hysaj

Zbulohet arsyeja pse Hysaj kërkoi zëvendësim ndaj Interit

Elseid Hysaj nuk mundi që të luante dje në mbrëmje më shumë se 60 minuta, duke i kërkuar trajnerit Sarrit që ta zëvendësonte.

Periskopi.com Sporti

Sipas mediave italiane, mbrojtësi i kombëtares sonë edhe para ndeshjes ishte në dyshim, por ai dje u zëvendësua për një arsye tjetër.

“Mediaset Premium” raporton se Hysaj kërkoi të linte lojën pasi ndiente dhimbje në stomak. Gjithnjë sipas televizionit italian, lojtari u kthye menjëherë në shtëpi.

Për fat të mirë, ky problem nuk pritet ta kushtëzojë Hysajn për transfertën e të martës kundër Benfikës.

hysaj

Sa janë gjasat që Hysaj të kalojë te Man Utd?

Rrjeti sportive ESPN bën me dijë se Elseid Hysaj mund të jetë në lëvizje drejt Old Traford.

Periskopi.com Sporti

Futbollisti i njohur shqipëtar mund të jetë një përforcim i mundshëm që në muajin janar për Manchester United, shkruan Albeu.

Ka një nevojë të dukshme për mbrojtës krahu cilësorë në ‘Old Traford’ dhe 22-vjeçari shqiptar do të ishte lojtari i duhur”, shpjegoi ai.

“Pasi është renditur mes mbrojtësve të krahut më të mirë në Serinë A me Napolin në sezonin e kaluar, Hysaj vazhdoi të shkëlqente me Shqipërinë në Europian.

Paraqitjet e tij i siguruan një kontratë të re me klubin me një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh, e vlefshme vetëm për klubet jashtë Italisë, transmeton oraneës.

Një lëvizje në janar do të ishte e parakohshme, por në verën e ardhshme të dy klubet mund të gjejnë një akord, shpjegoi eksperti i ESPN për transfere.

Ndërkohë, Hysaj nuk duket i shqetësuar nga këto zëra, por mendon vetëm për Napolin i cili barazoi pa gola ndaj Dinamos së Kievit dhe komplikoi kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampioneve.

Ndeshje e radhës e Napolit do të jetë në Portugali me Benfican, pas dy javësh, ku aty do të përcaktohet dhe fati i italianëve për sa i përket turit tjetër.

hysaj

Hysaj-Man Utd, lajm i madh

Aurelio De Laurentiis duket se ka qenë shumë largpamës kur vendosi një klauzolë largimi në kontratën e re të Elseid Hysajt.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha evropiane dhe së fundmi, në listën e admiruesve është shtuar edhe Jose Mourinho, i cili duket se synon ta afrojë te Manchester United.

Sipas të përditshmes italiane “Il Mattino”, klubi anglez ka filluar të interesohet seriozisht për lojtarin shqiptar pasi është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë.

Mendohet se oferta e parë do të jetë prej 30 milionë eurosh, një shifër rekord për një futbollist të kombëtares shqiptare të futbollit, por që gjithsesi nuk do të mjaftojë për të kënaqur Napolin.

De Laurentis ka vendosur një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh në kontratën e Hysajt.

Presidenti i Napolit shpreson që të hapet një ankand për mbrojtësin ku do të garonin edhe Chelsea dhe Bayern Munich.

hysaj

Ylli i Kombëtares: Duam të kualifikohemi

Ylli i Napolit, Elseid Hysaj, është shprehur optimist para ndeshjes me Izraelit.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares ka shprehur dëshiren e tij që të kualifikohet për botërorin Russia 2018.

Kombëtarja e Shqipërisë do të takohet me Izraelin në kuadër të grupit G.

“Është një ndeshje e vështirë. Izraeli është një skuadër e fortë, por ne po përgatitemi, të gjithë duam të fitojmë. E dimë që një skuadër shkon në ‘Play Off’ dhe objektivi ynë është të shkojmë në Rusi”, ka thënë Hysaj për Supersport.

