emini-1-780x439-735x400

Hajvalia bëhët me trajner të ri

Emin Bajrami do ta udhëheqë Hajvalinë pas largimit të Sunai Keçit.

Periskopi.com Sporti

Hajvalia nuk ka humbur kohë dhe është angazhuar për të gjetur pasardhësin e Keçit, duke e emëruar ish lojtarin e skuadrës, Emin Bajrami.

“Unë besoj fuqishëm në këta djem. Atyre iu ka humbur besimi dhe motivi. Unë i njoh shumicën dhe i di cilësitë. Do të mundohemi që të luftojmë për barazh dhe më pas s’do të diskutohet qëndrimi në elitë”, deklaroi Bajrami për “GazetaOlle.com”.

 

“E kam marrë ekipin në momentin më të vështirë duke parë gjendjen financiare dhe mungesën e lojtarëve, por unë do të mundohem ta shpëtojë Hajvalinë, sepse kjo skuadër nuk e meriton rënien nga Superliga”, shtoi ai. /Periskopi.com