dermaku

24-vjeçari nga Kosova në shënjestër të klubeve italiane

Kastriot Dermaku është kthyer përsëri në qendër të vëmendjes.

Periskopi.com Sporti

Qendërmbrojtësi 24 vjeçar firmosi në fillimin e sezonit të kaluar me Empolin, me shpresën se do të gjente hapësira në radhët e kësaj skuadre dhe do të debutonte në Serinë A.

Por pasi kaloi një gjysmë sezoni pa zbritur asnjëherë në fushën e lojës, ai i dha lamtumirën kësaj skuadre, duke u huazuar te Pavia në janar, e më pas në verë te ekipi i Lukezes.

Me këtë të fundit, Dermaku ka treguar plotësisht vlerat e tij dhe sipas mediave italiane, lojtari ka filluar të tërheqë përsëri vëmendjen e disa klubeve të njohura në Serinë B dhe në Serinë A.

Edhe pse trajneri Martushelo i Empolit ishte i pavendosur nëse do të mbante apo jo futbollistin në grupin e skuadrës në këtë edicion, lëvizja e tij në verë ka rezultuar e duhura sepse falë vlerësimeve që ka marrë në 10 ndeshjet që ka luajtur në këtë sezon me Lukezen, emri i Dermakut ka përfunduar në bllokun e shënimeve të disa ekipeve me emër.

“La Gazzeta  Dello Sport” raporton se për mbrojtësin, kartoni i të cilit përllogaritet rreth 1 milion euro, mund të ketë kërkesa në janar, ose skuadrat e interesuara për të mund të presin deri në verë, kur ai do të jetë një lojtar i lirë pasi i përfundon kontrata me Empolin.

veseli2

Veseli mund të debutojë ndaj skuadrës së madhe

Mbrojtësi Federik Veseli është gati të debutojë me skuadrën e tij, Empolin.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare ishte grumbulluar javën e kaluar për ndeshjen kundër Lazios, mirëpo nuk ishte aktivizuar.

Tani, ai ka rastin të debutojë në sfidën ndaj kampionit në fuqi, Juventus.

Ai ka folur për përballjen me bardhezinjtë, për të cilën thotë se është ndeshje e vështirë.

“Ne duhet të bëjmë lojën tonë, të luajmë ashtu siç dimë, të mos humbim përqëndrimin dhe të mendojmë për veten”, tha Veseli.

“Duhet të kemi besim në aftësitë tonë. Ne luajmë në një mënyrë të veçantë pasi kështu mund të japim maksimumin dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë edhe në vijim. Juventusi është shumë i fortë, e dimë, por ne nuk duhet të mendojmë për ata, por vetëm për veten”, shtoi ai. /Periskopi.com