maxhuni

Talenti nga Kosova koshashënuesi më i mirë në Europë

Edon Maxhuni luan në divizionin e parë të Finlandës (kategoria e dytë), por të paktën për një javë është futur në një kategori më yjtë më të mëdhenj të basketbollit në Evropë, shkruan Koha Ditore.

Periskopi.com Sporti

Ai ka përfunduar si lider në shënimin e pikëve për ndeshjet e luajtura në fundjavë, kudo nëpër Evropë. Maxhuni, 18-vjeçar, është shpallur si koshashënuesi më i mirë i ligave evropiane nga sajti “Eurobasket.com” të hënën, falë paraqitjes së fundit te skuadra e tij, HBA-Marsky.

Ai në ndeshjen e fundit kampionale kundër Porvoon Tarm që u zhvillua të dielën, udhëhoqi ekipin drejt fitores me 43 pikë, gjashtë kërcime e pesë asistime.