erandalibohova-780x439

Eranda Libohova në konkurs bukurie? (Foto)

Këngëtarja Eranda Libohova ka pak ditë që ka prezantuar këngën e saj më të re “Në zemër të mbaj” në bashkëpunim me artistin Xhesi, me të cilin konkurron në “Kënga Magjike 2016”.

Periskopi.com Limonada

Ajo i pëlqen shumë edhe rrjetet sociale, dhe nuk heziton që herë pas here të publikojë postime të ndryshme për të qenë kështu sa më afër fansave.

Së fundmi, këngëtarja ka publikuar disa fotografi në Instagram Story, ku është shfaqur në prapaskenën e spektaklit “Miss Globe 2016”, gjersa ka inçizuar modelet që po bëheshin gati për daljen e tyre në skenë.

Eranda Libohova në prapaskenën ku po zhvilloheshin përgatitjet për “Miss Globe”.

Eranda ka qenë e ftuar në këtë organizim për të kënduar, ndërse prezenca e saj në prapaskenën e vajzave, ku po zhvilloheshin përgatitjet për ecjen në sfilatë, ka ngritur dyshimet se modelingu është njëra ndër fushat që parapëlqen edhe këngëtarja Libohova, përderisa ka publikuar këto imazhe. /Telegrafi/