As ZRrE nuk i di tarifat e reja që do t’i paguajnë bizneset nga 1 prilli

Zyrtarët nga Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike (ZRRE), kanë mbajtur takim sot me përfaqësues të bizneseve anëtarë të Odës Ekonomike të Kosovës (OEK).

Periskopi.com Lajme

Këta të fundit kanë kuptuar se nga një 1 prilli do të hiqen tarifat sezonale , ndërsa nuk kanë arrit të kuptojnë strukturën tarifore që duhet të paguajna për tarifat ditore dhe të natës.

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të bordit të ZRRE, Krenar Bujupi, ka thënë se nga 1 prilli një kategori e caktuar e bizneseve  kanë tregun e hapur dhe mund të zgjedhin furnizuesin.

Sipas tij në tregun e Kosovës përveç KESKO-it në treg janë edhe dy kompani furnizuese.

Bujupi megjithëse kishte ardhur për të ju treguar  për tarifat e reja që do të hynë në fuqi ai nuk qe në gjendje të saktësojë strukturën e re tarifore që duhet të paguajnë për tarifat ditore dhe të natës.

“Struktura tarifore për bizneset e përmendi Ymeri ka me qenë ditë edhe natë . DO të thotë e ulët dhe e lartë se tek ne për shkak të identifikimit e përdorim se gjatë ditës është më e gjatë . Do të thotë ka  një tarife të ditës një tarifë të natës. ….A bon me mi treg numrat. Ai ke qaty numrat. Nuk e di saktë . Për konsumator shtëpiak e dina saktë i ki 7 edhe 3,  për biznese i ke sa ..Propozimi është i hapur transparent do të thotë i publikuar … “, tha  Bujupi.

Bujupi po ashtu njoftoi se ZRRE i ka licencuar edhe dy kompani furnizuese të energjisë të cilat bizneset mund të i kontraktojnë.

“Sipas ligjit, çdo konsumator i biznesit i cili ka më shumë se 50 punëtorë apo ka më shumë se 10 milionë euro qarkullim vjetor ai duhet të dal në treg të hapur. Në treg të cilin nuk janë të rregulluara tarifat nga rregullatori. Për këtë çështje rregullatori i ka licencuar edhe dy operatorë përveç KESKO-se…. Me hyrjen në fuqi të ligjeve të reja rregullatori i ka licencuar kompaninë HEPIN dhe GSA-në. Janë edhe dy furnizues të rijnë të cilët janë licencuar me të cilët mund të lidhini kontrata për furnizim…”, tha Bujupi.

Bizneset kishin shumë kritika për mosfurnizim të rregullt me energji.  Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve, Brahim Selimaj, ka kërkuar të jepet  përgjegjësi  ndaj atyre që paguajnë energjinë elektrike,  por që të njejtën nuk e kanë.

Ai ka thënë se duhet të precizohet me ligj se cili është obligimi i KEDS-it ndaj konsumatorit.

Po ashtu Selimaj ka kërkuar të dijë edhe rreth investimeve në trafo dhe në infrastrukturën energjetike.

“Cila rregullore e parasheh që nëse e paguajmë energjinë elektrike a kemi mundësi minimale dhe a duhet të përgjigjet dikush ndaj neve , ndaj konsumatorëve . Posaçërisht ndaj prodhuesve të cilët kemi prodhues në Kosovë të cilët e kanë ndalë prodhimin . Një ndër ato është dhe kompania ime e cila nuk e shfrytëzon kapacitetin përpunues të vetin 20 përqind , cilësia e dobët dhe ndërprerja e energjisë elektrike….Si bënë me qenë një vjedhje flagrante nga ana e ish KEK dhe KEDS-it që matsogarfi përderisa ekziston  ora e energjisë elektrike . Unë po ju marrë një shembull ka kapacitete përpunuese për 50 kilovat në start e regjistron 150 kilovat. Ajo energji elektrike e cila duhet të shumëzohet për 30 ditë a thua a kemi ne aparaturë. …Ku ka në ekonomi të zhvilluar që në një trafo stacion i cili është i kyçur , është marrë leja për ndërtimin e një trafo s . Gjitha investimet që janë bërë në at trafo behet nga investitori edhe të tensionit të lartë edhe të trafo s edhe më në fund ajo çka është më e keqja duhet të përfundoj në xhepin e KEDS-it. “, tha Selimaj.

