NISMA

Nisma: Po paralajmërohen koncesione të reja me Serbinë

Ideja e prezantuar sot nga Edita Tahiri, që faza e tretë e Dialogut të Brukselit me Serbinë të ketë format negociatorësh sikur “Ekipi Unitetit” në bisedimet e Vjenës, nuk i ka pëlqyer fare Nismës për Kosovë.

Periskopi.com Lajme

Bilall Sherifi nga kjo parti ka thënë se kjo ide është “një lajm shumë i keq”, transmeton Koha.net.

Ai në prononcim për Koha.net ka thënë se kjo që ka kërkuar Edita Tahiri, do të thotë përgatitje për koncesione të reja me Serbinë.

“Nëse Edita Tahiri kërkon një lloj dialogu sikur në kohën e bisedimeve të Vjenës, atëherë paskan përgatitur koncesione të reja për Serbinë. Se po të ishin tema për të cilat do të fitonte Kosova, nuk do të ishte e gatshme as Edita as shefat e Editës nuk do të na thirrnin”, ka thënë Sherifi, teksa potencon përsëri se po të ishte mirë, atëherë nuk do të thirrej fare opozita.

 

AAK

Plani i Edita Tahirit nuk ‘dhezë’ as në AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, që dikur mbështeste Dialogun Kosovë-Serbi me Blerim Shalën, e sheh dialogun me një sy tjetër.

Periskopi.com Uncategorized

Anëtari i kryesisë së AAK-së dhe zëdhënësi i kësaj partie, Muharrem Nitaj, në një prononcim për Koha.net, ka treguar se si e shohin dialogun me Serbinë, pas propozimit të Edita Tahirit që faza e tretë e bisedimeve të përbëhet nga një ekip negociatorësh sikur “Ekipi i Unitetit” në kohën e bisedimeve të Vjenës, transmeton Koha.net.

“Çështja e bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk është çështje e grupeve dhe ekipeve që marrin pjesë në bisedime. AAK kur ka besuar se dialogu është në rrugë të mirë, e ka pasur përfaqësuesin e vet në bisedime. Më pas kur ka besuar se dialogu ka degjeneruar në diçka tjetër, e ka tërhequr përfaqësuesin e saj”, ka thënë Nitaj.

Shtyllë kryesore të bisedimeve, Nitaj e sheh çështjen e formatit dhe përmbajtjes së bisedimeve. E kjo gjë, sipas tij, dy vjetët e fundit ka dështuar për sukses të Kosovës.

Që AAK të mbështesë dialogun, pa e vënë kush pjesëmarrjen, është ndërrimi i formatit dhe përmbajtjes së përmbajtjes, që qëllim kanë njohjen e Kosovës.

“Duhet ndërruar formati e jo e çështjes kush me marrë pjesë në ekipet që do të zhvillojnë bisedime. Nëse bisedimet me Serbinë ndërrojnë format dhe përmbajtje, e që qëllim final kanë njohjen e ndërsjellë e Kosovës, atëherë AAK do të ishte në gjendje të mbështesë këtë proces, pa marrë parasysh se a do të jetë vetë pjesë e ekipeve, në të kundërtën nuk do të jemi pjesë e grupeve me këtë format”, ka përfunduar Nitaj.

 

 

 

Vetëvendosje

Vetëvendosje kundër ‘ekipit të unitetit’, por për dialog me serbët lokalë

Përderisa kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri ka kërkuar ndryshim për përfaqësim të vendit në dialog, duke thënë se duhet ekip përfaqësues i njëjtë si në bisedimet në Vjneë, subjekti më i madh opozitar në vend, Vetëvendosje e kundërshton një gjë të tillë.

Periskopi.com Lajme

Ky subjekt vlerëson se zgjidhja mbetet ndërprerja e këtij lloji të negociatave, për një fillim të negociatave të reja, të cilave sipas Vetëvendosjes, iu paraprinë dialogu me serbët lokal dhe kushtëzimi i Serbisë.

Frashër Kraniqi thotë për Periskopin se Edita Tahiri në vazhdimësi ka gënjyer dhe ka mashtruar në lidhje me negociatat me Serbinë, një pjesë të së cilave i ka udhëhequr.

Sipas tij, saktësisht, në periudhën kur zonja Tahiri ka drejtuar këtë proces, ajo pranoi që Kosova ndërkombëtarisht të paraqitet me fusnotë, gjë e cila për ne qysh atëherë është parë si rrezik për shtetësinë e Kosovës sepse pranimi i fusnotës cënoi pavarësinë dhe sovranitetin. Pra ishte heqje dorë nga Republika.

“Ne e dimë historikun e negociatave. Fillimi i tyre ka qenë i pabarabartë dhe qysh në fillim është gabuar sepse nuk është kushtëzuar në asnjë moment Serbia, se lëre më të kërkoi falje, Më pas, në çdo raund negociatash ka pasur shumë koncesione jashtëzakonisht të dëmshme për vendin, përfshi edhe negociatat e Vjenës që zonja Tahiri do t’i marrë si model. Gjitha negociatat kanë prodhuar më pak shtetësi për Republikën tonë, teksa kanë favorizuar Serbinë, veç tjerash, duke e ndihmuar edhe në rrugën e saj evropiane”, thotë Krasniqi për Periskopi.com

Ai vlerëson se Tahiri, dështimin e saj dhe qeverisë ku bënë pjesë do që ta shpërndajë në një grup a ekip uniteti, ku parasheh të jenë gjitha partitë.

“Për ne zgjidhja mbetet ndërprerja e këtij lloji të negociatave, për një fillim të negociatave të reja, të cilave iu paraprinë dialogu me serbët lokalë dhe kushtëzimi i Serbisë. Përndryshe, përsëritja e çdo modeli nga negociatat e kaluara prodhon rezultate të njëjta, e që aspak nuk janë të konvenueshme për shtetin tonë, për të ardhmen e tij”, thotë Krasniqi. / Periskopi

Edita Tahiri

Edita Tahiri mendon se Ekipi e Unitetit la NAM në Vjenë

Kryenegociatorja e Kosovës në dialog me Serbinë në Bruksel, Edita Tahiri ka kërkuar ndryshim për përfaqësim të vendit në dialog.

Periskopi.com Lajme

Ajo sot para Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme ka thënë se delegacioni duhet të jetë i njëjtë sikur ekipi përfaqësues në bisedimet e Vjenës.

“Duhet të ketë konsensus mes te gjitha partive politike dhe të shkohet në këtë fazë pasi edhe Brukseli ka thënë se ky dialog nuk mund të zgjasë aq sa ka zgjatur”, ka thënë Tahiri.

Në Vjenë ka negociuar, i ashtuquajturi Ekip i Unitetit, me përfaqësues të të gjitha partive politike. Ai dialog në Vjenë i ka paraprirë pavarësisë së vendit më 17 shkurt 2008.