berisha-554708-660x368

Lajm i keq për Etrit Berisha, duhet të operohet

Portieri i Kombëtares shqiptare dhe i Atalantas e ka mbyllur me futbollin për këtë vit.

Periskopi.com Sporti

Etrit Berisha do të operohet në meniskun e gjurit të djathtë, pas një dëmtimi që pësoi në ndeshjen që Atalanta e tij fitoi ndaj Romës.

Portieri shqiptarë do të operohet nesër dhe besohet se ai do të kthehet të luajë në vitin e ardhshëm. Atalanta do të jetë pa portierin kryesor ndaj Juventus, Udinese, Milan dhe Empoli.

Atalanta është duke kaluar në një super sezon pasi ata momentalisht janë të renditur në vendin e pestë me 28 pikë në Seria  A.

Berisha që nga ardhja e tij nga Lazio është shëndërruar në pika kyçe të skuadrës. /Periskopi/

 

berisha-554708-660x368

Etrit Berisha mugon ndaj Pescaras

Etrit Berisha me shumë mundësi to të mungojë edhe në ndeshjen e të mërkurës në Kupën e Italisë.

Periskopi.com Sporti

Portieri i përfaqësueses shqiptare, i cili i lëshoi vendin në portë Sportielos në përballjen me Bologna në Serinë A, vazhdon të ketë shqetësime dhe pritet që të mos luajë as takimin kundër bashkëkombësve të tij.

Atalanta përballet me Pescarën e Memushajt, Manajt e Malokut në një ndeshje që do të sigurojë vendin në çerekfinalet e turneut, objektiv më se prestigjioz të cilin Atalanta e ndjek me shumë interes duke parë formën që po kalon aktualisht.

Por Berisha nuk pritet të japë kontributin e tij as në këtë sfidë, meqë vazhdon të stërvitet i veçuar nga grupi, transmeton panorama.

Në stërvitjen e sotme, bashkë me Konko, Paloski e Kabezas, të gjithë të dëmtuar, ai i është nënshtruar një seance specifike riaftësimi me shpresën që të jetë i gatshëm për fundjavën, kur Atalanta do të luajë një duel shumë të rëndësishëm ndaj Udinezes.

 

etrit berisha

Etrit Berisha më i miri në Itali (Foto)

Etrit Berisha vijon të jetë protagonist në kampionatin italian.

Periskopi.com Sporti

“Gardiani” i portës kuqezi edhe pse u mposhtë me penallti në fitoren 2-1 të ekipit të tij, është përzgjedhur në ekipin e javës në Serinë A.

“La Gazzetta Dello Sport” shkon edhe më larg duke përzgjedhur pikërisht 27 vjeçarin nga Prishtina si portierin e formacionit ideal të javës së 13-të të Serisë A.

Në ekipin e Atalantës po dalin në pah cilësitë e jashtëzakonshme të Berishës, i cili më në fund ka gjetur te Atalanta klubin i cili kishte besim të plotë te ai dhe mendohet se do ta mbajë gjatë në Bergamo.

berisha-formacion

duka-1-780x439

Duka: Berisha më dëshpëroi ndaj Izraelit

Kryetari i FSHF-së, Armand Duka e ka dënuar incidentin që ndodhi në ndeshjen Shqipëri-Izrael

Periskopi.com Sporti

Duka u shprehë që gjesti që portieri i parë i kombëtares shqiptare nuk ishte i duhur, por ai kritikoi edhe referimin e dobët dhe reagimin e lojtarëve të Izraelit, tha duka për “Ora Skaner”
“E dënoj jashtë mase veprimin e Berishës që goditi me kokë sulmuesin e Izraelit, por pyetja që ende kam është nëse ishte simulim rrëzimi i Zahavit në zonën tonë?.
“Nëse nuk ishte penallti në rastin e parë, atëherë pse nuk e ndëshkon pasi që ai simuloi, po ta ndëshkonte nuk do të vinte deri te reagimi i Berishës dhe dhe prishja e ndeshjes.

“Pastaj çfarë bëri Berisha më shumë se sulmuesi izraelit, të dy ishin kokë me kokë,por portueri ynë u ndëshkua me kartonë të kuq, kurse Zahavi u shpërblye me nje 11-metërsh,” deklaroi Armand Duka.

etrit-berisha-780x439

Sulmuesi izraelit: Prisja që Berisha të binte në provokim

Futbollisti izraelit, Eran Zahavi ka folur për incidentin me portierin e Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, në ndeshjen e së shtunës.

Periskopi.com Sporti

Futbollistët në fjalë u kacafytën për shkak të një ndërhyrje të vendësve, të cilën izraelitët e fituan si penalti.

