elbasan-arena

E jashtëzakonshme: Në ndeshjen Shqipëri-Israel nuk keni të drejtë të merrni as çelësat e veturës

Stadiumi “Elbasan Arena” është rrethuar nga forca të shumta policore, pasi sot pasdite do të stërviten aty Izraeli (18:00) dhe Shqipëria (19:00).

Periskopi.com Sporti

Monedha metalike, çelësa, çadra? Asgjë prej tyre nuk do të lejohet në stadium. Nëse keni makinë dhe nuk jeni nga Elbasani? Lereni çelsin në makinë, se nuk ua vjedh kush (seriozisht?).

Policia e shtetit ka dalë me një deklaratë për shtyp, ku njofton për masat e marra, që janë ekstreme, aq sa mungon vetëm fjalia: HYNI ZBATHUR, JU LUTEMI!

Deklarata e Policisë

Ndeshja Shqipëri-Izrael do të luhet nën masa të rrepta sigurie në stadiumin “Elbasan Arena”. Të gjithë tifozët duhet të tregohen të vëmendshëm ndaj zbatimit të rregullave të vendosura, duke nisur që nga hyrja në stadium 4 orë para ndeshjes, e deri tek sendet që nuk u lejohen të kenë me vete.

 

Policia e Shtetit ka hartuar një plan të detajuar masash për garantimin e rendit dhe sigurisë. Duke vlerësuar rëndësinë e kësaj ndeshje ndërkombëtare ndërmjet ekipeve përfaqësuese të Shqipërisë dhe Izraelit, si dhe problematikat e evidentuara gjatë zhvillimit të ndeshjeve të futbollit të mëparshme, strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar maksimalisht, ku është bërë një planifikim i plotë i masave për të garantuar rendin sigurinë para, gjatë dhe pas përfundimit të ndeshjes së futbollit.

Për garantimin e rendit dhe sigurisë para, gjatë dhe pas përfundimit të aktivitetit sportiv, do të angazhohen rreth 2.000 forca policore dhe konkretisht: Reparti Special RENEA, F.N.SH-të, Drejtoria e Policisë Rrugore, Drejtoria e Antiterrorit, Forca e Posaçme Operacionale si dhe Drejtoritë Vendore të Policisë në Qarqe.

Masat kanë filluar të zbatohen që prej mbrëmjes së djeshme me mbërritjen e Ekipit të Futbollit të Izraelit në Rinas, ku është bërë shoqërimi pa asnjë problem nga Rinasi në Hotel “Plaza”.

Strukturat e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Gardën e Republikës ka në marrë masa sigurie në hotelin ku është akomoduar skuadra deri në largimin e saj nga Shqipëria.

Gjithashtu nga strukturat e Policisë së Shtetit janë marrë masa për shoqërimin e ekipit të Izraelit për në stadiumin “Elbasan Arena” dhe anasjelltas gjatë datës 11 dhe 12 Nëntor.

Sakaq, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan ka marrë masa për të garantuar rendin dhe sigurinë në qytet.

Kontrollet, si dhe garantimi i sigurisë në ambientet e brendshme të stadiumit do realizohen nga Forcat e Lëvizshme Operacionale në Policinë e Shtetit.

ohet se një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet kontrollit fizik të tifozëve para hyrjes në stadium, nga ana e FNSH. Kontrolli në portat e hyrjes për në stadium do bëhet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë me mbështetje të FNSH-së.

Tifozët që kanë blerë bileta për të ndjekur në stadium këtë ndeshje duhet të paraqiten 4 orë përpara fillimit të ndeshjes, me qëllim shmangien e radhëve dhe konfuzionit gjatë check in-it të biletës.

Tifozët gjatë hyrjes në stadium do t’i nënshtrohen një kontrolli të rreptë dhe të imtësishëm.

Nuk do të lejohen të mbajnë me vete gjatë hyrjes për në stadium, monedha metalike, çelësa, fishekzjarre, kapsolla, flakadanë, flamuj me shkopinj, shishe uji me tapë, si dhe çadra, por vetëm mbulesa prej plastmasi në rast shiu.

Nuk do lejohen të futen në stadium banderola me parulla raciste dhe politike.

Të gjitha parkimet përreth stadiumit si dhe anës rrugës kryesore në qytetin e Elbasanit do të boshatisen.

Si dhe do mbyllen të gjitha lokalet përreth stadiumit 8 orë përpara fillimit të aktivitetit.

Më datat 11 dhe 12 Nëntor do të ketë kufizime të shpeshta të lëvizjes në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas për shkak të bllokimit të tunelit.

Lëvizja për në Elbasan dhe anasjelltas gjatë këtyre dy ditëve të realizohet nga Durrësi.

Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve në zbatimin e këtyre masave, si dhe të tifozerisë për të zbatuar udhëzimet e dhëna nga Policia.

policia-ne-elbasan

Gjendje alarmante në Shqipëri, policia rrethon ‘Elbasan Arenën’

Policia lokale e Elbasanit ka marrë nën kontroll stadiumin "Elbasan Arena" që prej ditës së djeshme, shkruan Panorama Sport.

Periskopi.com Sporti

Këto masa ekstreme të sigurisë vijnë pas gjendjes alarmante në lidhje me zhvillimin e ndeshjes Shqipëri-Izrael e cila fillimisht parashihej të zhvillohej në “Loro Boriçi” por pastaj me rekomandim të FIFA, u vendos që ajo të marrë vend në “Elbasan Arena”, për shkak se, sipas mediumeve shqiptare, rreziku për sulme terroriste është shumë i lartë.

Kujtojmë se kjo ndodh për herë të parë në shtetin shqiptar, pasi më parë nuk ka pasur kurrfar lloj tendencash për sulme terroriste në një ndeshje futbolli.