KEDS

Importi i energjisë elektrike fryn faturat në Kosovë

Kohëve të fundit qytetarët janë ankuar se ka ngritje të çmimeve të energjisë elektrike dhe se faturat e tyre janë më të larta për dallim nga muajt e tjerë.

Periskopi.com Lajme

Adelina Murtezaj-Bajrami zyrtare për media në Zyrën e Rregullatorit për Energji, tregoi se në Kosovë nuk ka prodhim të mjaftushëm të ernegjisë dhe në raste kur ngritet konsumi i energjisë, e që ndodhë gjatë kohës se dimrit, ne detyrohemi të importojmë energji dhe kjo reflektohet në faturat e konsumatorve.

Ajo tha se problemi me tarifat  përsëritet çdo vit dhe kjo ndodhë kryesisht në kohën e sezonit dimërorë.

Rryma mungon

Kriza energjetike e kaluar në banalitet në Kosovë

Kosova që nga paslufta vazhdon të përballet me krizë të thellë energjetike. Për rrjedhojë, jo pak investitor potencial janë larguar nga vendi ynë. Ky telash ende i pazgjidhur po vazhdon ta pengojë zhvillimin ekonomik.

Periskopi.com Lajme

Pas një varg tentativash e analizash për të zgjidhur këtë problem, rreth një dekadë më parë u pa e udhës që përfundimisht të ndërtohet një termocentral i ri, pasi që termocentralet ekzistuese janë të vjetra dhe nuk mund t’i mbulojnë nevojat energjetike të vendit.

Mirëpo edhe 17 vjet pas luftës dhe 10 vjet pas planifikimit të ndërtimit të termocentralit të ri, Kosova vazhdon të përballet me të njëjtin problem.

Pala më e dëmtuar për shkak të kësaj krize besohet të jenë bizneset në vend të cilat vazhdimisht e kanë ngritur problemin e energjisë elektrike si problem kyç në pengimin e zhvillimit të biznesit vendor.

Ibrahim Rexhepi nga STRAS thotë se pa energji nuk ka zhvillim ekonomik.

“Përderisa nuk kemi prodhim të ri të energjisë elektrike nuk mund të llogarisim që çështja do të tejkalohet me potencialet e tanishme që i ka Kosova”, thotë ai.

Në anën tjetër Ministria e Zhvillimit Ekonomik insisto se gjithçka apo shkon në rregull me projektin.

“Nuk ka pengesa në mbarëvajtjen e projektit, por ka procedura që po zbatohen në përpikëri”, thuhet në përgjigjen tyre.

“Kosova e Re” pritet të fillojë së ndërtuari gjatë vitit të ardhshëm.