Mirëpo, Zahavi thotë se priste që Berisha të bënte gabimin dhe të reagonte pas rrëzimit të lojtarit në fjalë, ndërsa shton se ndihet keq që nuk shënoi penaltinë në atë moment.

“Mua më rrëzuan, ishte një penallti e qartë, ndërsa portieri pretendoi se po stimuloja. Ai mu afrua me kokë dhe më tha thuaj të vërtetën. Unë nuk jam naiv, unë thjesht prita që ai të bënte gabimin”, deklaroi Zahev.

“Jam i zhgënjyer vetëm për një gjë pasi gabova nga pika e bardhë e penalltisë”,  shtoi ai. /Periskopi.com

berisha11

Shqipëria tronditet në lidhje me kartonin e Berishës

Shqipëria do të luajë pa dy lojtarë në ndeshjen ndaj Italisë më 24 mars.

Periskopi.com Sporti

Portieri Etrit Berisha dhe mbrojtësi Berat Gjimshiti nuk do të jenë të gatshëm për shkak të kartonëve të kuq që morën në ndeshjen e djeshme ndaj Izraelit.

Madje, Berisha rrezikon të pezullohet me katër ndeshje, për shkak të gjestit ndaj sulmuesit izraelit.

Tashmë rasti i portierit do të shqyrtohet nga Komisioni i Disiplinës në FIFA dhe gjithçka do të varet nga ajo që ka shkruar gjyqtari në raportin zyrtar të takimit.

etrit-berisha-780x439

Në sa lojë Etrit Berisha do t’i mungojë kombëtares

Ish portieri i Lazios mori kartonin e kuq ndaj Isarelit, pasi goditi me kokë futbollistin izraelit Zahavi.

Periskopi.com Sporti

Sipas gjitha gjasave, anëtari i skuadrës italiane Atalanta do t’i mungoi tri ose katër ndeshje Kombëtares së Shqipërisë.

Kështu për portën e Kombëtares shqiptare do të luftojnë për pozitën e titullarit, Orges Shehi, Thomas Strakosha dhe Alban Hoxha i cili duket favorit për të qenë numri një në portë.

albania

UEFA dyshoi se futbollistët shqiptarë kishin përdorur doping

UEFA ka ndaluar dy futbollistë shqiptarër për testet e anti-doping.

Periskopi.com Sporti

Ishte zëvendësuesi i Etrit Berishës, Alban Hoxha i cili priti penalltinë e shkaktuar nga Etriti.

Hoxha këtë e deklaroi pas ndeshjes.

“Nuk e takova Berishën. Nuk e di çfarë ka ndodhur në dhomat e zhveshjes. Isha duke bërë testin antidoping dhe tani sapo u lirova”, ka deklaruar Hoxha.

Ndërkohë përveç portierit të Partizanit, nga UEFA është ndaluar edhe mesfushori Odise Roshi. /Periskopi.com

berisha

Marca analizë për ndeshjen Shqipëri-Isarel (Video)

Takimi Shqipëri – Izrael sipas Marcas solli “katër minuta të çmendura”, në të cilën ndodhi gjithçka, simulim që nuk u ndëshkua, goditje e kundërshtarit me kokë, karton të kuq, dhe pritje e penaltisë nga portieri që u inkuadrua nga bankina.

Periskopi.com Sporti

Penaltia më e çuditshme e këtij viti” sipas të përditshmes spanjolle është ajo e shkaktuar nga Etrit Berisha në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Izraelit, përcjell Koha.Net.

“Kur po zhvillohej minuta e 53 rezultati ishte 0-1, dhe sulmuesi izraelit Zahavi u rrëzua brenda zonës së rreptësisë. Berisha i frustruar u preku me kokë Zahavin që i kushtoi me dënimin maksimal, karton të kuq dhe penalti për kundërshtarin. Veprim i pakontrolluar ky që detyroi portierin Alban Hoxha të futet në lojë. Hoxha priti penaltinë e Zahavit, dhe natyrisht Shqipëria pësoi me rezultat 0-3 me dy lojtarë më pak në fushë. Çmenduri!”, shkruan Marca. /Periskopi.com

 

 

kombet

Ylli i Kombëtares: Vendi i tretë dështim për ne

Etrit Berisha nuk mendon të ndalet pas formës shumë të mirë dhe rezultateve pozitive me Atalantën. Gardiani kuqezi flet për vendin e dytë në grupin kualifikues të Botërorit 2018, si objektivi që duhet realizuar.

Periskopi.com Sporti

“Me Izraelin është ndeshja jonë më vendimtare sepse luajmë me një kundërshtar direkt, për të pasur një mundësi të mirë për të arritur vendin e dytë. Vendi i tretë është një dështim për ne. Në kualifikuese ose shkon ose nuk shkon. Vendi i tretë nuk është një arritje. Ne do të synojmë vendin e dytë.”

