Tahiri e vendosur: Rezoluta për pezullimin e dialogut me Serbinë do të zbatohet në tërësi 

Ministrja e Kosovës për Dialog, Edita Tahiri, është zotuar se do të zbatohet në tërësi rezoluta e Kuvendit të Kosovës, e cila ka për qëllim pezullimin e dialogut me Serbinë deri në lirimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Periskopi.com Lajme

Ajo ka thënë se ky vendim i Kuvendit nuk do të ketë ndikim në raportet e Kosovës me Bashkimin Evropian.

Ministrja Tahiri ka folur edhe për procesin e transformimit të FSK-së, duke thënë se krijimi i ushtrisë së Kosovës është obligim kushtetues e vullnet i popullit.

Në këtë kontekst, ajo ka thënë se edhe faktori ndërkombëtar duhet ta kuptojë se udhëheqja e Kosovës ka për obligim ta përmbushë vullnetin e popullit të vetë.

Kurse sa i përket Demarkacionit me Malin e Zi, Tahiri ka thënë se ky proces është në rregull dhe Kuvendi duhet ta votojë, shkruan “Epoka e Re”.

Krejt çka Edita Tahiri mendon për marrëveshjet në Bruksel

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka marrë pjesë sot në dëgjimin publik në lidhje me Marrëveshjen e Brukselit për drejtësi dhe proceset e zbatimit, së bashku me ministren e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, të organizuar nga Komisioni Parlamentar për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit.

Periskopi.com Lajme

Fjala e ministres Edita Tahiri është një vijim:

E nderuar zëvendëskryetare e Komisionit, Selvije Halimi,

e nderuar ministre e Drejtësisë,

të nderuar anëtarë të Komisionit

 

Fillimisht ju falënderoj për ftesën dhe mundësinë për të paraqitur para jush marrëveshjen e Brukselit për drejtësi si dhe për të diskutuar së bashku në lidhje me pyetjet që mund t’i keni.

Marrëveshja e Brukselit për Drejtësinë është një nga marrëveshjet më të rëndësishme të arritura në dialogun e Brukselit pasi që parasheh konsolidimin e sovranitetit shtetëror të Kosovës në fushën e drejtësisë në pjesën veriore të vendit. Marrëveshja për drejtësinë parasheh vendosjen e një sistemi unitar të drejtësisë në pjesën veriore të vendit, si dhe shuarjen e strukturave paralele serbe të drejtësisë në Kosovë. Gjithashtu, ajo mundëson që gjyqtarët dhe prokurorët serb të cilët më herët kanë punuar në këto struktura paralele të integrohen dhe të funksionojnë në kuadër të kornizës ligjore të Kosovës.

Marrëveshja parasheh themelimin e një Gjykate Themelore dhe një Zyre të Prokurorisë në rajonin e Mitrovicës, në përputhje me ligjin e Kosovës, që do të mbulonin shtatë komuna si: Vushtrrinë, Skenderajn, Mitrovicën e jugut, Mitrovicën e veriut, Zveçanin, Leposaviçin dhe Zubin Potokun.

Marrëveshja e mundëson konsolidimin e sistemit të drejtësisë në Kosovë, pas shumë vitesh të sfidimit të tij nga ndërhyrjet e Serbisë përmes strukturave paralele në periudhën pas luftës, e veçanërisht që nga pavarësia e Kosovës në vitin 2008.  Qeveria e Kosovës e konsideron këtë marrëveshje si shumë të rëndësishme, pasi që ajo padyshim do të ndihmoj në normalizimin e situatës në fushën e drejtësisë në pjesën veriore të vendit, gjithsesi duke ju shërbyer edhe nevojave për drejtësi të qytetarëve të saj.

Marrëveshja për drejtësinë është në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Ajo rrjedh nga Marrëveshja e Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve e datës 19 prill 2013, (neni 10), si dhe ligjit të Kosovës për ratifikim e kësaj marrëveshje.

