Snowden flet nga Rusia: Nuk duhet të frikësoheni nga Donald Trump (Video)

Amerikani Edward Snowden, i është drejtuar opinionit pas zgjedhjeve presidenciale në Shtetet e Bashkuara, përmes një transmetimi live (livestream) nga Moska, ku tha se njerëzit nuk duhet t’i shikojnë gjërat bazuar në një palë zgjedhje apo në zgjedhjen e një personi në krye të shtetit, por duhet të marrin në dorë të ardhmen e tyre, raporton Russia Today.

Periskopi.com Lajme

“Nuk duhet të shpresojmë tek vetëm një person si Obama dhe t’i frikësohemi Trumpit, kjo është diçka që ne vetë duhet ta ndërtojmë”, ka deklaruar Snowden, transmeton Telegrafi.

Ish-bashkëpunëtori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA), i cili është arratisur nga SHBA-të pasi kishte publikuar dokumente konfidenciale për programin global të përgjimit të Shteteve të Bashkuara dhe gjeti strehë në Rusi, nuk ka dashur të komentojë fitoren e Trumpit dhe atë se si do të ndikojë kjo fitore në punën e NSA-së, duke thënë se nuk bëhet fjalë për një palë zgjedhje apo fitoren e një personi.

Ai rikujtoi se presidenti në largim Barack Obama, nuk ka përmbushur premtimet e dhëna rreth shuarjes së programit të përgjimit apo mbylljes së burgut të Guantamos.