Enver Hoxhajt ia larguan posterin pas paralajmërimit, mund të dënohet (Foto)

Periskopi.com Lajme

Shoqëria civile ia arriti qëllimit, ia hoqi Enver Hoxhajt posterin.

Një poster i madh i vendosur në objektin e Kino Lumbardhit në Prizren ditë më parë është larguar pas presionit nga shoqëria civile.

Hajrulla Çeku i cili reagoi ditë më parë, e quajti idiot dhe i tha se posteri nuk vendoset në objektet e trashëgimisë kulturore dhe i tha se nëse nuk e largon ai vet do ia largojnë vet shoqëria civile.

Të martën posteri është larguar.

Ende nuk dihet nëse është bërë nga Drejtoria e Inspektorëve apo nga stafi i Kino Lumbardhit, sepse Këshilli i Trashëgimish Kulturore i Qendrës Historike të Prizrenit u ka shkruar Drejtorisë së Inspektorëve që ta largojnë atë poster. Apo edhe vet partia, kur dihet se mund të dënohen.

Në letrën e tyre, në fund, rekomandojnë që nëse inspektorët nuk e bëjnë këtë, atëherë le ta bëjnë stafi i Kino Lumbardhit.

“Sot, 6 Qershor 2017. Prizren.

Çlirimi i dytë i Kino Lumbardhit.

Përvjetori i parë i vdekjes së Xheneta Gashit.

Përpjekja qytetare për Prizrenin nuk do të ndalet”, ka shkruar Çeku.

Pak ditë më parë, një koleg i Hoxhajt, Bekim Haxhiu është dënuar 1 mijë e 200 euro pse vendosi një poster në objekt publik.

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa PZAP e ka bërë shumë të qartë se nuk lejohet asnjë material reklamues në institucione publike, dhe jo sidomos në objekte të institucioneve arsimore.

Mbetët të shihet nëse Hoxhaj do dënohet për këtë./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Enver Hoxhaj i entuziazmuar në tubime kur nuk po i bëhen më shumë se 50 qytetarë

Periskopi.com Lajme

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj po shpreh entuziazëm të madh në Faqen e tij në Facebook për tubimet e fushatës ku nuk po i shkojnë as nga 100 qytetarë.

Hoxhaj i cili qe dy mandate mbanë pozitën e Ministrit të Punëve të Jashtme e që njihet për dhjetëra punësim të paligjshme në këtë ministri e në stafin diplomatik, është duke bërë fushatë ndaras nga, Kadri Veseli dhe kandidatët tjerë të koalicionit me PDK-në, AAK e Nisma, shkruan Infokusi.com

Por nga fushata e tij, kryesisht në rrethinën e Prizrenit e Suharekës po shihet se mbështetja elektorale është minimale.

Nga fotot e shpërndara në FB shihet se në asnjë tubim nuk ka arritur t’i këtë as 100 mbështetës.

Kryesisht takimet e Hoxhajt e që njihet ndryshe edhe me nofkën ‘Burdushi i PDK-së’, janë nëpër klasa, salla të vogla që të duken që janë të mbushura por në fakt nëse numërohen pjesëmarrësit që shihen në foto nuk e kalojnë numrin 100.

Ndryshe, Hoxhaj është duke shpenzuar edhe para të majme në FB ku secilin postim e ka të sponzorizuar.

Më poshtë mund t’i shihni disa nga fotot e takimeve të Hoxhajt me elektoratin e tij.

 

Reklamë
Reklamë

Dhëndrit të ministrit Hoxhaj, shteti ia paguan edhe sapunët (Dokument)

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj thuhet se nuk i lë të heqin keq të afërmit e tij në misione diplomatike. Gazeta Fjala ka siguruar dëshmi se konsullit të Kosovës në Milano të Italisë, Lavdim Morinës, përveç pagës i paguhen edhe shpenzimet e nevojave të luksit, si shampo për flokë, sapunë, e kremëra për trup.

