Mustafi: Idhull e kisha legjendën e United

Mbrojtësi gjerman me origjinë shqiptare, Shkodran Mustafi, ka deklaruar se idhull si fëmijë e kishte ish mbrojtësi e Manchester United, Rio Feridnand.

Periskopi.com Sporti

Ish mbrojtësi i Valencia, karrierën e filloi tek skuadra e Everton ku kishte kaluar katër vite në Goodison Park nën urdhërat e David Moyes.

Ai ka treguar se si ishte insipiruar nga ish mbrojtësi i Leeds United dhe Man Utd, Rio Feridnand.

“Më pëlqente të shikoja Zidanen. Më pëlqente të shikoja Ronaldinhon dhe kur u bëra mbrojtës e doja Ferdinandin. Ai ishte gjithmonë në vendin e duhur, bërtiste, bënte lojë me ndërhyrje. Kishte gjithçka që i duhej një mbrojtësi”, ka deklaruar ai, transmeton koha.net.

Në 20 ndeshjet e para të Mustafit te Arsenali, ai akoma nuk ka pësuar humbje. /Periskopi/

Gerrard: Barkley duhet të transferohet te Tottenham ose Chelsea

Steven Gerrard beson se mesfushori i Evertonit, Ross Barkley do të shkëlqente nësë do të transferohej në Tottenham Spurs apo Chelsea.

Periskopi.com Sporti

23-vjeçari është lidhur së fundmi me një kalim të mundshëm te Tottenham, pasi që është duke dështuar të tregojë më të mirën nën Ronald Koeman.

barkely
Barkley konsiderohet si ardhmëria e futbollit anglez

 

Barkley ka edhe një vit e gjysëm kontratë me Everton dhe nësë do të ndalonte bashkëpunimin me ‘toffes’ ish bashklojtari i tij në kombëtaren angleze mendon se do të shkëlqente kudo që transferohet.

barkley2
Ross Barkley, Kombëtarja Angleze

 

“Nëse ai do të shkonte në Tottenham ose në Chelsea, ai do të shkëlqente dhe të gjithë fansat e Everton do të thoshin pse e kemi shitur?”, tha Gerrard për BT Sport.

“Unë mendoj nga përspektiva ime gjëja më e mirë për të do të ishte të transferohej”, përfundoi Gerrard.

barkley
Ross Barkley, Everton

 

Futbollisti që doli nga akademia e Evertonit, u krahasua gjatë sezonit 2011/12 se ai do të jetë ‘Rooney i ri’.

Barkely shënoi në takimin e parë të sezonit kundër Tottenham dhe deri më tani ka 3 gola dhe 2 asista për Everton në këtë sezon. /Periskopi/

Klopp: Ndeshja ndaj Evertonit ishte si finale

Jurgen Klopp ka folur pas fitoren në derbin lokal ndaj Evertonit.

Periskopi.com Sporti

Liverpool ka arritur të marr një fitore të madhe në minutat shtesë ndaj rivalit lokal, me golin e shënuar nga Sadio Mane.

Kjo fitore e ka lumturuar trajnerin e ‘Reds’, por sipas tij ky ishte një futboll i egër dhe skuadra e tij mund të shënonte më parë golin.

“Ishte futboll i egër. Ne mund të kishim shënuar më parë, por në fakt unë nuk shqetësohem”, ka thënë Klopp pas ndeshjes.

“Sidoqoftë, unë jam i lumtur për fitoren”, përfundoi trajneri gjerman.

Pse është nervoz ambasadori britanik? (Video)

Liverpool ka mposhtur Evertonin në derbin e qytetit të Liverpool me rezultat 0 me 1.

Periskopi.com Sporti

Golin e fitores skuadra e Liverpool e shënoi në minutën e 94’ të kohës shtesë.

Kushtrim Sheremeti ka postuar një foto në rrjetin e tij social Facebook me ambasadorin britanik në Kosovë, Ruairi O’Connel i cili është fans i Everton, transmeton Periskopi.

15609225_10154208944432776_1751462158_o
O’Connel, duke bërë foto me tifozët e Liverpool

 

“I lumtur per kete mërzinë e Ambasadorit Ruairí O’Connell … The city is RED Zhaaap Zhaaaaaap #MereysideDarby”, shkroi Sheremeti në Facebook.

Vlen të theksohet se Kushtrim Sheremeti është një fans i flakt i ‘The Reds’. /Periskopi/

 

Liverpool fiton derbin e Merseyside, mposht Evertonin (Video)

Liverpool ka fituar derbin e qytetit të Liverpoolit ndaj Evertonit me rezultat minimal 0 me 1.