Negociatat për drejtësinë kanë qenë jashtëzakonisht të vështira dhe komplekse. Qëndrimi i delegacionit të Kosovës ishte i prerë në mbrojtjen e vijave të kuqe, të cilat nënkuptonin respektimin e plotë të ligjeve të Kosovës dhe Kushtetutës së Kosovës, si dhe vlerave universale të drejtësisë për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë, pa diskriminim në çfarëdo baze. Marrëveshja përfundimtare ka rezultuar në përputhje me ligjet e Kosovës dhe Kushtetutën e Kosovës.

Delegacioni i Kosovës në negociatat për çështjet e drejtësisë ka qenë i përbërë nga Kryeministri, Zyra e Kryeministrit, Zyra e Zëvendëskryeministres dhe njëherazi Kryenegociatores ( më vonë Ministria e Dialogut), si dhe nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, Gjykata Supreme e Kosovës, Gjykata e Apelit dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës. Ndërsa me krijimin e Këshillit Gjyqësor dhe Këshillit Prokurorial edhe këto dy institucione janë pjesë e delegacionit të Kosovës.

Planet specifike të zbatimit janë dakorduar me qëllim që të përfshihen tri proceset relevante: 1. Vendosja e sistemit unitar të drejtësisë në veri të Kosovës, 2. Shuarja e strukturave paralele serbe të drejtësisë në Kosovë, dhe 3. Integrimin e ish-gjyqtarëve dhe prokurorëve në sistemin e drejtësisë në Kosovë.

Zbatimi praktik i marrëveshjes ka ndjekur dinamikën e përcaktuar në marrëveshjet e zbatimit. Ka pasur vonesa të natyrave të ndryshme si politike, teknike dhe procedurale, dhe kjo është arsyeja pse edhe sot marrëveshja ende nuk është zbatuar plotësisht, edhe pse kanë kaluar pothuajse katër vjet që nga arritja e marrëveshjes. Megjithëse e ka nënshkruar marrëveshjen, Serbisë i mungon vullneti politik për zbatimin e shpejtë të saj, mirëpo ne besojmë në fuqinë ndikuese të bashkimit evropian, duke qenë se Dialogu i Brukselit është kusht për integrime evropiane për të dyja shtetet edhe Kosovën edhe Serbinë.

Kosova nga ana e saj është duke punuar shumë që të përmbush detyrimet e saj zbatuese, megjithatë në mënyrë që procesi të përfundohet, nevojitet zotimi nga të gjitha palët. Kosova ka zbatuar në mënyrë efektive edhe detyrimet e saj përfundimtare që dalin nga konkluzionet e dakorduara me ndërmjetësimin nga BE në 30 nëntor të vitit 2016 në Bruksel.

Zbatimi i planifikuar për 10 janar të vitit  2017 u bllokua nga provokimet e Serbisë me qëllim  destabilizimin të cilat u lansuan kundër Kosovës në dy muajt e fundit. Në këtë kohë tensionet janë ulur ndjeshëm në saje të dy takimeve të nivelit të lartë politik të dialogut të mbajtur me ndërmjetësimin e BE-së. Nëse vazhdon zotimi drejt frymës së dialogut për marrëdhënie fqinjësore, atëherë zbatimi i Marrëveshjes së Brukselit për Drejtësi do të ndodhë në një të ardhme të afërt.

 

  1. Vendosja e sistemit unitar të drejtësisë së Kosovës në veri të vendit

 

Në përputhje me marrëveshjen e Brukselit për Drejtësinë, institucionet e Kosovës kanë përfunduar përgatitjet institucionale për konsolidimin e Gjykatës Themelore në rajonin e Mitrovicës  dhe  Zyres së Prokurorisë Themelore në rajonin e Mitrovicës. Në përputhje me ligjin e Kosovës, ato do të mbulojnë shtatë (7) komuna: Vushtrrinë, Skenderajn, Mitrovicën Jugore, Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Leposaviqin dhe Zubin Potokun, siç parashikohet me ligj. Përveç kësaj, është realizuar edhe procesi i zbatimit në lidhje me divizionin e apelit, siç është paraparë në marrëveshje.

Me qëllim që të sigurohet fillimi funksional adekuat dhe me kohë i punës së gjykatës dhe zyrës së prokurorisë, institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë masa të ndryshme për të siguruar që objektet e përcaktuara nga marrëveshja të jenë gati për përdorim në kohë të duhur. Ka pasur pengesa në këtë proces, edhe pse me punë janë tejkaluar me sukses.