Morina sipas dëshmisë së një burimi të Gazetës është dhëndër i ministrit Enver Hoxhaj.

Ndërkaq, fatura e blerjeve në dyqanin “Risparmio Casa”, në Milano për nevoja personale, në vlerë prej 67.81 euro, mbanë vulën e Republikës së Kosovës, si dëshmi për aprovim të shpenzimeve.

Gazeta Fjala posedon dokumentin ku shihet se pagesa është bërë me 8 dhjetor të vitit të kaluar me kartelë në ora 17:24.

Bazuar në të dhënat e siguruara dyshohet se kjo pagesë është bërë nga Morina edhe pse një gjë e tillë nuk parashihet me asnjë akt ligjor apo nënligjor.

Por, duket se kjo nuk është diçka e re për diplomacinë kosovare.

“Sipas hulumtimeve atyre përpos pagave dhe beneficioneve të larta si shpenzimet e banesave, biletat e fluturimeve për pushime, sigurimet shëndetësore, mobilimet e banesave, shpenzimet e telefonave etj., u mbulohen edhe shpenzimet e nevojave dhe luksit ditor, si shampona flokësh, zbutës për larje rrobash, detergjent, body lotion, sapunë të ndryshëm etj”, i ka thënë Gazetës Fjala ky burim, duke treguar për privilegjet që gëzojnë të afërmit e ministrit Hoxhaj.

Ndryshe thotë se diplomatëve jo të afërm me kabinetin e të parit të MPJ-së nuk i aprovohen as shpenzimet e domosdoshme të parapara me ligj.

“Pavarësisht faktit se termi diplomat në një botë normale nënkupton ajkën e ajkës së një shoqërie, në Kosovë kjo çështje ka devalvuar deri në atë nivel, saqë diplomacinë tonë sot e përbëjnë të paaftit për të gjetur punë, abuzuesit me detyrën zyrtare dhe të dështuarit, mjafton të jesh familjar apo i afërt me ministrin Hoxhaj dhe kabinetin e tij”, thotë ky burim.

Gazeta Fjala, ka kërkuar që nga java e kaluar sqarime nga Ministria e Punëve të Jashtme lidhur me lidhjen familjare të ministrit Hoxhaj me konsullin e Kosovës në Milano të Italisë, Lavdim Morina, por nuk ka marrë ende përgjigje.

Ky nuk është skandali i vetëm i MPJ-së

Kjo ministri është përballur edhe në të kaluarën me skandale të cilat u cilësuan si “zbehje të imazhit të përfaqësuesve diplomatikë të Republikës së Kosovës”.

Në vitin 2013, Urtak Hamiti, ishte shkarkuar nga posti i diplomatit në Kroaci pas skandalit diplomatik, i cili në gjendje të dehur është gjetur se kishte dëmtuar pronën e qytetarëve kroatë dhe veturën.

Enver Hoxhaj, që mbante postin e ministrit të Punëve të Jashtme edhe më 2013, kishte marrë vendimin për suspendimin e tij. Vendimi e obligonte Hamitin që të kthehej në Kosovë dhe të punonte në një post më të ulët në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Po ashtu, vendimi i Hoxhajt i pamundësonte Urtak Hamitit që brenda dy vjetësh të angazhohej në poste diplomatike.

Hamiti, djali i nënkryetarit të LDK-së Sabri Hamitit ishte punësuar në ambasadën e Kosovës në Kroaci, në vitin 2010. Atë kohë, ministër i Punëve të Jashtme ishte Skënder Hyseni i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Reklamë
Reklamë

MPJ: Mashtrim dhe tendencioz lajmi se të armatosur nga Kosova po shkojnë në Maqedoni

Periskopi.com Lajme

Ministria e Punëve të Jashtme përgënjeshtron shkrimet e ditëve të fundit në mediat serbe, për gjoja futjen e grupeve të armatosura nga Kosova në Maqedoni.

