Fituesi i çmimit Nobel për Ekonomi: Shpikja e tualetit më e rëndësishme se e Facebook-ut

Fituesi i çmimit Nobel për ekonomi, Joseph Stiglitz, thotë se zbulimi i tualetit është një shpikje shumë më e rëndësishme sesa ajo e Facebook-ut, shkruan CNBC, përcjell Periskopi.

Periskopi.com Lajme

Ai gjithashtu tha se avancimet në inteligjencën artificiale, janë një shqetësim real.

“Tualetet dhe energjia elektrike ishin një zbulim shumë më i rëndësishëm se Facebook-u, këto risi kanë ndryshuar me të vërtetë jetën tonë dhe standardet e jetesës dhe shëndetit, derisa reklamat janë të rëndësishme për to mirëpo në të vërtetë nuk e ndryshojnë standardin tonë të jetesës”, tha Stiglitz, në Samitin e Qeverisë Botërore në Dubai.

Ai është pyetur gjithashtu se cilët janë punët të cilat për shkak të teknologjisë nuk do të ekzistojnë më, derisa tha se besohet që në të ardhmen nuk do të ketë më kamionë sepse gjithçka do të jetë automatike. /Periskopi/

Maqedonia e përgjysmon tregtinë me Kosovën

Edhe përkundër rënies se shkëmbimit tregtar katër vitet e fundit me Kosovën,  Maqedonia deri në fund të vitit 2016 ka shënuar suficit sa i përket eksportit të mallrave kundrejt importit të mallrave nga Kosova, shkruan gazeta KOHA.

Periskopi.com Lajme

Në tregun kosovar, kompanitë nga Maqedonia brenda vitit të kaluar kanë eksportuar mallra në vlerë prej mbi 188 milionë euro, dhe krahasuar me vitin 2015, importi është rritur për 20 milionë euro, gjegjësisht në vitin 2015 Maqedonia drejt tregut kosovar kishte eksportuar rreth 168 milionë euro.

Nga na tjetër, kompanitë kosovare në vitin 2016 në Maqedoni kanë eksportuar mallra me vlerë tepër të ulët, vetëm 30 milionë euro, ndërsa krahasuar me vitin 2015 sa i përket eksportit të mallrave kosovare në tregun e Maqedonisë, ato kanë shënuar rritje prej 8 milionë eurove.

Eksporti i mallrave nga Kosova i hyrë në tregun e Maqedonisë në vitin 2015 kapte shifrën prej 22 milionë eurove. Nëse do të krahasonim se si ishte shkëmbimin tregtar midis Maqedonisë dhe Kosovës pesë vite më parë, mund të konstatohet se Maqedonia ndër vite po e humb tregun e Kosovës.

Kështu, në vitin 2011 Maqedonia ishte partner numër një sa i përket shkëmbimit tregtar me Kosovën, sepse në këtë vit këmbimi tregtar me Kosovën kishte arritur shifrën prej 421 milionë eurove, edhe atë mallrat e eksportuara nga Maqedonia drejt Kosovës shënonin vlerën prej 396 milionë eurove, ndërsa mallrat e eksportuara nga Kosova në tregun e Maqedonisë kapnin shifrën prej 25 milionë eurove.

Po të krahasojmë këto shifra të vitit 2011 me shifrat e fundit të vitit 2016, i bie që Maqedonia brenda pesë viteve drejt tregun kosovar të eksporton 50 për qind më pak mallra.

Për tre muaj në Kosovë janë shtuar mbi 2 mijë ndërmarrje, prin Prishtina

Në tremujorin e tretë të vitit 2016, shtator-tetor-nëntor, në Kosovë gjithsej janë regjistruar 2 476 ndërmarrje.

Periskopi.com Lajme

Ndërsa, për periudhën e njëjte, gjithsej janë shuar (çregjistruar) 457 ndërmarrje.

Krahasuar me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM3 2015) pati një rritje për 8.4% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërsa, krahasuar me tremujorin paraprak (TM2 2016), pati një rënie prej 11.6% e ndërmarrjeve të regjistruara.

Aktiviteti ekonomik më i preferuar gjatë këtij tremujori ishte tregtia me 21.7% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Kategoria e numrit të të punësuarve nga 1-9 (të punësuar) (mikro) përbën 96.6% të ndërmarrjeve të reja.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara, në nivel të komunave, ashtu si në çdo tremujor mbizotëron Prishtina me 24.9%./ Periskopi

 

Banka Botërore thotë se Kosova përparoi edhe më shumë në të bërit biznes

Raporti i Bankës Botërore (BB) për të “Bërit Biznes 2017” i publikuar rangon Kosovën në vendin e 60-të duke e ngritur nga vendi i 64-të sa është ranguar me revidimin e raportit të mëparshëm.

Periskopi.com Lajme

Dhjetë indikatorët e Raportit të Bankës Botërore për të Bërit Biznes vlerësojnë qeverisjen dhe lehtësinë e të bërit biznes në një mori të fushave ligjore, rregullatore dhe operacionale, raporton Periskopi

Kosova ka shënuar progres në disa indikatorë. Në veçanti është bërë progres i konsiderueshëm në indikatorët për:

– Fillimin e një Biznesi (nga vendi i 27-të në vendin e 13-të në botë),

– Pagimin e Tatimeve(nga vendi i 77-të në vendin e 43-të në botë); dhe

– Tregtia Përtej Kufijve(nga vendi i 59-të në vendin e 51-të në botë).

Ky përmirësim është arritur kryesisht përmes shkurtimit të afateve, procedurave dhe kërkesave për regjistrimin e bizneseve pranë Agjencisë së Kosovës për Regjistrimin e Bizneseve (ARBK), funksonalizimin e sistemit elektronik të pagimit të tatimeve pranë Administratës Tatimore të Kosovës (ATK) dhe funksionalizimit të sistemit ASYCUDA nga Doganat e Kosovës./ Periskopi