BE-ja ul borxhin e saj-Kosova e shton

Të dhënat e fundit të Eurostatit tregojnë se në periudhën prill-qershor ra borxhi publik i vendeve të BE-së.

Periskopi.com Lajme

Derisa Zyra e Statistikave të Bashkimit Evropian konfirmon se në tremujorin e dytë të këtij viti ra borxhi publik në vendet e BE-së, në Kosovë ky borxh vazhdimisht është duke u rritur.

Sipas Eurostatit, borxhi publik në 19 vendet e eurozonës në periudhën prill-qershor të 2016-ës mori pjesë në përqindjen e Produktit Brendshëm Bruto (PBB) me 91’2 për qind.

Në muajt janar-prill të këtij viti borxhi publik i vendeve të eurozonës ishte në nivelin 91.3 për qind të Produktit Brendshëm Bruto (PBB).

Erënie e borxhit publik është konstatuar edhe në 28 vendet e Bashkimit Evropian. Ky borxh te vendet e BE-së merrte pjesë në produktin e Brendshëm Bruto me 84.4 për qind në tre muajt e parë të këtij viti, ndërsa ra në 84.3 për qind në tre muajt e dytë.

Edhe në raport me vitin e kaluar borxhi publik te vendet e BE-së pësoi rënie. Ai në tre muajt e dytë të 2015 përbënte 84.5 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto.

Borxhi publik në Kosovë deri në qershor arriti në 821.9 milionë euro, 26.6 për qind më i lartë në krahasim me qershorin e vitit të kaluar. Borxhi publik gjatë këtij vitit përbën 13.8 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto. Bazuar në këto të dhena, vërehet një rritje e vazhdueshme e borxhit.

Raporti Vjetor i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK) për vitin 2015, thotë se Kosova ka borxhin publik më të ulët në krahasim me vendet e Ballkanit.

Borxhi Publik në vendet e Ballkanit kaloi mbi 60 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të tyre vitin e kaluar.

Produkti i Brendshëm Bruto paraqet të gjitha aktivitetet ekonomike të një shteti.