“E dimë që është e vështirë, por do të mundohemi të bëjmë të pamundurën, diçka që e kemi treguar edhe me arritjen në evropian”, ka përfunduar mbrojtësi i Napolit. /Periskopi.com

hysaj

Hysaj te klubi i madh për 50 milionë euro?

Bayern Munich është duke shfaqur interesim për mbrojtësin e Kombëtares Shqiptare, Elseid Hysaj.

Periskopi.com Sporti

Fichajes shkruan se bavarezët e duan me çdo kusht 22-vjeçarin.

Madje, raporti sqaron se klubi nga Allianz Arena është i gatshëm të paguajë klauzolën e lirimit të shkodranit, e cila arrin shifrën e 50 milionë eurove. /Periskopi.com

kombetarja

United e do yllin e Kombëtares Shqiptare

Elseid Hysaj mund ta vazhdojë karrierën në një prej klubeve më prestigjoze të planetit, pavarësisht faktit se rinovoi me Napolin vetëm pak ditë më parë.

Periskopi.com Sporti

Një prej portaleve më të ndjekur në Britaninë e Madhe, “Shoot.co.uk” zbulon emrin e shqiptarit në listën e dëshirave të Jose Mourinhos.

Sipas tabloidit, mbrojtësi shkodran është objektivi i parë i portugezit për krahun e djathtë të mbrojtjes dhe ai do të kërkojë ta rrëmbejë nga Napoli që në muajin Janar.

“Hysaj është një nga mbrojtësit më të vlerësuar në futbollin italian”, shkruan tabloidi që shton se alternativa e 22-vjeçarit shqiptar është Florenzi i Romës.

“Ai është vetëm 22 vjeç dhe po luan sezonin e tretë në Serie A. Numëron 43 ndeshje zyrtare me Napolin në të gjitha kompeticionet. Hysaj është një lojtar shumë i shpejtë dhe mund të luajë shumë mirë si në fazën mbrojtëse ashtu edhe në atë sulmuese. Ai mund të bëhet një nga mbrojtësit më të mirë të botës gjatë viteve të ardhshme”, shton më tej “Shoot”.

Në fund, portali shton se Hysaj do të ishte një armë më shumë në dispozicion të Jose Mourinhos, i cili kërkon të ndërtojë një mbrojtje të fortë për sezonet e ardhshme. Klauzola e largimit të shqiptarit nga skuadra e Napolit është vendosur 50 milionë Euro pas nënshkrimit të kontratës së re vetëm pak ditë më parë.

hysaj

Çka po ndodh me Hysajn?

Elseid Hysaj nuk po kalon një moment të mirë tek Napoli.

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Kombëtares kuqezi ka qenë në një formë të dobët këtë sezon, teksa kohët e fundit paraqitjet e tij nuk kanë qenë ato që pritenin prej tij.

Fakti që Hysaj po kalon një mini krizë në formën e tij u vëertua edhe mbremjen e sotme, teksa ai u la në stol për ndeshjen ndaj Besiktasit në Champions.

Trajneri Sarri vendosi që mos të hedhë në fushë një prej lojtarëve të tij më të mirë në sezonin e kaluar, pas duket qartë që Hysaj është ende larg paraqitjeve të vjetshme.

Por pavarësisht kësaj, Hysaj cilësohet si një prej mbrojtësave më të mirë të krahut në Serinë A dhe është disi e pa shpjegueshme ajo që po ndodh me të aktualisht.

hysaj

Hysaj i lumtur në Napoli, flet edhe për Ligën e Kampionëve

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elsaid Hysaj ka folur për radion e Napolit ku ka treguar se si ndihet. Ai foli edhe për Ligën e Kampionëve.

Periskopi.com Sporti

Hysaj ka folur edhe per debutimin e tij në Champions League dhe mënyren se si është ambientuar në ekipin e Napolit.

“Ka të drejtë trajneri kur thotë që ndeshjet duhen marrë një nga një. Në fillim duhet të mendojmë për Romën në kampionat, pastaj për Beshiktashin në Ligën e Kampionëve”, ka thënë Hysaj

“Në ndeshjen e parë që luajta në këtë kompeticion ndjeva të njëjtat emocione si ato që kanë ndjerë edhe tifozët. ‘San Paolo’ është diçka që nuk e shikon kudo, të rrënqeth gjithë trupin”, shtoi ai.