Gjykata Themelore e Mitrovicës është e vendosur në dy objekte: në hapësirat ekzistuese të Gjykatës Themelore në veri të Mitrovicës dhe në ish-ndërtesën e “Yugo Banka” në jug të Mitrovicës.

Zyra e Prokurorisë Ndërtesa për Këshillin Prokurorial të Kosovës (e vendosur në Mëhallën e Boshnjakëve) është rimodeluar dhe është gati për të filluar punën.

Pas përfundimit të procesit të integrimit, Gjykata e Mitrovicës që aktualisht ndodhet në Vushtrri do të transferohet në dy objektet në Mitrovicë: në lokalet e Gjykatës në veri dhe në jug.

Në përputhje me marrëveshjen e Brukselit, Kryetari i Gjykatës Themelore do të jetë nga minoriteti serb ndërsa zëvendëskryetari nga shumica shqiptare, ndërsa kryetari i Prokurorisë do të jetë nga shumica shqiptare, ndërsa zëvendëskryetari do të jetë nga minoriteti serb.

Siç është përcaktuar me Ligjin për Gjykatat, janë katër degë, përkatësisht në Leposaviq, Zubin Potok, Vushtrri dhe Skenderaj.

Objektet për katër degët janë gati për përdorim.

Vendndodhja fizike e këtij Divizioni është në aneks ndërtesën e Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

 

  1. Shpërbërja e strukturave paralele të drejtësisë

 

Në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit të datës 19 prill 2013 (neni 10) dhe të konkluzioneve të dakorduara të BE-së mbi mos-pranimin e rasteve të reja të datës 31 maj 2013, strukturat paralele serbe të drejtësisë janë shpërbërë, gjykatat dhe prokuroritë paralele kanë ndalur funksionimin në fund të gushtit të vitit 2013. Konkluzioni mbi mos-pranimin e Rasteve të Reja i bën thirrje gjykatave paralele të veprojnë deri më 1 shtator 2013 deri në cilën datë ata mund të marrin vetëm raste urgjente civile (d.m.th gjendjen civile, kontestet e punës, pengim në posedim). Konkluzioni i përmendur kërkon nga EULEX-i të marr informacion për të gjitha parashtresat e regjistruara para datës 15 korrik 2013 në lidhje me parimet për mbrojtjen e të dhënave personale. Ruajtja e rasteve do të mundësoj respektimin e afateve të parashtrimit të rasteve në Gjykata, me ndihmën e EULEX-it.

 

  1. Integrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve

 

Marrëveshja për zbatim specifikon detajet në lidhje me integrimin e gjykatësve dhe prokurorëve serbë në institucionet e drejtësisë në Kosovë, në pajtim me legjislacionin e Kosovës. Ky proces i rekrutimit është kryer në vitin 2015 në pajtim me ligjet e Kosovës në fuqi në atë kohë, në veçanti me Ligjin nr. 03/L-199 për Gjykatat, si dhe Ligjin nr. 03/L-225 për Prokurorinë e Shtetit. Rekrutimi i gjyqtarëve, prokurorëve dhe stafit mbështetës serbë ka përfunduar.

 

Procesi i rekrutimit për gjyqtar dhe prokuror

 

  1. Kriteret për përzgjedhje janë bazuar në ligjet e Kosovës, pra kandidatët kanë plotësuar kriteret siç janë: 1. Të jenë shtetas të Republikës së Kosovës, 2. Të kenë diplomë të Fakultetit Juridik, të pranuar nga ligjet në Kosovë 3. Të kenë kaluar provimin e jurisprudencës të akredituar në pajtim me ligjin në fuqi në Kosovë 4. Të kenë reputacion të lartë profesional dhe integritet moral 5. Të mos kenë qenë të dënuar për vepër penale 6. Së paku tre (3) vjet përvojë në fushën ligjore dhe 7. Të kenë kaluar provimin për gjyqtar, në përputhje me kushtet dhe procedurat e përcaktuara nga rregullorja e veçantë e miratuar nga Këshilli.
  2. Marrëveshja për numrat dhe pozitat për gjyqtar dhe prokuror – Pas marrëveshjes së datës 9 mars 2015, janë zhvilluar diskutimet mbi shpërndarjen e pozitave dhe konkursit që do të realizohet për tërë territorin e Kosovës.
  3. Shpallja e konkursit dhe procesi i përzgjedhjes – Konkursi u shpall më 25 mars të vitit 2015 nga ana e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) duke i ftuar kandidatët e kualifikuar që të aplikojnë për këto pozita. Konkursi ka qenë i hapur për 2 muaj, deri më 25 maj, një periudhë e cila u konsiderua e arsyeshme për aplikantët.