Ndërsa Fatim Halimi, nga kompania e ujit të Alpeve, tha se ndërprerja e rrymës ju ka shkaktuar dëme materiale në vlerë mbi 100 mijë euro. Për këtë ai thotë se i ka njoftuar organet kompetente, po askush nuk i ka dalë në ndihma.

Ne kemi probleme me ndërprerje  të rrymës ku vetëm vitin e kaluar kemi pasur dëme mbi 100 mijë euro . Qoftë në ambalazhe qoftë në makineri të cilën jemi të detyruar me ble vet. “, tha Halimi.

Ndërsa, Bujupi ka pranuar se është i njoftuar për të gjitha çështjet si ndërprerja e rrymës , por tha se gjendja me furnizim dhe me reduktime është më e mirë se sa ka qenë.

Kosova me çmimet më të lira të energjisë elektrike, në Evropë

Periskopi.com Video

Mësohuni t’i shmangeni shterimit të energjisë

Një ndër studimet e bëra kohët e fundit , ka zbuluar se 87 % e punonjësve , nuk ndihen të lidhur me punët e tyre. Mesatarisht 1 në 2 punëtorë, ndihen krejtësisht të shteruar nga puna që bëjnë. Nuk ekziston vetëm një kurë që të shërojë të gjitha llojet e shterimit të energjive. Le të shohim se cilat janë strategjitë më të mira me anë të cilave mund të përballesh, të trajtosh dhe parandalosh shterimin e energjive.

Periskopi.com Shëndeti

Gjej se çfarë është ajo gjë që të lodh kaq shumë

Shoqata për  Shkencën Psikologjike ka gjetur se shterimi i energjive vjen në tre forma të ndryshme,e secila prej tyre ka nevojë për zgjidhje të ndryshme.  Energjitë tona mund të shterojnë kur ndihemi të mbingarkuar, kur ndjejmë se nuk po zhvillohemi aq sa duhet, ose kur neglizhojmë punët që duhen bërë.

Fillo të shkurtosh gjërat dhe të thuash “jo”

Sa herë që thua po, duhet të dish se po i shton diçka tjetër  ditës tënde. Kjo do të thotë se do të  shpenzosh më shumë energji nga vetja dhe nga krijimtaria jote. Fillo të thuash jo.  Nëse ke shumë ide, fillo të vësh në jetë disa prej tyre dhe lëri të tjerat në një dosje për t’i punuar më vonë.  Nëse vuan nga mbingarkesa , fillo të vendosësh qartë oraret kur do të punosh. Vendosu t’u përgjigjesh e-maileve në kohë të caktuar. Fike telefonin, ose lëre diku ku nuk e sheh.  Do ta shohësh se nuk do të përmbyset bota.

Lër hapësirë për të kaluar një kohë kur nuk bën asgjë

Për të larguar presionin,  vendos që gjatë ditës tënde të kesh kohë të caktuar ku nuk do të bësh asgjë.  Kjo do të ndihmojë të ndjesh më shumë mirëqenie.  Mund të nisësh duke qëndruar vetëm në qetësi, apo të bësh pak gjumë,  ose një ecje. Merr një kohë të veçantë e të qëllimshme, për t’u ndalur pak, e për t’u larguar nga ekranet, teknologjia dhe format e tjera të komunikimit. Mos harro se vetëm 20 minuta gjumë mund të ndihmojnë për t’u rikuperuar.

