqipëria e dyta në Evropë për numrin e vrasjeve

Shqipëria renditet në vendin e dytë në Evropë për numrin e vrasjeve me armë zjarri, pas Malit të Zi, sipas të dhënave të një raporti të “Small Arms Survey” dhe që përfshin vitet 2010-2015.

Periskopi.com Lajme

Sipas raportit, në Shqipëri, vdekjet e dhunshme nga armët e zjarrit dhe jo armët e zjarrit janë rritur dhe kanë rënë në mënyrë paralele.

Raporti thekson se, në Mal të Zi dhe në Ish-Republikën Jugosllave të Maqedonisë ka pasur një numër të lartë të vrasjeve të femrave. Mali i Zi në këtë rast ia kalon Shqipërisë.

Sipas raportit, rajonet më të prekura nga dhuna dhe armët e zjarrit janë Amerikat, Afrika e Jugut, Evropa Jugore, etj. Këtu nuk përfshihen vendet në luftë.

Analiza tregon modele divergjente për Shqipërinë dhe Kroacinë. Në Shqipëri, thekson raporti, normat e vrasjeve me armë zjarri dhe jo me armë të tilla kanë lëvizur kohët e fundit.

Ndërkohë, në Kroacinë nga ana tjetër, numri i vrasjeve ka pësuar ulje për shkak të shtrëngimit të ligjeve për të poseduar armë si dhe fushatave të shumta për dorëzimin vullnetar të tyre. Këto të dhëna bëhen publike në kuadër të agjendës 2030 për uljen e numrit të armëve.