Premierë në ‘Billboard’ kënga e parë e këngëtares së re shqiptare, Enisa (Video)

Enisa debuton në Billboard me 'Burn this bridge'.

Periskopi.com Limonada

Këngëtarja e re me prejardhje shqiptare, Enisa Nikaj ka debutuar në muzikë në revistën më të njohur muzikore në botë.

Billboard kanë pasur premierë videoklipin e artistes, atë të këngës ‘Burn this bridge’, të cilën Enisa e ka publikuar para pak muajsh, shkruan lajmi.net.

“Enisa po largohet nga New York në videon e saj për këngën debutuese ‘Burn this Bridge’, që e kemi premierë eksluzive në Billboard”, shkruhet në artikullin për artisten 20-vjeçare.