Periskopi.com Sporti

Pjesa e parë e takimit ishte e barabartë me të dy skuadrat që i ruheshin njëra-tjetrës, por edhe duke tentuar që me sulme ta gjejnë golin e epërsisë.

Rasti më i mirë i kësaj pjese i takoj sulmuesit të ‘Reds’, Divock Origi (47’), i cili ishte i pasaktë për të kaluar skuadrën e tij në epërsi.

Megjithatë, asnjëra nuk e ka arriti në këtë pjesë dhe skuadrat shkuan në pushim pa gola 0-0.

Pjesa e dytë i takoi në tërësi skuadrës së Jurgen Klopp, të cilët rritën trysninë në drejtim të portës së Liverpoolit dhe krijuan shumë raste për gol.

hendo-vs-barkley
Henderson vs Barkley

 

Ndërsa, skuadra vendase luante lojë të ashpër, ku u ndëshkua edhe me tre të verdhë në këtë pjesë.

Kur pritej që ndeshja të përfundoj barazim dhe pa gola, ashtu nuk mendoi edhe Sadio Mane, i cili shënoi nga afërsia në kohën shtesë dhe ia siguroi fitoren Liverpoolit me rezultat 1-0.

Liverpool kalon në epërsi ndaj Everonit (Video)

Liverpool ka arritur të kalojë në epërsi krejt në fund të ndeshjes.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi sulmuesi Saido Mane në minutën e 94’. /Periskopi/

 

Formacionet zyrtare: Everton-Liverpool

Everton dhe Liverpool sonte do të zhvillojnë derbin e xhiros në Premier Ligë.

Periskopi.com Sporti

Evertoni është në formë para ksaj ndeshje me rivalin lokal, pasi mposhti javen e kaluar Arsenalin, duke përmbysur rezultatin nga 0-1 në 2-1.

Everotoni është në poiztën e nëntë me 23 pikë.

Liverpool mbetet të shihet se a do të vazhdojë të ndjek hapat e liderit momental Chelsea, në luftën për titull të Premier Ligës.

Liverpool në rast të fitores do të rikthejë pozitën e dytë me 37 pikë.

Këto janë formacionet zyrtare:

Everton: Stekelenburg; Coleman, Funes Mori, Williams, Baines; Gueye, McCarthy; Lennon, Barkley, Valencia; Lukaku.

Liverpool: Mignolet; Clyne, Lovren, Klavan, Milner; Henderson, Wijnaldum; Mane, Lallana, Firmino; Origi.

Notat e lojtarëve, Everton 2-1 Arsenal, si u vlerësua Xhaka (Foto)

Evertoni bëri një rikthim fantastik të rezultatit për ta mposhtur Arsenalin me rezultat 2-1.

Periskopi.com Sporti

Baines (8.1) dhe Barkeley (8.1) ishin lojtarët më të vlerësuar të skuadrës vendase, derisa Jagielka që u përjashtua në fund pas kartonit të dytë të verdhë ka marrë notën më të ulët (5.1).

Koscielny (7.8) dhe Sanchez kanë marrë notat më të larta te Arsenali (7.3), ndërsa Granit Xhaka është vlerësuar me notën 6.7.

everton-1
Notat e lojtarëve të Evertonit

 

ars-1
Notat e lojtarëve të Arsenalit

Everton përmbys rezultatin për të mposhtur Arsenalin (Video)

Everton ka mposhtur Arsenalin me rezultat 2 me 1 në kuadër të javës së 16-të në Premier Ligë

Periskopi.com Sporti

Everton nuk ishte favoritë sonte të fitonte edhe pse ishte në shtëpi të vet por ia arriti të mposht skuadrën e drejtuar nga Arsene Wenger.

Takimin e filloi më mirë skuadra e Arsenalit duke kontrolluar gjithçka, si me raste ashtu edhe me posedim të topit.

Goli i parë në ndeshje u shënua në minutën e 21’ nga Alexis Sanchez nga gjuajtja e lirë me ndihmën e poriterit të Everton, Marteen Stekelenburg.

sanchez
Alexis Sanchez

 

Që nga ai moment skuadra vendase rriti volumin e lojës dhe morri kontrrollin e ndeshjës.

Sulmuesi Enner Valencia, kishte një rast shumë të mirë për të barazuar por që ia mohoi portieri i ‘topqinjëve’, Peter Cech.