Për sa i takon sfidës me Izraelin, Berisha vlerësoi forcën sulmuese të kundërshtarëve, megjithatë ka besim te Kombëtarja, se do të mbrohet mirë dhe do të krijojë për të gjetur golin e fitores.

“Izraeli ka një ekip shumë të fortë në fazën sulmuese. I kemi parë të gjitha ndeshjet e tyre. Ne do të mbështetemi te mbrojtja jonë solide, e cila do të ndihmojë edhe sulmin për të marrë 3 piket”.

berisha

Berisha: Do japim maksimumin ndaj Turqisë

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha ka folur para ndeshjes me Turqinë.

Periskopi.com Sporti

Gardiani i Kuqezinjve thotë se skuadra e tij do të synojë maksimumin në sfidën e 12 nëntorit.

“Eshtë një mundësi e mirë për ne, po kalojmë një formë të mirë dhe kemi mundësi të bëjmë rezultat. Ata kanë një ekip shumë të mirë, cilësor dhe mjaft sulmues. Do të bëjmë maksimumin për të synuar fitoren, tre pikët janë të rëndësishme për ne. A do të preferoja ta mbaja portën të paprekur edhe me Kombëtaren? E rëndësishme është që skuadra të fitojë, qoftë edhe me shifrat 2-1″, deklaroi Berisha. /Periskopi.com

etrit berisha

Berisha ndahet nga e dashura

Etrit Berisha, portieri i Kombëtares shqiptare është single. Sipas miqve të portierit, prishtinasi është ndarë nga e dashura italiane.

Periskopi.com Sporti

Berisha dhe bukuroshja italiane ishin njohur në Itali dhe kishin një lidhje të konsoliduar, por bëhet me dije se kësaj marrëdhënie i ka ardhur fundi, raporton Shqiptarja.com.

Ky lajm do të lumturojë shumë nga fanset e ish portierit të 2 Korrikut dhe Kalmarit.

berisha1

etrit berisha

Ja me çfarë note u vlerësua Etrit Berisha

Portieri i Kombëtares shqiptare ishte edhe njëherë në portë nga minuta e parë në përballjen që Atalanta e zhvilloi me Fiorentinën 0-0.

Periskopi.com Sporti

Etriti vazhdon me paraqitje mbresëlënëse në fanelën e Atalantas, sot ai u vlerësua me notën më të mirë nga dy ekipet.

Pas kësaj pike të fituar Atalanta kalon në pozitën e 12 me 10 pikë të grumbulluara.berisha

Ish portieri i Lazios u vlerësua me notën (8). /Periskopi.com

berisha2

Berisha, titullari te Atalanta

Portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha duket se më në fund ka siguruar vendin në formacionin bazë te Atalanta.

Periskopi.com Sporti

Shtatlarti ka zhvilluar paraqitje të mira me skuadrën kryeqytetase, duke filluar nga minuta e parë në tre ndeshje.

Se Berisha tashmë është portieri kryesor i skuadrës në fjalë e konfirmoi edhe trajneri i tij, Gian Piero Gasperini.

“Kemi portierë të aftë në rolin e zëvendësuesve dhe për momentin të gjithë duhet të kenë hapësirat që meritojnë. Megjithatë, në portë luan vetëm një portier për momentin dhe ky është Etrit Berisha”, tha Gasperini. /Periskopi.com

berisha

Pësoi 3 gola, por Berisha ishte më i miri te Atalanta

Periskopi.com Sporti

Etrit Berisha debutoi me Atalantën në këtë sezon të Serisë A, në humbjen e hidhur 3-0 në fushën e Cagliarit. Edhe pse pësoi tre gola, portieri shqiptari ishte më i miri në fushë për bergamaskët.

I tradhëtuar nga skuadra, “Titi” bëri aq sa mundi, duke kufizuar dëmet në një humbje që mund të ishte katastrofale. Pa Berishën në portë, Atalanta mund të kishte pësuar pesë, madje edhe gjashtë gola në total.

I aktivizuar prej dëmtimit të Sportiello-s, numri 1 i zikaltërve tregoi se stërvitjet e personalizuara gjatë verës te Lazio, aty ku duhej të kishte luajtur titullar i kanë shërbyer edhe se portieri është në formë mjaft të mirë.

Kuqeziu realizoi të paktën katër pritje me koeficient mjaft të lart vështirësie, duke provuar të mbante skuadrën e tij në lojë, por paraqitja e dobët e emrave si Paloschi, Konko e Masiello vendosi kapitullimin e Atalantës.

Pas paraqitjes në stadiumin “Sant’Elia” të Sardenjës, Etrit Berisha konfirmoi se zikaltërit mund t’ia besojnë portën. Tashmë, lënia e shqiptarit jashtë formacionit titullar duket tejet e vështirë.