bayern

‘Ky lojtarë është i paprekshëm, United vetëm mund ta ëndërroj transferimin e tij’

Anëtari i bordit të drejtorëve të Bayern Munchen, Edmund Stoiber, ka deklaruar se Muller është i paprekshëm.

Periskopi.com Sporti

Ai ka folur se si do të reagonin fansat po të shisnin Mullerin, pasi ai është ylli kryesor i skuadrës pasi që është edhe prodhimi i akademisë së Bayernit.

“Nuk do të ndodhë që dikush si Thomas Mulleri të luajë për Manchester Unitedin. Fansat ishin të mërzitur kur Schëeinsteiger kaloi te Unitedi, por ai ishte 32-vjeçar dhe donte sfidë të re. Fansat dhe anëtarët tanë nuk do të na falnin kurrë nëse e shesim Mullerin” u shprehë Stoiber.

“Ai është më shumë se një lojtar i shkëlqyeshëm. Është pjesë e ADN-së sonë. Ai përfaqëson vlerat kryesore për ne dhe është një futbollist që fansat e duan”, ka përfunduar Stoiber për “Bild”.

muller
Thomas Muller. Bayern Munchen

Muller ishte lidhur me një kalim te Manchester United gjatë merkatos së fundit, gjë që nuk ndodhi.

Sulmuesi gjerman u promovua nga trajneri holandez Van Gaal në vitin 2009 dhe që nga ai moment është shëndërruar në lojtarin kyç të Bayern Munchen.