Molliqaj tregon si e humbën elektoratin PDK-ja dhe LDK-ja

Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, në Zona e Debatit në Klan Kosova ka dhënë idenë e tij për humbjen e elektoratit nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Ai ka deklaruar se mospërmbushja e premtimeve elektorale nga ana e LDK-së ka bërë që kjo parti të humbasë mbështetësit e saj, ndërsa PDK-së kjo i ndodhi për shkak të ndryshimit të strukturës udhëheqëse dhe politikave të saj në lidhje me çështje madhore për vendin, njofton Klan Kosova.

“Për shkak të zhvillimeve të fundit jo vetëm në Kosovë, por edhe në Ballkan e më gjerë, do të ketë lëvizje të mëdha të votës në zgjedhjet e ardhshme”.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka bërë asgjë. Nuk e ka luftuar krimin, as korrupsionin, as SHIK-un, dhe madje nuk ka mundur të paraqitet as si parti institucionaliste dhe rrjedhimisht njerëzit s’janë më të interesuar ta ndjekin tutje”.

“Sa i përket PDK-së, një rol luan ndryshimi i lidershipit, por pjesa më e rëndësishme është se pjesa e ndershme e elektoratit edhe figurat e nivelit qendror janë larguar nga kjo parti për shkak të mbrojtjes së Zajednicës dhe Demarkacionit”.

“PDK-ja i ka ‘mëshuar shkelm’ pjesës atdhetare brenda elektoratit të vet, përfshirë edhe familjet e dëshmorëve dhe të të burgosurve të luftës, që kryesisht kanë qenë të orientuar kah PDK-ja”.

 

Këshilltari i kryeministrit tallet me elektoratin, tregon kur do i punësojnë 120 mijë persona

Këshilltari për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Sokol Havolli, tenton t'i del krahë shefit të tij.

Periskopi.com Lajme

Në një deklaratë në Rrokum TV ai ka folur për premtimin e elektoral të Mustafës se do të hapin 120 mijë vende pune.

“Në vitin 2015 janë rigjeneruar 20 mijë vende pune, e veri në vitin 2018 ka me u përmbush premtimi elektoral i z.Mustafës”, ka thënë ai.

Havolli madje ka folur edhe kandidaturën e tij të mundshme për kryetar të Prishtinës.

Tha se nëse strukturat e partisë vendosin për kandidaturën e tij, ai do e analizon këtë çështje.