Mos u bëj perfeksionit, por ji i arsyeshëm

Të përpiqesh që të të shtrydhësh nga vetja jote çdo pikë të produktivitetit,  çon në shterimin e energjive të tua. Është mirë që t’i vendosësh vetes tënde kufij. Nëse vazhdon që të sakrifikosh shëndetin tënd, mirëqenien tënde, marrëdhëniet e tua,  sepse kërkon të arrish standarde të pamundura, kjo do të çojë drejt sjelljeve të rrezikshme.  Madje kështu mund të përjetosh edhe zvarritjen e projekteve të tua.

Ndaji projektet në copëza më të vogla

Nëse kërkon që ta përfundosh një detyrë menjëherë, kjo mund të të shterojë energjitë.  Ta ndash projektin tënd në disa pjesë, duke vendosur limite kohore për secilën pjesëz, kjo do të thotë se do ta plotësosh atë në mënyrë shumë më të thjeshtë dhe shumë më të shëndetshme.

Kopac: Politizim edhe me furnizimin me rrymë në veri

Linja e interkonjeksionit 400 kilovolt Shqipëri - Kosovë është peng i një marrëveshjeje teknike për veriun e Kosovës e shndërruar qëllimisht nga pala serbe në ngërç politik.

Periskopi.com Lajme

Ndërkohë Komisioni Evropian po tenton të zgjidhë problemin e linjës, por me një kusht politik.

Kështu ka deklaruar të hënën, në Tiranë, drejtori ekzekutiv i Sekretariatit të Komitetit Evropian të Energjisë, Janez Kopac, ku ka prezantuar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese në Kuvendin e Shqipërisë, Raportin vjetor të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

“Serbët me shumë zgjuarsi bindën organizatën e transmetuesve evropianë (ENSO-E) të vinte kusht që veriu i Kosovës të furnizohej me energji nga një transmetues serb. Në këtë mënyrë u politizua një çështje mjaft teknike. Tashmë organizata e transmetuesve e di që kjo nuk qe një zgjidhje e mirë dhe po kërkon mundësinë për ta ndryshuar këtë marrëveshje, duke e hequr këtë kusht politik. Për momentin nuk mund të them se është gjetur një zgjidhje. Është një problem i madh që ne po përpiqemi ta zgjidhim me Komisionin Evropian dhe ENSO-E”, deklaroi në Tiranë Janez Kopac.

Tahiri: KOSTT-i bllokohet nga Serbia

Edita Tahiri si kryesuese e delegacionit të Kosovës në bisedimet për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, ka thënë për gazetën “Zëri” se moszbatimi i kësaj marrëveshjeje po i shkakton humbje të mëdha vendit nga operimi i operatorëve ilegalë serbë.

Periskopi.com Lajme

Tahiri ka thënë se Serbia prej pas luftës i shfrytëzon linjat e Kosovës për tranzacionin e energjisë, pra, sipas saj, Serbia kur transmeton energjinë në vendet e tjera e që kalon nëpër Kosovë duke i shfrytëzuar rrugët tona të energjisë. Ajo thotë se edhe Marrëveshja për Energjinë, përkatësisht fillimi i punës së KOSTT-it si operator i pavarur, është bllokuar nga Serbia tash e një vit e gjysmë. Por, ajo nuk ka treguar nëse ka paraqitur ketë shqetësim edhe një herë në Bruksel.

“Marrëveshja për Energjinë, përkatësisht fillimi i punës së KOSST-it si operator i pavarur, është bllokuar nga Serbia tash e një vit e gjysmë. Serbia që nga paslufta ka ndërhyrë në operatorin ilegal në fushën e energjisë në pjesën veriore të vendit dhe praktikisht qasja e operatorëve tanë publikë të energjisë në veri ka qenë e bllokuar për krejt këto vite. Pra, kur ne u japin energji konsumatorëve në veri dhe ata nuk na paguajnë neve faturat, por ua paguajnë operatorëve ilegalë kjo është dëmi i parë. Serbia prej pas luftës i shfrytëzon linjat tona për tranzacionin e energjisë, Pra Serbia kur transmeton energjinë në vendet e tjera e që kalon nëpër Kosovë i shfrytëzon rrugët tona të energjisë, nuk paguan qira, nuk komenton financiarisht shfrytëzimin e linjave transmetuese të Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Tahiri më tej ka shtruar se nëse Serbia dëshiron të përparojë drejt Bashkimit Evropian dhe t’i hapë kapitujt me Bashkimin Evropian, atëherë do t’i zbatojë marrëveshjet.

