Zbulohet varri i një faraoni egjiptian 3.100 vjet i vjetër

Në qytetin Suhaxh të Egjiptit është zbuluar vendbanimi dhe varri i një faraoni që i përket vitit 3.100 para erës sonë.

Periskopi.com Lajme

Drejtori i Departamentit të monumenteve egjiptiane të Ministrisë së monumenteve historike të Egjiptit, Mahmud Afifi, në një deklaratë tha se në punimet gërmuese në qytetin antik Abidos në Suhaxh, 400 metra në jug të tempullit të parë Siti të dinastisë mbretërore të 19-të është gjetur një varr dhe vendbanim që i përkasin periudhës së fillimit të dinastisë, raporton Anadolu Agency (AA)

Afifi ka vënë në dukje se vendbanimi i cili është përcaktuar se i përket viteve 3.100 para erës sonë, ka mundësi që të jetë një zonë ku kanë qëndruar personat që kanë ndërtuar varret mbretërore të dinastisë në Abidos.

Sipas tij, gjatë gërmimeve në vendbanim janë gjetur edhe gjësende të përdorura në jetën e përditshme.

Gjithashtu Afifi tërhoqi vëmendjen se zbulimi në fjalë mund të nxjerrë në pah shumë informacione në lidhje me historinë e Egjiptit dhe qytetit antik Abidos.

Raportohet se lideri i Vëllazërisë Myslimane po keqtrajtohet në burg

Familja e liderit të burgosur të Vëllazërisë Myslimane, Mohamed al-Beltagi ka publikuar një sërë shkeljesh dhe keqtrajtimesh të cilat i janë bërë atij në burgjet e Egjiptit.

Periskopi.com Lajme

Beltagi u arrestua në vitin 2013 menjëherë pas përmbysjes me anë të një grushti shteti ndaj presidentit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike të Egjiptit, Mohamed Morsi, raporton AA

Atij i janë shqiptuar disa dënime, të cilat Beltagi i konsideron të motivuara politikisht.

Në një deklaratë të publikuar, familja e tij thotë se Mohamed al-Beltagi është mbajtur për dy muaj rresht në një qeli pa dritare.

“Në muajin gusht ai është detyruar nga dy gardianë të heq rrobat nga trupi, është torturuar dhe është fotografuar lakuriq”, akuzon familja e cila gjithashtu akuzon presidentin Abdel-Fattah al-Sisi për vrasjen e bijës së Beltagit. Asma u vra nga forcat e sigurisë gjatë një proteste pro-Morsi në vitin 2013.

Autoritetet egjiptiane nuk kanë komentuar mbi akuzat për keqtrajtimin e liderit të burgosur të Vëllazërisë Myslimane.