kombetarja-8-620x330

Futbollisti i njohur mbetet “peng” nga pasaporta shqiptare

Ergys Kaçe e mbylli para kohe aventurën e tij në Çeki me kampionët e Viktoria Plzen, ndërsa tani ndodhet në Greqi.

Periskopi.com Sporti

Mediat greke tashmë raportojnë për interesimin e Iraklisit për të, por rregullorja bëhet pengesë për huazimin e mesfushorit në muajin janar, raporton “sportal.al”.

Në Greqi lejohet huazimi i lojtarëve grek nën moshën 24-vjeç, por korçari me pasaportë shqiptare nuk llogaritet si grek, ndaj duhet parë ndonjë pistë tjetër për huazimin tij.

kace-debiasi

Çka po ndodh me Kaçen? Pas sherrit me De Biasin, konfliktuohet edhe me trajnerin tjetër

Mesfushori kuqezi Ergys Kace pas sherrit me De Biazin është konfliktuar edhe me trajnierin e Viktoria Plzen dhe prej disa javësh nuk është më pjesë e formacionit në klubin çek.

Periskopi.com Sporti

Sipas mediave greke, ai ka kërkuar që të kthehet te PAOK, klubi i cili e huazoi te Plzen.

Për një arsye apo një tjetër, Kaçe nuk bën pjesë në planet e klubit dhe e ka parë veten vazhdimisht në tribunë, as në solin e rezervave. Gjatë javës së kaluar, Kaçe kërkoi tre ditë leje nga klubi i tij dhe u kthye në Greqi, për të takuar familjen.

Por gjatë qëndrimit në Selanik, ai u pranoi miqve të tij se e kishte të pamundur të vazhdonte të qëndronte të Viktoria. Ai u tregoi gjithashtu se pas kthimit në Republikën Çeke, do të ishte i detyruar të stërvitej me ekipin e dytë, pasi klubi e kishte njoftuar me SMS.

Situata është përkeqësuar që pas fundjavës. Mediat greke tashmë raportojnë se lojtarit i kanë marrë edhe makinën që i ka dhënë klubi si dhe nuk i japin as pantoflat për dush pas stërvitjeve.
Ndërkohë, ai kryen stërvitjen përkrah fëmijëve të akademisë, në një situatë absurde për një lojtar profesionist i cili deri pak muaj më parë kishte pretendime që të transferohej në kampionatin Italian shkruan Panorama Sport.

PAOK, i cili zotëron kartonin e lojtarit, është i informuar për këtë situatë, por nuk mund të bëjë asgjë deri në dhjetor, kur mbyllet pjesa e parë e kampionatit në Republikën Çeke.

Futbollisti është dhënë me të drejtë huazimi deri në fund të sezonit dhe Viktoria Plzen mund të vendosë ta mbajë atë deri në qershor.

de-biasi-kace

Probleme me De Biasin? Ja pse nuk grumbullohet Kaçe

Ish-kapiteni i Kombëtares, Altin Lala më në fund ka thyer heshtjen në lidhje me situatën e Ergys Kaçes në Kombëtaren tonë. Në një intervistë për “Panorama Sport”, ai ka prekur edhe çështjen e mesfushorit të Viktoria Pëlzen.

Periskopi.com Sporti

Ish-kapiteni i Kombëtares zbulon se Kaçe gjatë grumbullimeve me kuqezinjtë nuk angazhohet maksimalisht, dhe kjo sigurisht që nuk i pëlqen De Biazit që është shumë kërkues.

“Kaçe është lojtar i mirë dhe me talent. Për këtë jemi dakord të gjithë, por ka një problem: Kaçe nuk stërvitet maksimalisht dhe në përgatitjet e Kombëtares. Kur e sheh, të duket sikur e kanë sjellë me zor. Ai e di që De Biazi është shumë kërkues dhe nuk mjaftohet vetëm me atë që një lojtar bën me ekipin e tij.

Ai duhet të punojë më shumë dhe t’i japë “gaz” gjatë grumbullimeve për të treguar se e meriton formacionin. Trajneri është ai që vendos dhe lojtarët duhet të shkojnë në anën e tij. Ai ka zgjedhje të shumta dhe mund t’i zëvendësojë të gjithë lojtarët.

Ndoshta do ta gjejë gjuhën e përbashkët dhe të kthehet. Pastaj De Biazi nuk do qëndrojë edhe për 10 vite. Dua të them që në futboll të gjithë e kanë të detyruar vrapimin. Vetëm tre lojtarë përjashtohen nga kjo: Ronaldo, Mesi dhe Ibrahimoviç”.

kace-debiasi

Kaçe largohet nga Kombëtarja?

Armand Duka, kreu i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka folur për përplasjen e fundit mes Gianni de Biasit dhe Ergys Kaçes

Periskopi.com Sporti

Pas këtij fërkimi, Kaçe nuk e ka përjashtuar mundësinë e qëndrimit te Kombëtarja derisa De Biasi të jetë në krye të Kuqezinjve.