“Në dhjetor BE-ja vlerëson se a e ka zbatuar Serbia këtë marrëveshje dhe të tjerat e në kuadër të vlerësimit ajo e gjen se Serbia nuk i ka zbatuar marrëveshjet, atëherë bllokohet rruga e Serbisë drejt BE-së. Pra, Serbia është e kushtëzuar me këtë, por edhe ne jemi të kushtëzuar me zbatim të marrëveshjeve, mirëpo ne përgjithësisht i kemi zbatuar të gjitha” ka thënë Tahiri për gazetën. /Zëri/Telegrafi/

Gjysma e Kosovës në terr për 28 Nëntor

KEDS-i njofton të gjithë konsumatorët e energjisë elektrike se nesër nuk do të ketë rrymw në disa zona të Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Sipas KEDS-i këto ndërprerje do të jenë për shkak të mirëmbajtjes së rrjetit nëpër distrikte.

Ja njoftimi i plotë i KEDS-i

Ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte

Prishtinë

1.

Më 29.11.2016, ne NS 110/10(20 ) kV Prishtina 1 do të shkyçet:

Dalja 10 kV J10 Përparimi (10000005) prej orës 12:00 deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: KFOR-i Hungarez, Spitali Medikus, Tregu me Shumicë dhe Betonjerka.

2.

Më 29.11.2016, në NS 110/10(20 ) kV Prishtina 1 do të shkyçet:

Dalja 10 kV J23-Komuna e re (10000015) prej orës 12:00 deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Rekalitë, Komuna objektet e reja, Dogana, Kazerma Adem Jashari, Prroni i Njelmët, Mekanika, kontigjenti Portugez i KFOR-it, MAP-AKI dhe Ambasada Amerikane.

3.

Më 29.11.2016 në NS 35/10 kV Fushë-Kosova do të shkyçet:

Dalja 10 kV Udhekryqi kabllovik (10012002)  prej orës 08:00 deri në ora 12:00.

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ana e djathtë e qytetit të Fushë-Kosovës.

4.

Më 29.11.2016 në NS 35/10kV Besia do të shkyçet:

Dalja 10 kV Lluzhan (10013011) prej orës 12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet,pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Prugovci-1(te Villa Natyra, Verbovcët, Lupçi i Poshtëm, Vranidolli, Tenezhdolli dhe Kazerma e FSK-së në Vranidoll.

5.

Më  29.11.2016, ne NS 110/10 kV Prishtina 2 do të shkyçen:

Dalja 10 kV  Nr.22 Shaip Kamberi (11000005)  prej orës 12:00 deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dodona, Parku, Banesat Latif Kryeziu, rr.Bajram Curri, rr.1 Tetori, rr. Shaip Kamberi dhe rr.Robert Gajdiku.

6.

Më  29.11.2016 në NS 110/10(20)kV Prishtina 5 do të shkyçet:

Dalja 10 kV J27 Kodra e Trimave 5 (13000015) prej orës 12:00 deri në ora 16:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Kodra e Trimave (një pjesë) dhe Kodra e Trimave 5.

7.

Më 29.11.2016 në  NS 220/35/10 kV Podujeva  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Podujeva 3 (14000003) prej orës  12:00  deri në ora  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet,pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Te Tregu i shtazëve, Viadukti dhe Ina e Vjetër.

Dalja 10 kV Fshatrat 1(14000009) prej ores  08:00 deri në ora  12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Sekiraqa, Poterët, Qershijat, Kamerollët, Sekiraqa 1, Sekiraqa 2, Sekiraqa 3, Buricë, Gllamnik, Llapashtinë e Ulët.