Goli i barazimit erdhi në minutën e fundit të kohës së rregulltë së pjesës së parë, ku mbrojtësi Seamus Coleman u gjindë më së miri në zonën e rreptësisë ku pranoi një harkim nga Baines për rezultatin 1 me 1.

coleman
Seamus Coleman për rezultatin 1 me 1

 

Pjesa e dytë filloi ashtu si e para me dominim të Arsenal deri në minutën e 70’ ku tentoi disa herë përmes Sanchez e Iwobi.

Goli i fitores erdhi përsëri nga një mbrojtës kësaj radhe, ishte mbrojtësi uellsian, Ashley Williams i cili realizoi në minutën e 89’ për të përmbysur gjithçka.

williams
Ashley Williams duke festuar golin e fitores

 

Arsenali me këtë humbje bënë një hap mbrapa në luftën për titull me Chelsea ndërsa Everton me këtë fitore rënditet në pozitën e shtatë me 23 pikë. /Periskopi/

 

 

Everton përmbys rezultatin ndaj Arsenalit (Video)

Everton ka arritur të përmbys rezultatin duke kaluar në epërsi për herë të parë sonte.

Periskopi.com Sporti

Ishte mbrojtësi Ashley Williams i cili realizoi me kokë për rezultatin 2 me 1. /Periskopi/

Xhaka i del në ndihmë Mesut Ozilit (Video)

Mesut Ozil u kacafyt me një lojtar të Evertonit dhe u krijua një tollovi e panevojshme.

Periskopi.com Sporti

Lennon ishte lojtari që e nisi këtë, përcjell Telegrafi.

Granit Xhaka u fut në këtë zënkë dhe iu vërsul lojtarit të Evertonit, por u ndal nga bashkëlojtarët e tij dhe stafi i Evertonit.

Gjithçka kaloi shpejtë dhe më tutje nuk kishte asgjë.

Everton barazon rezultatin (Video)

Everton ka arritur të barazojë rezultatin në 1 me 1.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi mbrojtësi i krahut të djatht, Seamus Coleman i cili  realizoi me kokë pasi pranoi një harkim nga Leighton Baines. /Periskopi/

Arsenali shënon golin e epërsisë ndaj Evertonit (Video)

Arsenali ka kaluar në epërsi ndaj Evertonit me rezultat 0 me 1.

Periskopi.com Sporti

Ishte lojtari më në formë në këtë sezon për ‘topqinjtë’, Alexis Sanchez, që shënoi golin nga gjuajtja e lirë në minutën e 20’. /Periskopi/

Formacionet zyrtare: Everton-Arsenal

Everton e pret sonte skuadrën londineze Arsenal në kuadër të Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Skuadra e drejtuar nga Koeman nuk është duke kaluar në formë të mirë në këtë sezon, ku në 9 ndeshjet e fundit nuk ka shijuar fitoren, në ndeshjen e fundit u mposht nga Watford me rezultat 3 me 2.

Arsenal e dëshiron fitoren e radhës në Premier Ligë, për të mbetur në hap me liderin Chelsean, i cili është në pozitën e parë me 37 pikë ndërsa ‘topqinjtë’ në të dytën me 34 pikë dhe në rast fitore do të kalonin në pozitën e parë për shkak të gol dallimit më të mirë.

Takimi fillon nga ora 21:00.

Këto janë formacionet zyrtare:

Everton: Stekelenburg; Coleman, Jagielka, Williams, Baines; Gana, McCarthy; Lennon, Barkley, Valencia; Lukaku.

Arsenal: Cech; Bellerin, Gabriel, Koscielny, Monreal; Coquelin, Xhaka; Walcott, Özil, Oxlade-Chamberlain; Sanchez. /Periskopi/

 

Formacionet zyrtare: Everton-Manchester United

Everton e pret skuadrën e Manchester United në kuadër të Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Takimi fillon nga ora 17:00.

Këto janë formacionet zyrtare:

Everton: Stekelenburg; Coleman, Williams, Funes Mori, Baines; Cleverley, Barry, Gueye; Bolasie, Lukaku, Mirallas.

Man Utd: De Gea; Valencia, Jones, Marcos Rojo, Darmian; Carrick, Herrera; Mkhitaryan, Pogba, Martial; Ibrahimovic. /Periskopi/

‘Do të përfundojmë mbi Manchester United e Chelsea’

Trajneri i Everton, Ronald Koeman ka thënë se këtë sezon ata presin të kualifikohen për në Champions League.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Southamptonit beson se skuadra e tij është e gatshme të përfundojë mbi skuadrat e mëdha, si Manchester United dhe Chelsea në Premier Ligë.

