ronaldo-messi

Messi apo Ronaldo, kush është mbreti i El Clasicos?

Barcelona dhe Real Madridi takohen këtë fundjavë për të zhvilluar derbin më të madh në botë, El Clasico.

Periskopi.com Sporti

Superylli i gjigandi katalunas, Lionel Messi është futbollisti i cili ka shënuar më së shumti gola nëpër ndeshjet e El Clasicos, plot 21.

Në anën tjetër, Cristiano Ronaldo, futbollisti kryesor dhe më i miri në historinë e Real Madridit ka shënuar 16 gola në ndeshjet e këtij derbi.

Vlen të ceket se Messi ka zhvilluar më shumë ndeshje në El Clasico sesa Ronaldo, ku argjentinasi numëron 32 paraqitje, ndërsa portugezi 25.

Edhe sa i përket asisteve në këto sfida, Messi del të jetë i pari me 13 sosh, ndërsa Ronaldo ka bërë vetëm një asistim. /Periskopi.com

messi-statistika

ronaldi-statistika

messi-suarez-neymar

Ky lojtari i Barcelonës rrezikon El Clasicon

Futbollisti brazilian i Barcelonës, Neymar, duhet të tregohet i kujdesshëm ndaj Real Sociedadit.

Periskopi.com Sporti

Braziliani është në rrezik pasi ka katër kartonë të verdhë deri tani.

Neymar duhet të tregohet i kujdesshëm në ndeshjen e sotme që Barcelona e luan kundër Real Sociedadit, pasi në rast të ndëshkimit  me karton të verdhë atëherë ai nuk mund të paraqitet në ndeshjen më të rëndësishme të sezonit javën tjetër kundër Real Madridit.

rakitic-neymar

24 vjeçari në rast të ndonjë ndëshkimi eventual arrinë në kuotën e 5 kartonëve, që i bie se nëse zverdhet sot, atëherë ai El Clasion do ta përcjellë nga VIP tribuna e Nou Camp. /Periskopi/

MADRID, SPAIN - SEPTEMBER 15:  Cristiano Ronaldo of Real Madrid celebrates with Karim Benzema after scoring Real's 2nd goal from the penalty spot during the UEFA Champions League Group A match between Real Madrid and Shakhtar Donetsk at estadio Santiago Bernabeu on September 15, 2015 in Madrid, Spain.  (Photo by Denis Doyle/Getty Images)

Real Madridi konfirmon, ky yll mungon në El Clasico

Real Madrid ka konfirmuar se ylli uellsian Gareth Bale do të mungojë ndaj Barcelonës.

Periskopi.com Sporti

Ish anësori i Tottenham Spurs u lëndua ndaj Sporting Lisbona në kuadër të Ligës së Kampionëve.

bale
Gareth Bale në aksion ndaj Sporting Lisbona

Lojtari ka zhvendosur zhvendos ashtin e këmbës së djathtë i njohur si ‘peroneal tendons’.

El Clasico do të zhvillohet me 3 dhjetor.

 

foot-of-bale/Periskopi.com/

bale

Tronditet Real Madridi në prag të El Clasicos

Real Madrid nuk ka mundur të shijojë fitoren ndaj Sportingut, pasi që uellsiani Gareth Bale është lënduar.

Periskopi.com Sporti

Bale është duke kaluar në një super formë këtë sezon, ku edhe ka rinovuar me madrilenet deri më 2022.

Reali ishte duke udhëhequr 1-0 kur Bale u lëndua dhe u zëvendësua nga Marco Asensio.

Ky lajm do t’i shokojë fansat e ‘los blancos’ si dhe do të jetë një problem i madh për trajnerin Zinedine Zidane, pak para ndeshjes më të rëndësishme të sezonit. Vlen të theksohet se Real Madrid dhe Barcelona do të takohen më 3 dhjetor për të zhvilluar një nga derbit më të fort në botë./Periskopi.com/

 

el clasico

El Clasico nuk transmetohet në Angli

Derbi më i madh i futbollit në botë, ndërmjet Barcelonës dhe Real Madridit, nuk do të transmetohet në Angli.

Periskopi.com Sporti

Rregullat në Britani ndalojnë transmetimin e drejtpërdrejtë të ndeshjeve të futbollit gjatë ditës së shtunë në mes orës 14:45 – 17:15, raportojnë mediat britanike.

Tifozët britanikë nuk do të kenë mundësinë ta shohin këtë ndeshje nëpërmjet televizioneve.

El Clasico i radhës zhvillohet më 3 dhjetor me fillim nga ora 16:15. /Periskopi.com