8.

Më 29.11.2016   në NS 35/10 kV Fushë-Kosovë do të shkyçet:

Dalja 10 kV Albana (15018008) prej orës  12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet , pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:  Mesbardhi I, Mesbardhi II, Bardh i Vogël, Albana e Vogël, Sllatine e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët, FSK-ja.

9.

Më   29.11.2016 në NS 35/10kV Mazgit do të shkyçet:

 

Dalja 10 kV Shkabaj ( 15019002)  prej orës 08:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Shkabaj, Mazgit një pjesë, Obiliq një pjesë, Reforma dhe Al Petrol.

Prizren

1.

Më  29.11.2016  në NS 110/35/10 kV Prizreni 1 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Rahoveci ( 30000015)  prej orës  08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Euro Graniti, Atmaxha I, Atmaxha II, Tupeci I, Tupeci II, Tupeci III, Landovica, Tulltorja I dhe Tulltorja II.

2.

Më 29.11.2016 në NS 35/10kV Prizreni 4 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Bajram Curri (30033008) prej orës 12:00 deri  në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin rrugët: Kukësi, Xhevat Berisha, Sali Bytyqi, Mbreti Pleurat, Bajram Curri, Ëiliam Ëalker, bizneset afariste:”Afioni”, Etem-Trade”,”EULEX”,”Kuk-Komerc”,”Sharri Beton”dhe “Sharri Pllast”.

3.

Më  29.11.2016 në NS 35/10 kV Pirana  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Randobrava(30034010) prej orës 12:00 deri ne orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin fshatrat: Randobravë, Retije e Ulët dhe Retije e Epërme.

4.

Më   29.11.2016 në NS 35/10 kV Dikanca  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Brodi (30036003) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin: fshati Brod dhe bizneset afariste: N.P.T “Kuk Comerc”(Motel Argjena).

5.

Më 29.11.2016 në NS 110/10 kV Prizren 3 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Solidariteti (31000001) prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin rrugët: Solidariteti.

6.

Më   29.11.2016  në NS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet:

 

Dalja 10 kV Peqani (32000007) prej orës 12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet,pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Peqan, Sllapuzhan, Bllacë, Duhël, Nishor, Kosterrc, Breshanc, Semetisht, Gurthyesi Destani Peqan, N.T.P.Kroni Bllacë dhe Pompat e benzinës (Bes co etj).

7.

Më 29.11.2016 në NS 110/35/10 kV Theranda do të shkyçet:

Dalja 10 kV Budakova ( 32000008)  prej orës  08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pishina Solid, Reqani I, Reqani II, Dragaqine I, Qadraku I, Pompat e Ujit Mohlan, Greiqevci I, Buzhala I, Budakova II dhe Budakova.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

Ferizaj

1.

Më  29.11.2016 në NS 35/10 kV Vrelle do të shkyçet:

Dalja 10 kV Drenica (41048001) prej orës 08:00 deri ne ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mirena, Leletiqi, Bainca, Shale, Krojmir, Pjetershticë, Dugë dhe Karaqicë.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

2.

 

Më 29.11.2016 në NS 110/35/10kV Bibaj    do të  shkyçet:

Dalja 10 kV Drejtimi i Fshatrave (40000002) prej orës  12:00  deri në ora 15:00

 

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Sojeva, Merosala, Dardania dhe Zllatari.

Arsyeja e shkyçjes: dislokim i rrjetit 10kV nga traseja e Autostradës. Dislokim bëhet për nevojat e Bektell-Enka- Autostrada Prishtinë-Shkup.

Pejë

1.

Më 29.11.2016  në  NS 110/35/10kV Peja 1  do të  shkyçet:

Dalja 10 kV Radavci (50000004)  prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Novosella, Radavci, Brestoviku, Dogna dhe Jabllanica e Madhe.

