Ibrahimovic vazhdon me arrogancën e tij (Video)

Zlatan Ibrahimovic ka harruar kur ka shënuar golin e fundit në fanelën e Manchester United.

Periskopi.com Sporti

‘Ibracadabra’ është një lojtar i klasit botëror por edhe me vetëbesimin e arrogancën më të madhe se çdo lojtar tjetër në botë. Suedezi tashmë është bërë idhull i tifozëve të ‘djajëve të kuqë’ pasi ua kujton ikonën franceze të klubit, Eric Cantona i cili ka pasur të njëjtin karakter si të Ibra-s.

Ibra në ndeshjen ndaj Fenerbahce-s nuk hezitoi të tregojë se është i gatshëm për treguar afëtësitë e tij marciale ndaj mbrojtësit danez, Simon Kjaer. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Inter trajnerin e ndërron por zakonin nuk e harron, mposhtet nga Southampton (Video)

Inter vazhdon me ritmin e njëjtë edhe pse shkarkuan trajnerin Frank De Boer.

Periskopi.com Sporti

Inter në këtë ndeshje ishte i udhëhequr nga trajneri i përkohëshëm Stefano Vecchit, i cili debutoi me humbje ndaj Southampton në kuadër të Europa League.

“Neruazzurët” edhe pse shënuan të parët nuk arritën të mbyllin ndeshjen në favor të tyre, pasi që skuadra angleze e përmbysi rezultatin në 2-1. Për italianët shënoi si zakonisht kapiteni Icardi në minutën e 33’ të ndeshjes.

Southampton nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë me anë të Van Dijk (64’) ndërsa golin e fitores i’a dhuroi lojtari i Interit, Yuto Nagatomo i cili pas një harkimit në zonë nga anglezët e dërgoi topin në rrjetën e skuadrës së tij në minutën e (69’).

Pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Southamptoni është në vendin e dytë me 7 pikë, ndërsa Interi në vendin e fundit me 3 pikë, kurse lider në grupin K është Sparta Prague me 9 pikë. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Southampton përmbys rezultatin falë autogolit të Nagatomos (Video)

Southamptoni ka kaluar në epërsi ndaj Interit në kuadër të Europa Leagues.

Periskopi.com Sporti

Pas golit të Van Dijk, anglezët e kanë shënuar edhe një, kësaj radhe përmes lojtarit të Interit, Nagatomo i cili realizoi autogol. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Inter kalon në epërsi përmes Icardit (Video)

Interi ka kaluar në epërsi ndaj Southamptonit në Europa League.

Periskopi.com Sporti

Ishte Icardi i cili në minutën e 33-të kaloi në epërsi skuadrën e tij pas një tollovie në zonën e anglezëve. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Fenerbahce tronditë Manchester United (Video)

Fenerbahce e ka mposhtur Manchester United në kuadër të fazës grupore të Europa Leagues.

Periskopi.com Sporti

Skuadra turke ka triumfuar me rezultat të ngushtë prej 2:1 ndaj ”Djajve të Kuq” në ndeshjen e zhvilluar në Sukru Saracoglu.

Golat për vendasit i shënuan Sow (‘2) dhe Lens (’59), teksa për mysafirët shënoi Rooney (’89).

Pas 4 ndeshjeve të zhvilluara në grupin A, lider është Feyenoord me 7 pikë, ndërsa vendi i dytë i takon Fenerbahces me po aq pikë dhe në vendin e tretë renditet Man United me 6 pikë. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Formacionet zyrtare: Fenerbahce-Manchester United

Fenerbahce sonte e pret gjigandin anglez Manchester United në kuadër të Europa Ligë.

Periskopi.com Sporti

Takimin e parë ndërmjet këtyre e fitoj Manchester United me rezultat bindës 4-1.

Këto janë formacionet zyrtare:

Fenerbahce: Volkan, Sener, Kjaer, Skrtel, Hasan Ali, Mehmet Topal, Josef, Alper, Lens, Volkan Sen, Sow.

Manchester United:

MAn utd

/Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Formacioni i javës në Europa Ligë (Foto)

UEFA ka publikuar formacionin e javës në Europa Ligë.

Periskopi.com Sporti

Në këtë formacion nuk kishte se si të mungonte transferi më i shtrenjtë i futbollit, Paul Pogba, i cili shkëlqeu në ndeshjen që Manchester United e zhvilloi ndaj Fenerbahces.

uefa formacioni /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Fitojnë United e Roma

Janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së dytë të fazës së grupeve në Europa Ligë.

Periskopi.com Sporti

Manchester United ka shënuar fitore të vështirë përballë skuadrës ukrainase, Zorya me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në këtë sfidë e shënoi sulmuesi Zlatan Ibrahimovic në minutën e 69.

Fitore ka shënuar edhe Roma, e cila mposhti Astra Giurgiu me rezultat të thellë prej 4:0.

Vlen të ceket se Interi është mposhtur nga Sparta Praga me rezultat 3:1, në ndeshjen e cila u zhvillua rreth orës 19. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Interi turpërohet në shtëpi

Periskopi.com Sporti

Kanë përfunduar edhe 12 ndeshjet e zhvilluara nga ora 21:05 në Europa Ligë.

Befasia e madhe është mposhtja 0:2 në shtëpi e Interit nga Hapoel Beer Sheva.

Ndeshje interesante ishte edhe ajo ndërmjet Villarreal dhe Zurichut të Armando Sadikut, e cila përfundoi me fitoren e spanjollëve me rezultat 2:1.

Vlen të ceket se Sadiku shënoi një gol tejet të bukur në këtë sfidë interesante. /Periskopi.com

 

Reklamë
Reklamë