Ai foli edhe për talentin Gabbiadini, për të cilin tha se do të bëjë gjëra të mëdha.

“Jam i sigurtë që do të bëjë gjëra të mëdha. Është një futbollist i rëndësishëm si gjithë të tjerët dhe do të japë maksimumin”.

Hysan foli edhe për jetën në qytetin e Napolit.

“Ndihem shumë mirë. Shkoj mirë me njerëzit, më pëlqen qyteti dhe gjithçka tjetër. Shpresoj që të vazhdoj të luaj për një kohë të gjatë te Napoli. Mund të qëndroj këtu për të gjithë 6 vitet e kontratës, ndihem si në shtëpi. Këtu duhet të jetosh duke u argëtuar dhe duke bërë batuta me gjithë njerëzit”. /Periskopi.com

kombetarja

Ky yll i Shqipërisë kushton tre herë më shumë sesa skuadra e Lihtenshtajnit

Diferencat e Shqipërisë me Lihtenshtajnin janë shumë të mëdha, aq sa e shndërrojnë fitoren si një detyrim për djemtë e De Biasit.

Periskopi.com Sporti

Së pari, kuqezinjtë janë të 40’ët në klasifikimin e FIFA’s, ndërsa rivalët modestë të 182’tët. Në ndeshjen e parë, përfaqësuesja e drejtuar nga trajneri Rene Pauritsh pësoi një humbje 8:0, çka konfirmon edhe formën e dobët që po kalojnë, ndonëse përballë kishin gjigantët e Spanjës.

Madje, vlera e futbollistëve që do të zbresin në fushë për ekipin vendës është mjaft modeste krahasuar me Shqipërinë. Saktësisht, e gjithë skuadra kap një çmim total prej 5 milionë eurosh. Prej tyre kryeson mesfushori Marsel Bushel (2 milionë euro), i cili aktivizohet në Itali me skuadrën e Empolit, duke qenë shok skuadre me Frederik Veselin.

Pas tij, vijnë mesfushorët e tjerë Sandro Vieser dhe Nikolas Hasler, respektivisht me 1 milion dhe 700 mijë euro vlerë kartoni, referuar uebsajtit “transfermarkt”. Sipas të njëjtit burim, kartoni i Elseid Hysajt ka një çmim tregu prej 15 milionë eurosh, saktësisht trefishin e të gjithë organikës së kundërshtarit në mbrëmjen e sotme, shkruan Panorama Sport.

Mbrojtësi i Napolit është një prej futbollistëve më të kërkuar në tregun Evropian, ku klubi italian ka pranuar se nuk e shet as për dyfishin e çmimit të vlerësuar. Në vendin e dytë dhe të tretë te Shqipëria pozicionohen Taulant Xhaka me Etrit Berishën, respektivisht me 4 dhe 3.5 milionë euro.

kartonet

Italian Soccer Serie A - Milan vs Napoli -
Milano - San Siro Stadium - 04/10/2015
Elseid Hysaj - napoli - fotografo: Fabrizio Forte

Hysaj rinovon kontratën me Napolin

Mbrojtësi i Napolit, Elseid Hysaj ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2021.

Periskopi.com Sporti

Reprezentuesi i Kombëtares Shqiptare ka shkëlqyer me paraqitje që prej kalimit te kjo skuadër në verën e vitit 2015.

Raportohet se paga e tij me kontratën e re do të katërfishohet. /Periskopi.com

mavraj-hysaj

Kombëtarja shqiptare zgjedh kapitenin e ri

Periskopi.com Sporti

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit do të ketë së shpejti një kapiten të ri.

Pensionimi nga Kombëtarja i Lorik Canës do të rezultojë me një emër të ri, i cili do ta bartë këtë përgjegjësi.

Sipas ‘Albeu.com’, katër kandidatët për kapiten janë: Ansi Agolli, Elseid Hysaj, Ledian Memushaj dhe Mërgim Mavraj. /Periskopi.com