Në intervistën e dhënë për emisionin “Natë me Xhaxhiun” në “News 24”, presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF), Armand Duka e ka pranuar se mesfushori mund të largohet nga ekipi.

“Ka diçka të vërtetë. Nuk është gjithçka e pavërtetë në atë që është raportuar. Media, ndoshta edhe për faktin që ka pak aktivitete, lajmin e nxjerr vetëm nëpërmjet këtyre futbollistëve. Megjithatë, është e vërtetë. Nuk besoj se ka një futbollist në botë, nuk ka asnjë sipas meje që të presë me kënaqësi atë vendim të trajnerit për të qëndruar në tribunë. Sidomos në Kombëtare, ku futbollisti vjen për të luajtur dhe për të treguar talentin”, ka deklaruar ai.

“Një nga këto është edhe Kaçe, që është talent i madh. Ia kam thënë Ergysit edhe De Biasit. Gjithsesi, trajnerë të ndryshëm, duan lojtarë të ndryshëm. De Biasi nuk e ka preferuar shumë atë lojtar, por nuk mund të them që ka pasur konflikt. Trajneri e ka thirrur për ta sqaruar teknikisht pse duhet të ishte në tribunë. Ai është lojtar shumë i mirë. Një kualitet shumë i mirë dhe jam i bindur që do ta ndihmojë Kombëtaren në të ardhmen”, ka theksuar ai.

kace2

Kaçe: Nuk luaj për Kombëtaren për sa të jetë De Biasi

Ergys Kaçe ka përplasje të thella me De Biazin dhe nuk është rastësi që një nga mesfushorët më të mirë të Kombëtares përfundoi në tribunë në ndeshjen me Spanjën.

Periskopi.com Sporti

Një ditë pas ndeshjes, “Panorama Sport” intervistoi futbollistin dhe ai tekstualisht shfaqi pakënaqësinë që trajneri e kish nxjerrë edhe jashtë listës rezervë, duke thënë:

“Nuk e kuptoj trajnerin. Nuk e di pse më ka lënë jashtë”. Një ditë më pas, gjithnjë me mendimin në kokë se Kaçe është një ndër lojtarët më cilësorë dhe mbi të gjitha me një të ardhme të garantuar, gazeta u interesua në burime të ndryshme pranë ekipit përfaqësues dhe rezultoi se Kaçe kish pasur një debat verbal fillimisht me trajnerin e më pas kur kish mësuar se do të përfundonte në tribunë, kish dashur të merrte rrobat e të ikte nga grumbullimi ende pa u luajtur ndeshja me Spanjën.

Burime të ndryshme të gazetës e konfirmuan këtë fakt dhe më pas gjithçka u pasqyrua në gazetë. E, megjithatë, gazeta komunikoi edhe me vetë lojtarin në orën 17:57 të ditës 10 tetor 2016, i cili gjithashtu konfirmoi se kish përplasje me trajnerin dhe me shumë mundësi derisa të ikë ky trajner (De Biazi) nga Kombëtarja, ai nuk do kthehej më. Pasi u interesua për lajmin në disa burime dhe pasi mori edhe vetë konfirmimin e lojtarit, gazeta publikoi artikullin e ditës së djeshme me titull: “Kriset me trajnerin, Kaçe nuk vjen më në Kombëtare”.

mesazhet

kace2

Kaçe mohon zërat për largimin e tij nga kombëtarja e Shqipërisë

Mesfushori Ergys Kaçe ka reaguar përmes rrjetit të tij social në Facebook duke mohuar kategorisht zërat rreth largimit të tij të mundshëm nga kombëtarja kuq e zi.

Periskopi.com Sporti

Mbas ndeshjes me Spanjën është folur për një mos marrëveshje ndërmjet Kaçes dhe Giani De Biassi.

“Dua të përgënjeshtroj një lajm të nxjerrë nga mediat për largimin tim nga kombëtarja shqiptare si shkak mos përputhje me trajnerin tonë Gianni De Biasi. Ky lajm nuk është aspak i vërtetë”, ka shkruar Kaçe.

 

Ai më tutje ka thënë se, “kurrë nuk do të largohesha nga kombëtarja e Shqipërisë, për asnjë lloj arsye”.

DE BIASI

De Biasi përjashton futbollistin e Kombëtares

Trajneri i Shqipërisë, Gianni de Biasi ka përjashtuar nga banka rezervë mbrëmë mesfushorin Ergys Kaçe.

Periskopi.com Sporti

Kjo ndodhi pas një mosmarrëveshje mes të dy personave në fjalë, ndërsa raportohet se italiani ka humbur durimin ndaj talentit të Viktoria Plzen, dhe e ka urdhëruar atë të ulet në tribunat e stadiumin. /Periskopi.com