MPJ mbështetur në informatat e siguruara nga institucionet e sigurisë, informon se shkrimet e disa ditëve të fundit janë të pavërteta, qëllimkëqija dhe tendecioze që kanë për qëllim destabilizimin e rajonit. Ato janë pjesë e një fushate të lajmeve të rrejshme që kanë për synim dëmtimin e imazhit të Kosovës.

Çdo tentativë, e kujdoqoftë, për të paraqitur Kosovën si gjenerator të destabilitetit dhe pasigurisë, është tendencioze dhe me prapavijë për të realizuar agjendat të cilat kanë për synim destabilizimin e rajonit dhe pengimin e proceseve euro-atlantike, për të cilat Kosova dhe qytetarët e saj janë të orientuar.

Këto tendenca, për ta prezantuar Kosovën vend jo stabil dhe të pasigurtë, kanë për qëllim krijimin e një pamje negative për shtetin tonë jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe përpjekje për të goditur interesat vitale sikurse janë zhvillimi ekonomik, investimet e huaja, partneriteti rajonal, njohjet e reja dhe karakterin demokratik dhe shumëetnik të Kosovës.

MPJ siguron qytetarët dhe partnerët e saj se Policia e Kosovës dhe institucionet e sigurisë, vazhdimisht janë proaktive me masa dhe veprime konkrete në tërë territorin e vendit me qëllim të ofrimit të sigurisë dhe të garantimin e stabilitetit të vendit.

Falë këtyre angazhimeve dhe profesionalizmit të treguar të institucioneve të sigurisë ndër vite, sot Kosova nuk është vetëm konsumues i sigurisë dhe stabilitetit por edhe një aktor i përfshirë rajonal dhe ndërkombëtar.

Krahas shumë aktiviteteve operative, Policia e Kosovës në kuadër të procesit të Menaxhimit të Integruar të Kufijve, ka një bashkëpunim të shkëlqyer ditor me autoritetet përgjegjëse të Maqedonisë përgjatë brezit kufitar dhe realizon takime të rregullta edhe me prezencën e trupave të KFOR-it. Si rrjedhojë, asnjëherë nuk janë ngritur shqetësime të tilla përkitazi me shkrimet e rrejshme të mediave serbe pas të cilave qëndron politika zyrtare e shtetit serb.

Qeveria e Kosovës dhe institucionet e sigurisë vazhdojnë të jenë të përkushtuara në përmbushjen e misionit të tyre për siguri dhe stabilitet në Kosovë, si dhe janë në partneritet të vazhdueshëm me shtetet e rajonit e më gjerë për adresimin e rreziqeve të mundshme në Kosovë apo në rajon.

Reklamë
Reklamë

Hoxhaj takime në Kongres, miqësia me Amerikën e përjetshme

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar në Washington Kryetarin Komisionit për Politikë të Jashtme të Kongresit Amerikan, Ed Royce dhe zëvendësin e tij, kongresistin Eliot Engel, të cilët i ka falendëruar për përkrahjen ndaj Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Hoxhaj i ka informuar miqtë e Kosovës për progresin e viteve të fundit, por njëkohësisht edhe sfidat që ka përpara për të kompletuar shtetësinë të cilat Kosova mund t’i tejkalojë vetëm me ndihmën e miqve sikurse janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova është e bekuar me miqtë amerikanë që ka në të gjitha nivelet e administratës në Washington. Kjo përkrahje ndihet çdo kund dhe është e përjetshme. Ne do të vazhdojmë ta kultivojmë për ta thelluar edhe më tej”, ka thënë Hoxhaj pas takimit.

Gjatë qëndrimit në SHBA, në ditën e fundit të vizitës, Hoxhaj ka takuar edhe Kryetarin e Komisionit për Inteligjencë të Senatit, Richard Burr, me të cilin ka diskutuar për sfidat globale të sigurisë dhe nevojën e vazhdueshme për të pasur vëmendjen e shtuar të SHBA-së në rajon.

