12994423_10209456853529275_4281867271834767121_n

Pak orë para se të vdisnin, shoku i Ergit kishte nxjerrë në shitje motorin që ua mori jetën

Mbrëmë nga aksidenti tragjik në Tiranë humbën jetën dy të rinj.

Periskopi.com Lajme

Këngëtari Ergi Dini 22 vjeç dhe Klejdi Halili 21-vjeç.

Vdekja e dy të rinjve erdhi si pasojë e humbjes së kontrollit dhe përplasjes me motor. Të rinjtë janë dërguar menjëherë në spital, por nuk kanë mundur t’u shpëtojnë plagëve të marra.

Pak minuta më pas “JetaOshQef”, zbuloi se motori i cili u mori jetën dy të rinjve sonte, pikërisht sot ishte nxjerrë në shitje nga 21-vjeçari Klejdi Halili në orën 14:57.

Klejdi në përshkrimin e motorit, kishte njoftuar sot se ai është në gjendje shumë të mirë.

ergi-barbana

Ergi Dini që vdiq mbrëmë, ishte vëllai i kengëtares Barbana Dini

Ergi Dini këngëtari 22-vjeçar që humbi jetën në aksidentin tragjik në Tiranë bashkë me shokun e tij Klejdi Halili,  është vëllai i këngëtares së njohur shqiptare Barbara Dini.

Periskopi.com Lajme

Vëlla e motër sapo ishin kthyer nga një udhëtim i tyre në Itali ku pak orë më vonë Ergi gjeti vdekjen.

Barbana me dhimbje të madhe ka shkruar  në Facebook  për vdekjen e vëllait.

“Faleminderit te gjithëve për ngushëllimet edhe pse për ne s’ka ngushëllim! Ju lajmëroj se varrimi behet ne ora 15.30 ne Shkodër!”, shkruan këngëtarja.

I dhimbshëm është fakti se 3 orë përpara se Ergi Dini të mbyllte sytë përgjithmonë u lajmërua për të gjithë fansat e tij në Facebook-un e Ergit se së shpejti ai do të sillte një projekt të ri muzikor.

ergi

Babai i Ergi Dinit, lajmin për vdekjen e të birit e përcjell me një poezi prekëse

Lajmi i hidhur për ndarjen nga jeta në mënyrë të papritur në një aksident fatal me motor për 22 vjeçarin Ergi Dini dhe shokun e tij Klajdi Halili, 21 vjeç në Tiranë, i ka prekur të gjithë.

Periskopi.com Lajme

I ati i Ergit pak më parë ka njoftuar për të gjithë të afërmit e tyre lajmin e hidhur në rrjetet sociale, por ajo çka bie në sy është edhe një poezi për çastin më të keq, vdekjen.

“Ju njoftojmë se mbrëmë si rrjedhojë e një aksidenti fatal. U nda nga jeta, djali jone Ergi Dini. Varrimi bëhet ne ora 15.30. Familja e Dashamir Dinit, Shkodër”, shkruani ati, Dashamiri.

Ndërkohë që më poshtë është poezia e të ati të Ergit, shkruar një ditë para ngjarjes tragjike për të birin.

ÇAST I KEQ

Vdekja më vështron

me sytë tuaj…

Retë dhe pulbardhat

digjen nga perëndimi.

Mbi buzët tuaja

prej lamtumire,

më pret puthja e fundit.

Hëh!

Trendafilat prej gjaku të urrejtjes,

do thahen në parvazin e horizontit.

Unë presi veshur me smokingun e zi te muzgut,

të takoj ditën tjetër…

 

Dashamir Dini

ergi-dini

Këngëtari Ergi Dini humbi jetën mbrëmë në aksidentin në Tiranë

Njëri nga dy të rinjtë që humbën jetën në mbrëmjen e shkuar tek Blloku në Tiranë, është fituesi i spektaklit të talenteve X Factory, që prezantohet nga Alketa Vejsiu.

Periskopi.com Lajme

Ergi Dini, 22 vjeç, bashkë me shokun e tij, dolën jashtë rrugës kur drejtuesi i motoçikletës humbi kontrollin, për të vdekur vetë 15 minuta më vonë.  Ndërkohë Ergi kishte filluar karrierën e tij muzikore, dhe një prej këngëve të tij është në publikimin më poshtë. Zëri i tij po cilësohej si mjaftë i veçant dhe pritej që karrierën muzikore ta kishte përpara suksesshëm .