Kapet kosovari më i kërkuar në Evropë

Periskopi.com Lajme

Hime Lufaj, 34-vjeç, personi më i kërkuar në Evropë nga Europoli ka rënë në pranga të Policisë së Kosovës gjatë ditës së djeshme.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se Lufaj ka qenë në kërkim që nga viti 2009.

Sipas policisë, ai dyshohet se ka plagosur një polic në Vjenë të Austrisë si dhe ka kryer një grabitje, raste këto të ndodhura gjatë vitit 2006.

Lufaj është kapur në shtëpinë e tij  diku në Dukagjin dhe sipas burimeve të policisë është befasuar me arrestimin por që nuk ka rezistuar fare.

Ende nuk ka informacione nëse i arrestuari Lufaj do të ekstradohet në Austri ku edhe dyshohet se janë kryer veprat apo do të gjykohet në Kosovë.

Reklamë
Reklamë

Britania do të braktisë edhe Europolin

Britania e Madhe me siguri se do të braktisë edhe shërbimin evropian të policisë Europol, pas daljes nga Bashkimi Evropian.

Periskopi.com Lajme

Britania mund të mbajë për vete informacionet e saja, nëse në të ardhmen nuk arrin marrëveshje për siguri me Unionin, tha të mërkurën ministrja e Punëve të Brendshme, Ember Rad.

“Marrëveshja është në interesin e të dyja palëve dhe siguria nuk është çështje për të cilën do të tregtohet”, ka porositur Rad, transmeton Reuters.

Britania e Madhe është njëra nga tre përdoruesit më të mëdhenj të informacioneve të Europolit, derisa shtetet evropiane po ashtu kanë dobi nga informatat e Britanisë së Madhe.

Zyrtarë të sigurisë britanike dhe shefat e policisë më herët kanë tërhequr vërejtjen nga rreziku i daljes së vendit nga Europoli dhe braktisjes së marrëveshjes për urdhrat evropianë për arrestime, me të cilët nga të gjitha qeveritë BE-ja kërkon arrestimin e të dyshuarve për të cilët ka nisur hetime ndonjëra nga vendet anëtare të këtij blloku, përkujton Reuters.

 

 

Reklamë
Reklamë

Europol: Shqipëria, burim i hashashit

“Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit që trafikohet në Europë”. Konstatimi vjen në raportin më të fundit të Europol, mbi vlerësimin e rrezikshmërisë së krimit të organizuar për vitin 2017, ku përshkruhet edhe rruga që përshkon kanabisi shqiptar.

Periskopi.com Lajme

Raporti vlerëson se kanabisi është droga më e përhapur që konsumohet në mënyrë të paligjshme në 28 vendet e Bashkimit Europian. “Në vitet e fundit, kanabisi bimor ka qenë gjithnjë e më popullor tek përdoruesit dhe është shoqëruar me një rritje të prodhimit”, thuhet në raportin e Europol për vitin 2017.

Raporti vlerëson se kultivimi i brendshëm i kanabisit bimor në vendet e Bashkimit Europian pritet të zgjerohet më tej, falë teknikave të reja në rritje dhe gjithnjë e më të sofistikuara. Sipas Europol, raporti, është një analizë e detajuar e kërcënimit të krimit të organizuar mbështetur në informacionin e vendeve të Bashkimit Europian.

Agjencia europiane e zbatimit të ligjit thotë se Europol ka ndërmarrë procesin më të madh të zhvilluar ndonjëherë në mbledhjen e të dhënave për krimin e organizuar në vendet e Bashkimit Europian. Krimi kibernetik, prodhimi i drogës, trafikimi dhe shpërndarja e saj, kontrabandimi i emigrantëve, krimi i organizuar dhe trafiku i qenieve njerëzore mbeten në përparësitë e luftimit të krimit nga vendet e BE-së.

Sipas Europol për pothuajse të gjitha llojet e krimit të organizuar, elementët kriminalë kanë përshtatur aktivitetin e tyre me zhvillimin e teknologjisë, shkruan TCH, përcjellë Klan Kosova .

“Kjo është tani, ndoshta, sfida më e madhe që përballen autoritetet e zbatimit të ligjit në mbarë botën, duke përfshirë edhe në Bashkimin Europian”, vlerësohet në raport.

Reklamë
Reklamë

Policia konfiskon numër masiv të armëve (Foto/Video)

Policia spanjolle e mbështetur edhe nga Europoli, si pjesë e një operacioni, ka konfiskuar një numër masiv të armëve, shkruan RT, përcjell Periskopi.

Periskopi.com Uncategorized

Sipas policisë u konfiskuan më shumë se 10.000 pushkë të sulmit, 400 obus, predha, granata dhe armë në makina anti-ajrore të cilat ishin të destinuara për shtije të terroristëve dhe kriminelëve.

Në videon e lëshuar nga Europoli tregohet sasia e armëve, ngarkesa e të cilave ishte aq e madhe sa u deshën një jave që të viheshin në katalog.

Ndërkohë gjatë një deklarate Europoli tha se “për shkak të karakteristikave të tyre, kalibrit dhe gatishmërisë për riaktivizim, armët e kapura shumë lehtë shiteshin në tregun e zi dhe ishin një rrezik i konsiderueshëm që të mirreshin nga grupet e krimit të organizuar dhe terroristëve”, thanë ata.

Deri tani raportohet se pesë persona janë arrestuar dhe së bashku me armët janë konfiskuar edhe 80.000 euro. /Periskopi/

Reklamë
Reklamë

Europol arrestoi 314 persona për vetëm një javë

Europol, agjencia policore e Bashkimit Evropian, njoftoi se në operacionin njëjavorë ndërkombëtar të koordinuar kundër krimit të organizuar, kanë arrestuar 314 të dyshuar dhe kanë sekuestruar 2.4 ton kokainë.

Periskopi.com Lajme

Europol njoftoi sot se gjatë operacionit kanë kapur 745 emigrantë dhe ka identifikuar 529 viktima të trafikimit.

Ekipet e zbatimit të ligjit nga 52 shtete, me mbështetjen e Interpolit dhe Frontex, agjencia kufitare e BE-së kanë marrë pjesë në një numër bastisjesh dhe hetime.

Rob Wainwright, drejtor i Europol-it, ka falënderuar për punën e kryer të gjithë pjesëmarrësit në operacion.

“Vendet dhe organizatat në mbarë botën duke punuar së bashku si një trup dhanë një goditje moderne krimit të rëndë dhe të organizuar, i cili nuk njeh kufij”, ka thënë Wainwright, njofton AA

Në një nga bastisjet, policia greke zbuloi një agjenci udhëtimit të rreme, e cila ka mundësuar kontrabandimin e emigrantëve dhe trafikimin me njerëz.

 

Reklamë
Reklamë