Evertoni këtë vit është blerë nga biznismeni iranian Farhad Moshiri i cili ka premtuar se do të investojë para të mëdha në ekip.

“Këtë sezon Evertoni do të luftojë për futboll evropian. Do të përfundojmë përmbi skuadrat e mëdha në Premier League.

“Sezonin tjetër ne do të rritemi si skuadër dhe do të nënshkruajmë me lojtarë të rinj që do të na bëjnë më të fortë. Pastaj duhet të mendojmë edhe të fitojmë Champions Leaguen,” – tha Koeman për BBC. /Periskopi.com/

Koeman: Lukaku duhet të transferohet në Barcelonë

Trajneri i Evertonit, Ronald Koeman, ka folur për sulmeusin e tij, Romelu Lukaku.

Periskopi.com Sporti

Ish trajneri i Valencias dhe Southamptonit, është deklaruar për belgun Lukaku se mund të ndjekë hapat e legjendës holandeze, Patrick Kluivert.

Ish lojtari i Ajax dhe Barcelonës është një nga sulmuesit më të mirë në histori të Barcelonës.

“Ai mund të kopjojë Patrick Kluivert. Kluivert ka luajtur për Barcelonën dhe unë e shoh se edhe Lukaku mund të bëjë të njëjtën gjë” ka thënë tekniku holandez.

23-vjeçari në këtë sezon për Everton ka shënuar 7 gola në 10-të paraqitje në Premier Ligë. /Periskopi.com

Vrau 13 persona per shkak se nuk e lejuan ta shikonte ndeshjen

Kjo ka ndodhur në kryeqytetin e Sudanit Jugor, Jura.

Periskopi.com Sporti

Duke shikuar ndeshjen e Ligës Premier ishin shumë persona ku përveç 13 të vdekurve kanë mbetur të lënduar edhe 10 persona.

“U rrëzova sapo më qëlluan, ndërkohë që të tjerë të rinj ranë mbi mua. Isha i pamundur që të ngrihesha, të paktën deri kur ai i qëlloi të gjithë plumbat që kishte. Shumë persona ishin qëlluar, shumë prej tyre kishin vdekur”, deklaroi Patrick, një i pranishëm në kafene.

Atentatori ishte i armatosur, dhe i dehur, ndërsa këtë e kishte bërë pasi që ai ka refuzuar të paguajë 0.50 euro për të parë ndeshjen Chelsea –Everton në televizion.

“Është një fatkeqësi e madhe dhe ne si qeveri e dënojmë këtë akt në mënyrën më të ashpër të mundshme”, deklaro zëdhënësi i qeverisë Paul Akol Kordit.

Mungesa e sigurisë në Juba është përkeqësuar që nga fillimi luftës civile, rreth tre vite më parë. /Periskopi.com

Formacionet zyrtare: Chelsea-Everton

Chelsea sonte e pret skuadrën e Everton në kuadër të xhiros së 11-të të Premier Ligës.

Periskopi.com Sporti

Londinezët do të kërkojnë të vazhdojnë ecurinë e rezultateve pozitive pas 4 fitoreve rresht në kampionatin elitar anglez.

Këto janë formacionet zyrtare:

Chelsea: Courtois; Azpilicueta, David Luiz, Cahill (c); Moses, Kante, Matic, Alonso; Pedro, Diego Costa, Hazard.

Everton: Stekelenburg, Coleman, Jagielka, Williams, Funes Mori, Oviedo, Barry, Cleverley, Barkley, Bolasie, Lukaku. /Periskopi.com

A e do Chelsea rikthimin e Lukakut?

Është spekuluar shumëherë për një rikthim të mundshëm të Romelu Lukakut te Chelsea.

Periskopi.com Sporti

Këtij debati i është shtuar edhe trajneri i të kaltërve të Londrës, Antonio Conte.

Italiani thotë se skuadra e tij nuk ka nevojë për belgun, dhe se nuk ndihet i zhgënjyer që nuk e riktheu në verë në skuadër.

“Jo, absolutisht nuk jam i zhgënjyer që nuk e kthyem në skuadër”, deklaroi Conte.

“Ne kemi Diego Costan i cili është duke luajtur futboll fantastik, jo vetëm duke shënuar shumë gola, por duke punuar shumë dhe shumë mirë për skuadrën”. /Periskopi.com