Po ashtu, ministri Hoxhaj ka mbajtur edhe një ligjeratë para një audience ekspertësh të përzgjedhur të Ballkanit dhe Evropës në Atlantic Council ku ka folur për sfidat historike të rajonit nga perspektiva e Kosovës.

Reklamë
Reklamë

Hoxhaj: Kosova dhe Japonia po e thellojnë bashkëpunimin ekonomik

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot ambasadorin japonez jo rezident për Kosovën në Vjenë, Kiyoshi Koinuma.

Periskopi.com Lajme

Duke e falënderuar për përkrahjen e vazhdueshme që Japonia e ka ofruar në shtetndërtimin e Kosovës, ministri Hoxhaj ka theksuar se dy vendet po e thellojnë bashkëpunimin ndërmjet me tyre me qëllim të forcimit të marrëdhënieve bilatarele duke përfshirë këtu bashkëpunimin ekonomik por dhe në fusha të tjera të interesit të dyanshëm.

Në këtë drejtim ambasadori japonez Kiyoshi Koinuma, në emër të Qeverisë së tij gjatë qëndrimit në Kosovë, së fundmi ka nënshkruar disa kontrata me përfaqësues të nivelit lokal me qëllim të realizimit të projekteve të tyre komunale në interes të qytetarëve të Kosovës.

Reklamë
Reklamë

Hoxhaj: Marrëdhëniet me Malin e Zi të shkëlqyeshme, pa pretendime territoriale të ndërsjellë

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, e ka quajtur kredibil dhe shumë serioz raportin e Komisionit për matjen e territorit.

Periskopi.com Lajme

Ai këtë deklaratë e tha në mbledhjen e Qeverisë e cila është mbledhur në orët e pasdites ku akademiku Hivzi Islami ka prezantuar raportin për matje të territorit.

Hoxhaj tha se me këta kufij dhe me këtë territor Kosovën e kanë njohur 114 shtete, përcjell ksp.

Hoxhaj shtoi se marrëdhëniet mes Kosovës e Malit të Zi janë të shkëlqyeshme dhe se asnjëra nuk kanë pretendime territoriale ndaj njëra tjetrës.

Reklamë
Reklamë

Hoxhaj merr letra urimi nga homologët: Kosova ka ecur shumë përpara në nëntë vite pavarësi

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pranuar letra të shumta urimi nga homologët e tij me rastin e shënimit të përvjetorit të nëntë të pavarësisë së Kosovës.

Periskopi.com Lajme

I pari që e ka uruar Hoxhajn ka qenë Sekretari Amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i cili përmes një letre të dërguar ka vlerësuar progresin e Kosovës në këto nëntë vite.

“I gëzohemi progresit që Kosova ka bërë në ndërtimin e institucioneve demokratike dhe multietnike në këto nëntë vite të pavarësisë”, shkruan Tillerson, duke shtuar se ShBA e çmon miqësinë e fuqishme me Kosovën, e cila bazohet në aspiratat e përbashkëta për stabilitet, paqe e prosperitet për qytetarët.

Në adresë të kryediplomatit kosovar Hoxhaj kanë arritur urime edhe nga vendet e Evropës. Homologët nga Republika Çeke, Belgjika, Estonia, Lituania, Hungaria, po ashtu kanë vlerësuar arritjet e Kosovës në këto nëntë vite pavarësi, dhe kanë shprehur mbështetjen për Kosovën në rrugën e integrimeve Euro-Atlantike.

Ministri Hoxhaj ka pranuar letra urimi edhe nga homologët e vendeve të rajonit, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kroacia, si dhe nga Senegali në Afrikë.