2.

Më 29.11.2016  në  NS 35/10kV Peja 2  do të  shkyçet:

Dalja 10 kV Maja e zeze (50051007) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gjimnazi, Kisha Ortodokse, Lidhja rezervë TS-7/2, KFOR-i Italian, KFOR-i argjentinas.

3.

Më 29.11.2016 në NS 110/10 kV Peja 2 do të shkyçet:

Dalja 10 kV Dardania II ( 51000004)  prejë ores  08:00 deri në ora  12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pompa e Benzines Raushiq, Tregu Raushiq, Jasiqi2, Jasiqi1, Banja, Mulliri Jusaj, Molika, kontroll teknik Jakup Beqaj, Asfallti, Ideal Vokshi, Te Billepoja, Dardanija 2, Dardanija1, Dardania7 dhe Dardania 4.

Dalja 10 kV Lumi i Bardhë. (51000005) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Ibrahim Haxhitë, Lumbardhi.

4.

Më  29.11.2016  në NS 110/10 kV Klina do të shkyçet:

Dalja 10 kV Gremniku (52000011) prej orës  12:00 deri në 16:00

jatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gremniku, Dollci, Qupeva, Vlljaku, Dushi, Sferka, Perqeva, Rastoka, Kpuzi dhe Qeskova.

5.

 

Më  29.11.2016  në NS 35/10 kV Klina do të shkyçet:

Dalja 10 kV Jagoda (52056005) prej ores  08:00 deri në ora  12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: fshati Jagodë, Budisallcë, Stublla, Lutogllava dhe Tersteniku.

6.

Më 29.11.2016, në NS 110/10 kV Deçani  do te shkyçet:

Dalja 10 kV Strellci (53000004) prej ores 08:00 deri në ora 12:00

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin fshatrat: Isniq, Lebushë, Strellc i Epërm dhe Strellc i Ulët.

Dalja 10 kV Isniqi(53000008) prej ores 12:00 deri ne ora 16:00.

Gjate kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Ahmetgjekajt. Tishukajt. Mehmetaj, Mulajt, Kuklec, Osadautaj.Tahirsylaj, Rexhametaj dhe Osmanajt.

7.

 

Më 29.11.2016 në NS 110/10 kV Istog (Burimi)  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Istogu II (54000007) prej orës 08:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Qyteti, Dushkaja Bujupët, Dushkaja e Re, Dragulovc, Dubravë Ferma, Standardi, Shkolla fillore, Loshët, Banesat, Kuvendi komunal, Banesat 2, Motel Trofta, Spitali dhe Lugu.

 

Dalja 10 kV Istogu I ( 54000008) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Istogu i Poshtëm, Muzhevinë Arifaj, Muzhevinë Blakaj, Muzhevinë Gateri, Muzhevinë 1, Ukaj, Dragolevci I Ulët, Luga Kulla, Dragolevc Gateri, Shpatolli, Muzhevin Balaj Kabashte Tomoc, Sylaj Balaj LLuga, Istogu ETC, Muzhevinë Jahaj, Dragolevc e Reja.

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

Gjilan

1.

Më 29.11.2016 në NS 35/10kV Rrafshina (Viti)  do të shkyçet:

Dalja 10 kV Smira ( 61067006) prej orës  12:00 deri në ora 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Smira, Betonjerka Gentriti, Kabashi, Dobreshi, Cernovitë, Smirë Kulla dhe Smirë Depo.

 

Dalja 10kV Binqa ( 61067008) prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Gjatëkohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: fshati Mogillë, Kabash, Rafshinë, Bozovik, Shoshar dhe Debelldejë.

 

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

Mitrovicë

1.

 

Më 29.11.2016 në NS 35/10 kV Mitrovicë II do të shkyçet:

Dalja 10 kV Fidanishtja (71075003) prej orës 08:00 deri në orën 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesë:  Lagjja Fidanishtë.

 

2.

