Automjeti i parë me energji diellore në Gaza

Në Gaza e cila për 10 vite po mbahet e bllokuar nga Izraeli dhe në të cilën nuk lejohet hyrja e shumë materialeve themelore u ndërtua automjeti i cili punon me energji diellore.

Periskopi.com Lajme

Palestinezët Jamal Al-Miqaty (23) dhe Khalid al-Bardawil (23), studentë të inxhinierisë në Universitetin Al-Azhar të Gazës, ndërtuan automjetin parë me energji diellore në kuadër të projektit të tyre të diplomës.

Al Miqaty në deklaratën e tij për (AA) tha se për realizimin e këtij projekti kanë hasur në shumë vështirësi.

“Për shkak të problemeve ekonomike nuk arritëm ti sigurojmë pjesët e nevojshme për ndërtimin e automjetit. Për këtë shkak përdorëm pjesë nga makina e vjetër, përderisa disa pjesë i prodhuam vet”, shtoi ai.