Reklamë
Reklamë

Hoxhaj në takimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor: Këtë vit synojmë statusin e kandidatit

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë sot në takimin vjetor të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që po mbahet në Shkup, për të diskutuar për sfidat dhe proceset nëpër të cilat po kalojnë vendet e Ballkanit Perëndimor në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Periskopi.com Lajme

Ministri Hoxhaj më takimin ku i pranishëm ishte edhe Komisioneri Hahn, tha se Kosova këtë vit po synon të aplikojë këtë vit për statusin e kandidatit për anëtarësim në BE.

“Kosova po punon në agjendën evropiane të reformave dhe kur kjo të zbatohet do të aplikojmë për statusin e kandidatit. Ne jemi i vetmi vend në rajon i cili ende nuk është shtet kandidat për t’u anëtarësuar në BE dhe këtë gjë do ta bëjmë këtë vit”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj deklaroi se rajoni i Ballkanit gjendet në fazë të rëndësishme për shkak të sfidave të brendshme me të cilat ballafaqohet çdo shtet dhe kërcënimeve globale të cilat janë pjesë e realitetit rajonal. Ai theksoi se bashkëpunimi rajonal nuk duhet të shihet vetëm si proces teknik, por edhe si proces politik i domosdoshëm për përmirësimin e marrëdhënieve ndërshtetërore dhe të raporteve mes fqinjëve.

Kryediplomati kosovar tha se ajo çka njerëzit kanë nevojë në rajon është krijimi i vendeve të punës, mirëqenie ekonomike dhe modernizim.

Gjatë samitit, Hoxhaj ka takuar homologun e tij, ministrin e Jashtëm të Maqedonisë, Nikola Poposki dhe atë të Malit të Zi, Srdjan Darmanović, me të cilët ka diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror, duke vënë në pah marrëdhëniet e shkëlqyera të Kosovës me këto dy shtete fqinje./ Periskopi

 

Reklamë
Reklamë

 Enver Hoxhaj tregon se çka po përgatit Serbia

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka takuar sot Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme për t’i informuan në lidhje me raportet Kosovë-Serbi pas zhvillimeve të fundit.

Periskopi.com Lajme

 

Ministri Hoxhaj tha se veprimet e fundit të Serbisë në raport me Kosovën dhe rajonin janë qasje provokuese dhe nuk janë raste të izoluara. Hoxhaj tha se provokimet e Serbisë kanë qasje zinxhirore, ndërsa deklaroi se Serbia po përgatitet për skenarë të tjerë të provokimeve ndaj Kosovës.

“Qasja e Serbisë ndaj Kosovës dhe rajonit është qasje e provokimeve sistematike dhe nuk është aspak rast i izoluar. Provokimet sistematike të Serbisë nuk kanë mbaruar por ajo po përgatitet për më shumë skenarë të provokimeve ndaj vendit tonë dhe rajonit”, ka deklaruar Hoxhaj.

Reklamë
Reklamë

Hoxhaj takon Ashton: Kosova e palëkundur në orientimin e saj perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim ish-Përfaqësuesen e Lartëpër Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Evropian, Baroneshën Catherine Ashton.

Periskopi.com Lajme

Ministri Hoxhaj e falënderoi Baroneshën Ashton për kontributin e saj për Kosovën në procesin e integrimit evropian, ndërsa konfirmoi se Kosova është e palëkundur në orientimin e saj perëndimor.

Në takim, Hoxhaj foli për situatën aktuale dhe marrëdhëniet e acaruara me Serbinë. Hoxhaj tha se Serbia intensifikuar provokimet dhe qasjen agresive ndaj Kosovës. Ai deklaroi se Kosova do ta mbrojë sovranitetin e saj.

“Serbia ka nisur gamë të gjerë dhe intensive të provokimeve dhe një politikë agresive kundër Kosovës. Një sjellje e tillë është kërcënim jo vetëm për Kosovën, por për paqen në tërë rajonin. Por, pavarësisht se çfarë kërcënime do të vijnë nga Serbia, Kosova do t’u përgjigjet duke mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të saj”, deklaroi ministri Hoxhaj.