 

Më 29.11.2016 në NS 110/10 kV Vushtrria 2 do të shkyçet:

 

Dalja 10kV Tregu i Blertë (73000002) prej orës 12:00 deri në ora 16:00

 

Pa energji do te mbesin rrugët: Bedri Pejani,Kadri Zeka,Nexhip dhe Ferat Draga, Mic Sokoli, Adem Jashari, Gjergj Fishta, Lidhja e Lezhës, 22Maj, Alpet Shqiptare, Isa Boletini, Bajram Curri dhe Ramiz Sadiku.

 

Dalja 10 kV Qytet e Fshatra (73000003) prej orës  08:00 deri në ora  12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gjykata e Re, Kazerma 1, Zuqakë, Kosova Petrol, Sllatinë, Debërllukë 1, Debërllukë 2, Bajskë 1, Srekonica, Pasoma, Tërllabuq dhe Pompat Sllatinë.

 

3.

 

Më 29.11.2016 në NS 110/10 kV Skënderaj do të shkyçet:

 

Dalja 10 kV Runiku (74000005) prej orës 08:00 deri në ora 12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin fshatrat: Klinë e Mesme, Klinë e Epërme, Tërnac, Kuçicë, Kotorri, Qubreli, Vitak, Kostërc, Runikë, Bajë, Syriganë, Radishevë dhe Çitak.

 

Dalja 10 kV Tërnavci (74000012), prej orës 12:00 deri në ora 16:00.

Gjate kohës sa do te zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do te mbesin fshatrat: Klinë e Mesme, Klinë e Epërme, Kline e Ulët, Tërnavc dhe Kuçicë.

 

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.

 

4.

 

Më 29.11.2016 në NS 35/10kV Shupkovci  do të shkyçet:

 

Dalja 10 kV Shala (71074001) prej orës 12:00 deri në orën  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Reka, Tunelli i Parë, Kutllofci, Mazhiqi, Rashani, Terstena, Bare, Bajgora, Vidishiqi, Kovaqica, Kaqanolli, Rahova, Boletini, Zhazha, Vllahia, Zijaqa, Maxhera, Melenica, Dedia, Zabërgja dhe Selaci.

 

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljes 10 kV.

 

Gjakovë

 

1.

 

Më 29.11.2016  në NS 35/10 kV Gjakova I do të shkyçet:

 

Dalja 10 kV Ponosheci (80080006) prej orës  12:00 deri në orën  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Mejë, Rrypaj, Rracaj, Dallashaj, Sheremet, Korenicë, Guskë, Devë, Duzhnje, Babaj, Bokes, Nec, Ramocë, Shishman, Smolice, Popoc, Ponoshec, Morinë dhe Orize.

 

Më 30.11.2016  në NS 110/10 kV Gjakova 2 do të shkyçet:

 

Dalja 10 kV Ura e Terzive ( 81000004) prej orës  12:00 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kushavec, Ujëz, Fshaj, Rugovë, Muhader, Smaq 2.

 

3.

 

Më  29.11.2016  në NS 110/35/10 kV Rahoveci do të ketë shkyçet:

 

Dalja 10 kV Opterusha ( 82000010) prej orës 12:00 deri në orën  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Hoqë e Madhe, Zoqishti, Optrerusha, Brestovci, Hoqë e Vogël, Nagavci dhe Celina.

 

4.

 

Më 29.11.2016  në NS 35/10 kV Malisheva do të ketë shkyçet:

 

Dalja 10 kV Mirusha (82082002) prej orës  08:00 deri në orën  12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mirusha, Gurbardhi, Burimi, Lubizhda, Turjaka, Damaneku, Bubla, Panorci, Llapqeva dhe Mrasori.

 

Dalja 10 kV Dragabili ( 82082006) prej orës  12:00 deri në orën  16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dragabili, Maxharra, Astrazubi, Maralija, Kravasarija, Guriqi, Pagarusha, Shkoza dhe Janqishta.

 

Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljeve 10 kV.