topi i arte

Eurosport zgjedh fituesin e ‘Topit të Artë’

Periskopi.com Sporti

Televizioni i njohur, Eurosport, ka mbajtur një sondazh nëpërmjet të cilit ka pyetur se cili futbollist e meriton ‘Topin e Artë’ për vitin 2016.

I pari që doli në këtë listë është superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, i cili mori 63 për qind të votave.

Portugezi llogaritet favorit për këtë çmim, pasi brenda këtij viti arriti të fitojë dy trofe të mëdhenj, Ligën e Kampionëve me Real Madridin dhe Kampionatin Europian me Portugalinë.

I dyti në listën e këtij sondazhi ka dalë sulmuesi i Atletico Madrid, Antoine Griezmann me 15 për qind të votave, ndërsa i treti ka dalë pesë herë fituesi i këtij çmimi, Lionel Messi me 13 për qind të votave. /Periskopi.com