Reklamë
Reklamë

Hoxhaj thotë se Serbia me këto veprime po rrezikon dialogun

Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj duke folur në seancën e jashtëzakonshme për arrestimin e Ramush Haradinajt ka treguar të gjitha angazhimet e MPJ-së në lidhje me rastin Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se janë në kontakt të vazhdueshëm me Qeverinë franceze për mundësuar që Haradinaj të lirohet sa më shpejt.

Hoxhaj tha më tej se Serbia ka rikthyer logjikën e politikës së Millosheviqit.

E për këtë arsye Hoxhaj tha se për këtë kanë marrë veprime reciproke në raport me Serbinë. Ai ka përmendur vendimin për ndalimin e presidentit serb Tomisllav Nikoliq që të hyjë në Kosovë.

Reklamë
Reklamë

Opozita nuk beson se Hoxhaj do t’i sjellë 130 njohjet e premtuara (Video)

Përfaqësuesit politik opozitar janë shprehur skeptik në numrin e njohjeve, të paralajmëruara nga Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Periskopi.com Lajme

Hoxhaj paralajmëroi 130 njohje brenda dy vjetëve, për të cilat thotë se do t’i ndihmojnë Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, raporton TriburnaChannel.

Valdete Bajrami nga Nisma për Kosovën thotë se ministri Hoxhaj edhe vitin e kaluar kishte thënë se numri i njohjeve do të rritet por, sipas saj nuk ndodhi.

Përveç kësaj, ajo po kërkon edhe dorëheqjen e ministrit Hoxhaj nga ky dikaster, pas dështimeve në UNESCO dhe në organizata të ndryshme.

Reklamë
Reklamë

Hoxhaj në telefon me ministrin e jashtëm të Francës: Haradinaj lirohet shpejt

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me ministrin e Jashtëm të Francës, Jean-Marc Ayrault lidhur me rasatin e ndalimit të ish Kryeministrit të Kosovës dhe Kryetarit te AAK-së, Ramush Haradinaj dje nga policia franceze.

Periskopi.com Lajme

Ministri Hoxhaj e ka informuar në detaje homologun e tij francez për situatën e krijuar duke thënë se fletarrestimet  e Serbisë janë të papranueshme dhe jo valide për qytetarët e Kosovës.

Hoxhaj ka thënë se Haradinaj është i pafajshëm dhe përpjekjet e Serbisë janë të motivuara politikisht.

“Kam pasur një bisedë të gjatë telefonike me homologunt tim francez, ku i shpjegova situatën e krijuar dhe absurditetin e këtyre kërkesave të Serbisë që për ne janë të papranueshme. I kërkova mbështetje që z. Haradinaj të lirohet sa më parë dhe besojmë që kjo do të ndodhë. Telefonata është në vazhdën e angazhimeve intensive që po bëjnë institucionet e Kosovës, Ministria e Jashtme dhe shërbimi diplomatik për ta liruar z. Haradinajn” ka thënë Hoxhaj.

Reklamë
Reklamë

Edhe pas arrestimeve politike, Hoxhaj nuk do reciprocitet me Serbinë

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka thënë se veprimet e Serbisë janë lojëra te hapura për të tensionuar situatën raporton RTV Dukagjini.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, autoritetet e Kosovës janë në kontakte të vazhdueshme për të zgjidhur çështjen e ndalimit të Haradinajt.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Jashtme të Francës për rastin e ndalimit të kryetarit të AAK-së, z Ramush Haradinaj. Unë personalisht dhe me kolegët nga Qeveria po merremi me këtë situatë absurde prej ditës së djeshme dhe kam komunikuar tashmë edhe zyrtarisht se flet-arrestet e Serbisë janë të papranueshme. Kërkesat e Serbisë për arrestimin e shtetasve të Kosovës dhe ish-luftëtarët e UÇK-së është një thirrje e hapur për ta tensionuar situatën në Kosovë dhe Ballkan. Kërkesat serbe të motivuara politikisht për arrestimin e qytetarëve dhe lidershipit të Kosovës janë thirrje për të vepruar në mënyrë reciproke, gjë që Kosova më së paku e dëshiron. Ambasadat tona në Francë dhe institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje maksimale për ta liruar z.Haradinaj dhe tashmë diplomatët tanë edhe e kanë takuar atë personalisht”, tha Hoxhaj.

