albert bunjaku

Bunjaku insiston: Objektivi kryesor i yni nuk është Botërori 2018

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Albert Bunjaku ka përsëritur objektivin kryesor për ‘Dardanët’.

Periskopi.com Sporti

Ai thotë se me skuadrën e tij do të punojnë për t’u kualifikuar në Botërorin 2018, mirëpo objektiv real kanë Europianin 2020.

“Sikur që kemi thënë se ne do të punojmë për kualifikimet për Botërorin Rusia 2018 por si objektiv real i yni është kualifikimi në Europianin 2020, ku mundësitë tona janë më të mëdha dhe gjasat për kualifikim janë favorin tonë. Nëse punojmë me përkushtim dhe krijojmë një ekip homogjen rezultatet dhe suksesi nuk do të mungojë”, ka thënë Bunjaku. /Periskopi.com

albert bunjaku

Bunjaku: Kualifikohemi në Europian

Trajneri i Kosovës, Albert Bunjaku është shprehur i bindur se skuadra e tij do të kualifikohet për Europianin e vitit 2020.

Periskopi.com Sporti

Por, për të arritur këtë, i pari i pankinës së ‘Dardanëve’ kërkon durim dhe premton punë të madhe.

“Në kualifikimet për Botëror do të mundohemi të piqemi dhe të bëjmë përvojë. Ndërkohë, të marrim sa më shumë pikë pasi jam i bindur se në fund do të jemi në një pozitë më të mirë në renditjen botërore. E objektiv yni është Evropiani. Jam i sigurt 100 për qind se do të kualifikohemi në ‘Evropianin 2020’, thotë Bunjaku.

Kosova nuk i ka punët mirë në kualifikimet për Botërorin 2018, pasi gjendet e fundit në grup me vetëm një pikë pas tre ndeshjeve të zhvilluara. /Periskopi.com