Elmi Reçica flet nëse PDK e ka themeluar Vetëvendosjen (Video)

Periskopi.com Lajme

Deputeti i PDK’s, Elmi Reçica, ka folur për Vetëvendosjen dhe sondazhet e saj, ka thënë se PDK është e para, derisa LDK e dyta, kurse sipas tij, të tjerat vijnë pas tyre.

Reçica ka thënë se Shpend Ahmetin e ka etabluar në Prishtinë – PDK.

Derisa, për krijimin ne Vetëvendosjes, i pyetur se a ka dorë PDK-ja, ai i ka mohuar zërat, duke thënë se kjo lëvizje është krijuar në momentet e pakënaqësisë së bisedimeve të Vjenës.

Reçica këto komente i ka bërë në Televizionin Rrokum.

Për ma shumë shikojeni videon e plotë:

Elmi Reçica flet për vija të kuqe koalicionesh, thumbon dikë rëndë

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica ka thënë se kjo parti do të jetë fituese e zgjedhjeve të ardhshme kurdo që mbahen ato dhe se PDK-ja nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik.

Periskopi.com Lajme

“PDK-ja nuk ka vija të kuqe për askënd, nuk ka kufizime siç nuk ka pasur asnjëherë. Por PDK-ja do të del fituese në zgjedhje dhe pastaj do t’i zgjedhë partnerët në bazë të programit”, ka thënë Reçica për lajmi.net.

Ndërsa, duke komentuar deklarimet e disa subjekteve politike për vijat e kuqe me partitë në pushtet, Reçica ka thënë se nuk është në rregull që partitë që nuk e kanë të sigurt hyrjen në Kuvend të flasin për vija të kuqe.

“Besoj që nuk është në rregull që partitë që nuk dihet as nëse do të jenë në Kuvend mandatin e ardhshëm të flasin për vija të kuqe. Një kriter do të duhej të ishte që cilado parti politike që vepron dhe funksionon në Kosovë ta njeh Kushtetutën dhe simbolet shtetërore”, ka shtuar Reçica.

Reçica: Demarkacioni duhet të sillet në Kuvend

Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës, Elmi Reçica, ka thënë se është ithtar që marrëveshja e demarkacionit me Malin e Zi të sillet në Kuvendin e Kosovës dhe të shihet nëse janë 2/3 e votave për ta votuar këtë marrëveshje.

Periskopi.com Lajme

Reçica për ‘Epokën e Re’ e ka ftuar opozitën që, sa u përket angazhimeve në agjendën europiane, të mos reflektojë politika e brendshme. Duke folur rreth raporteve të fundit Kosovë-Serbi, deputeti Reçica ka thënë se Serbia ka plane për destabilizim të rajonit.

Reçica ka komentuar edhe shtyrjen e vendimit nga autoritetet franceze për liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

Ai thotë se është padrejtësi jashtëzakonisht e madhe që po i bëhet Kosovës, të gjithë ish-ushtarëve të UÇK-së, veçanërisht Ramush Haradinajt dhe familjes së tij.

Deputeti Reçica ka thënë se Kosova duhet ta forcojë diplomacinë parlamentare, grupet e miqësisë, diplomacinë ekonomike, diplomacinë e sigurisë dhe atë të inteligjencës.

Reçica, letër homologes franceze për Ramush Haradinajn (Dokument)

 Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Elmi Reçica, i ka dërguar një letër kryetares së Komisionit për Politikë të Jashtme të Asamblesë së Përgjithshme të Francës, Elisabeth Guigou, nga e cila ka kërkuar që mos të veprohet me flet-arreste të Serbisë, pasi ato nuk kanë të bëjnë me drejtësinë.

Periskopi.com Lajme

 

Ai në këtë letër ka përmendur se sjelljet tendencioze  të Serbisë nuk i shërbejnë rritjes së stabilitetit rajonal dhe nuk i ndihmon aspak krijimit të një klime të mirë fqinjësore.

Kurti – Reçicës: Hajde bëhemi bashkë kundër aspiratave të Serbisë

Deputeti i Vetëvendosjes, ALbin Kurti i ka reaguar Elmi Reçicës pasi ky i fundit tha se Visar Ymeri u frikësua në lidhje me UÇK-në.

Periskopi.com Lajme

Kurti i tha atij se nuk u frikësohen asnjëherë, e as nuk u janë frikësuar kurrë, raporton Periskopi

AI i tha Reçicës se ka vetëm një hall dhe e ftoi që të bashkohen kundër aspiratave të Serbisë në Kosovë.

“Nuk të frikësohet Visar Ymeri. As sot, as mbrëmë, as kurrë. Ajo që tha Reçica i bie që po të ishte Visari në foltore kishte me marr goditje, por paska qenë Glauki e nuk mori. Për çfarë zjarri po flisni”, tha Kurti, raporton Periskopi

“Unë veç një hall kam, zjarrin e Demarkacionit dhe Zajednicës. Për çfarë zjarri po flisni, nuk po kuptoj. Por, siç tha Visar Ymeri nuk ua kemi as frikën as respektin. PO ju them, të bëhemi bashkë kundër aspiratave të Serbisë”, tha Kurti./ Periskopi

Reçica thotë se Visar Ymeri u frikësua një natë më parë në Kuvend

Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica sikur ka nxitur edhe më shumë situatën sot në Kuvendin e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Pyeti Visar Ymerin shumëçka, mes tjerash i tha se është frikësuar një ditë më parë kur u diskutua për vlerat e UÇK-së, raporton Periskopi

“A ka kontribuar ndonjëherë në 3% apo në Fondin Vendlindja Thërret. Ymeri nuk pati guxim një natë më parë të lexonte Rezolutën, por e la Glauk Konjufcën që ka një bagazh familjarë më patriotik a”, tha Reçica.

Në sallë dëgjoheshin zhurma, të reagimeve të Albin Kurtit dhe të tjerëve, por Reçica nuk u ndal.

“Nuk është në rregull kjo, i keni dërguar atje ku nuk duhet njerëzit që kanë dhënë shumë për këtë vend”, tha ai./Periskopi