Reklamë
Reklamë

Hoxhaj-Vuçiqit: Po tregoni fytyrën e vërtetë të Serbisë

Enver Hoxha, ministri i Punëve të Jashtme i është bashkuar reagimeve në distancë të bëra nga kryeministri Isa Mustafa dhe kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Periskopi.com Lajme

Hoxhaj ka thënë deklaratat e fundit të Vuçiqit tregojnë fytyrën destabilizuese dhe anti-paqësore të Serbisë.

“Përpjekja e Serbisë për të manipuluar serbët e Kosovës që ti bojkotojnë institucionet e Kosovës tregon fytyrën e vërtetë dhe karakterin destabilizues dhe anti-paqësor që ka Serbia” ka shkruar Hoxhaj në profilin e tij Twitter.

Reklamë
Reklamë

Hoxhaj për investimet turke në Kosovë: Më shumë mit, se realitet

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë në Zona e Debatit në Klan Kosova se investimet e Turqisë në Kosovë, por edhe në Ballkan, më shumë janë mite, sesa një realitet.

Periskopi.com Lajme

Porse, sipas Hoxhajt, Turqia padyshim është një nga aleatët e fuqishëm të Kosovës.

“BE është partneri ekonomik më i madh i Kosovës. Shërbimet më të mëdha i kemi nga BE-ja, por edhe donatori më i madh.  Pastaj, pos SHBA-së, Gjermania është donatori më i madh”, ka thënë Hoxhaj, duke mohuar se vec Turqia investon në Kosovë.

“Nëse hymë me statistika, investimi më i madh ka qenë nga Sllovenia, kur është blerë IPKO. Prandaj investimet turke në Kosovë dhe në Ballkan më shumë janë një lloj miti, sesa një realitet”.

“Ne jetojmë në një botë të ndërvarur dhe unë s’kisha pasur problem për investimet kineze, indiane e japoneze. Por, këtu po flitet për debat ideologjik bardhezi”.

Hoxhaj ka siguruar se Kosova po shkon drejt Bashkimit Europian dhe në asnjë drejtim tjetër.

“Sot Kosova politikisht dhe rajoni është diçka që i takon vetëm pjesës perëndimore dhe orientimi i jonë pro-anëtarësimit është rikthim politik në Europë, ku kemi qenë histrokisht. Por, ne si shtet i pavarur na duhen miq dhe partnerë dhe Turqia gjithmonë e ka përkrahur Kosovën”.

“Turqinë nuk e shoh në një raport bardhezi, dhe ne s’kemi nevojë të jemi mes Turqisë e BE-së. Turqia është partner i rëndësishëm i Kosovës dhe një vend aleat”, pohoi Hoxhaj.

Reklamë
Reklamë

Hoxhaj takon ministrin e jashtëm hungarez, nis kapitull i ri i bashkëpunimit ekonomik

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur sot në takim zyrtar ministrin për Punë të Jashtme dhe Tregti të Hungarisë, Peter Szijjarto me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërshtetëror ekonomik mes Kosovës dhe Hungarisë, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Ministri Hoxhaj ka falënderuar ministrin hungarez për mbështetjen e vazhdueshme që i ka dhënë Kosovës në procesin e integrimeve, ndërsa ka përshëndetur transformimin e kësaj marrëdhënieje në bashkëpunim më të ngushtë në fushën e zhvillimit ekonomik.

