MIlazim Krasniqi

Babai i Teuta dhe Memli Krasniqit thotë se ekstremizmi fetar është dështim i shtetit të Kosovës

​Shkrimtari dhe gazetari shumëvjeçar, Milazim Krasniqi, ka folur për rritjen e bindjeve fetare të islamit deri në ekstremizëm.

Periskopi.com Lajme

Ai në RTV Dukagjini ka thënë se ekstremizmi fetar i pranishëm në Kosovë është si pasojë e mungesës së bashkësive fetare dhe shtetit në tërësi për të vetëdijesuar të rinjtë.

Sipas tij, pas luftës ka pasur rritje të ushtrimit të fesë islame nga të rinjtë, disa prej të cilëve kanë shkuar shumë më lartë se kaq, duke e kthyer besimin në ekstremizëm.

Krasniqi ka shtuar se ky ndryshim social nuk është menaxhuar drejtë as nga Bashkësia Islame e Kosovës e as nga shteti, dhe kjo ka çuar në kalimin e besimit në ekstremizëm.

Shkrimtari ka shtuar se arritja e individëve deri në bindje ekstremiste fetare është përgjegjësi e shtetit, e BIK’ut dhe e vetë familjeve të tyre.

Kosova, Amerika dhe UNDP me marrëveshje bashkëpunimi në luftës kundër ekstremizmit

Të mërkurën u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit në Fushën e Luftës Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm Ndërmjet Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë dhe Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP).

Periskopi.com Lajme

Marrëveshja është nënshkruar nga kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Greg Delaëie dhe koordinatori për zhvillim dhe përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së, Andreë Russell, raporton Periskopi

Kjo Marrëveshje Bashkëpunimi, ofron kornizën e përgjithshme të bashkëpunimit ndërmjet ZKM-së, Ambasadës së SHBA-së dhe UNDP-së për zbatimin e një projekti për të kryer një vlerësim bazik të luftëtarëve të huaj që vijnë ose që janë të lidhur me Kosovën.

Qëllimi i projektit është që të prodhojë një vlerësim gjithëpërfshirës që mund të përdoret për hartim të politikave të bazuara në dëshmi për parandalimin e radikalizimit të dhunshëm në burgje dhe në komunitete, për të informuar aktivitetet për deradikalizëm dhe riintegrim, si dhe për të siguruar një drejtim strategjik për Strategjinë e Kosovës për Luftën Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm dhe Planin e saj të Veprimit./ Periskopi

zkp-004 zkp-002

Dhurata Hoxha ne Amerike

Hoxha në Amerikë, merr përkrahje të fuqishme për luftimin e ekstremizmit

Ministrja e Drejtësisë e Republikës së Kosovës, Dhurata Hoxha, gjatë vizitës zyrtare në Uashington DC, ku qëndroi me ftesë të Departamentit të Drejtësisë dhe Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takim me qëllim të thellimit të bashkëpunimit në lëmin e drejtësisë.

Periskopi.com Lajme

Hoxha takoi Brett McGurk – përfaqësuesin special të Presidentit amerikan të Koalicionit global për luftën kundër terrorizmit dhe me këtë rast u diskutua për trendët globale të terrorizmit dhe rajonin e Ballkanit.

Përfaqësuesi special i Presidentit amerikan, McGurk, ka vlerësuar se Republika e Kosovës, ka dhënë kontribut të çmuar kur i është bashkuar Koalicionit global kundër terrorizmit duke çmuar miratimin e ligjit dhe masave tjera kundër terrorizmit. Ai po ashtu theksoi se është lajm i mirë se ka ulje të numrit të pjesëmarrësve të shtetasve të Kosovës që marrin pjesë në konfliktet që zhvillohen në shtetet tjera.

Ministrja theksoi rëndësinë e trajtimit dhe masat ndaj personave që marrin pjesë në luftëra në shtetet e huaja si dhe masat e deradikalizimit dhe risocializimit ndaj personave të tillë.

Ministrja Hoxha, mori përkrahje të plotë nga i deleguari i Presidentit Obama për përkushtimin e saj, duke vënë në pah se kjo përkrahje do të vazhdojë për Ministrinë e Drejtësisë edhe në të ardhmen në fuqizimin e shtetit ligjor dhe sistemin e drejtësisë./Periskopi