Hoxhaj ka thënë se tërheqja e investimeve të huaja është ndër objektivat më të rëndësishme të qeverisë dhe miratimi i ligjit për Investime Strategjike, i cili ka krijuar lehtësira për investitorët e huaj në Kosovë, e bën Kosovën një destinacion edhe më të favorshëm për investimet e huaja.

“Pas propozimit të Qeverisë së Kosovës, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar Ligjin për Investime Strategjike. Çështja kryesore që ky ligj adreson është krijimi i lehtësirave për investitorët e huaj dhe tërheqja e investimeve të huaja në Kosovë. Këto lehtësira e bëjnë Kosovën një destinacion edhe më të favorshëm për investimet e huaja. Tashmë kemi një kalendar të aktiviteteve të përbashkëta ekonomike, sikurse themelimi i Komisionit të Përbashkët për Bashkëpunim Ekonomik dhe mbajtjen e Forumit Ekonomik mes dy vendeve tona vitin e ardhshëm”, ka deklaruar ministri Hoxhaj.

Gjatë vizitës së ministrit hungarez, pritet të nënshkruhen një sërë marrëveshjesh ndërshtetërore në fushën e bashkëpunimit ekonomik dhe të arsimit.

Ministri hungarez gjatë ditës së nesërme do t’i takojë krerët më të lartë të shtetit./ Periskopi

Reklamë
Reklamë

Reagim i ashpër i ministrit Hoxhaj në Varshavë, e krahason Daçiqin me Millosheviqin

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj është treguar i ashpër ndaj Ivic Daçiq gjatë një takimi të ministrave të Jashtëm të Vishegradit dhe Ballkanit në Varshavë të Polonisë.

Periskopi.com Lajme

Ai e ka krahasuar me Sllobodan Miloshevicin sjelljen dhe diskursin e Daçiqit në raport me Kosovën dhe përpjekjet e tij për ta penguar Kosovën në forcimin e shtetësisë dhe integrimit në BE.

“Unë fola për rikthimin e historisë. Por nuk e imagjinova ta shoh Daçiqin e rikthyer. E mbaj mend atë në vitet 90-ta kur ishte zëdhënës i Millosheviqit, i një regjimi që i ka bërë aq dëme Ballkanit dhe Kosovës. Është për keqardhje kur e shoh Ivica Daçiq si flet dhe sillet. Deshi apo jo, Kosova është e pavarur dhe do të jetë çdo herë e tillë” ka thënë Hoxhaj.

Dacic në fjalimin e tij më shumë ishte ankuar në BE-në se herë përpiqet ta trajtoj Kosovën si gjoja rast të veçantë, e në anën tjetër këtu në Varshavë e trajton si shtet. /Telegrafi/

Reklamë
Reklamë

Hoxhaj: BE e qartë, s’ka liberalizim vizash pa demarkacion (Video)

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, nga Brukseli për InfoBox të RTV Dukagjinit ka thënë se BE-ja mbetet e vendosur që Kosova ta bëjë përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi, para se të i jap dritën jeshile qytetarëve për zonën Shenghen.

Periskopi.com Lajme

Ai tha se mbetet të shihet për një momentum të ri politik në vend, për të parë nëse do të ketë mundësi ratifikimi të kësaj marrëveshjeje për demarkim.

“Ratifikimi i marrëveshjes për demarkim mbetet kusht. Ky ishte qëndrimi që u tha në takim. Ky ishte qëndrimi që u tha në konferencë për shtyp. Dhe ne duhet të shohim si elitë politike, si bartës të institucioneve, si bartës të partive politike, se çfarë forme t’i qasemi kësaj çështjeje dhe a do të ketë mundësi të krijojmë një momentum të ri që qytetarët e Kosovës të lëvizin pa viza”, tha Hoxha për RTV Dukagjini. /Telegrafi/

Reklamë
Reklamë