ç. Emërimi i gjykatësve dhe prokurorëve – Si rezultat final i procesit të përzgjedhjes, janë përzgjedhur 34 gjyqtarë dhe 9 prokurorë, të cilët i kanë plotësuar kriteret e kërkuara sipas konkursit dhe kanë kaluar filtrat e nevojshëm të rekrutimit.

  1. Rishpallja e konkursit për vende të lira për pozitat të cilat nuk janë plotësuar – Duke pasur parasysh se raundi fillestar i rekrutimit rezultoi me një numër të pozitave të paplotësuara, institucionet përkatëse të Kosovës kanë shpallur sërish konkursin për vende të lira për të plotësuar pozitat e mbetura.
  2. Raundi i dytë i procesit të përzgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve ka ndodhur në vitin 2016, në përputhje me kërkesat e paraqitura rishtazi në bazë të Ligjit të Kosovës nr. 05/L-032 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-199 për Gjykatat, si dhe Ligjit nr. 05/L-034 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03 / L-225 për Prokurorin e Shtetit.
  3. I tërë procesi i rekrutimit në të dy raundet u krye nga KGJK dhe KPK me ndihmën e EULEX-it.
  4. Provimi i jurisprudencës është organizuar nga Ministria e Drejtësisë mbajtur për të gjithë kandidatët që e kanë pasur si kriterë për integrim.

 

Integrimi i stafit administrativ

 

Konkursi dhe procesi i përzgjedhjes është kryer në pajtim me Ligjin për Shërbimin Civil të Kosovës. Janë punësuar gjithsej 141 anëtar të stafit administrativ, prej të cilëve 107 për KGJK-në dhe 33 për KPK-në.

  1. Pas shpalljes së konkursit për staf administrativ të gjykatave dhe prokurorisë, paneli për rekrutim të stafit për gjykatat dhe prokuroritë ka bërë rekrutimin sipas ligjit të Kosovës. Ky panel po ashtu u asistua nga EULEX-i.
  2. Paneli i rekrutimit ka intervistuar të gjithë kandidatët e kualifikuar. Kandidatëve të pasuksesshëm iu mundësua të paraqesin ankesa në bazë të legjislacionit ekzistues.
  3. Procesi i ankesave, në të dy institucionet, në KGJK dhe KPK, dhe pastaj në Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës ka shqyrtuar të gjitha ankesat dhe ka përfunduar procesi për integrimin e stafit administrativ.

Në fund dëshiroj të theksoj se funksionimi i Gjykatës Themelore dhe Prokurorisë Themelore në rajonin e Mitrovicës do të filloi pasi të jenë përfunduar hapat e fundit përgatitor të cilët përfshijnë: a) integrimin final/punësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve të përzgjedhur përmes ceremonisë zyrtare të dekretimit dhe betimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve nga Presidenti i Kosovës, në pajtim me ligjet e Kosovës.

EULEX-i i ka ofruar asistencë të drejtpërdrejtë procesit të dialogut për drejtësi duke marr pjesë si anëtar i paneleve për përzgjedhjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe për stafin mbështetës në të dyja instancat. Përveç kësaj, EULEX ka ofruar një rol këshillues dhe lehtësues për institucionet vendore.

Për më tepër, PSBE, EULEX-i, USAID-i kanë ofruar ndihmë për të mbuluar disa shpenzime imediate për renovime në ndërtesën e Gjykatës Themelore.

Aida Dërguti shpjegon se si Edita Tahiri trilloi për letrën dërguar ITU-së

Deputetja e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ka reaguar për letrën e saj dërguar ITU-së. Ajo thotë se Edita Tahiri dhe Agron Mustafa kanë trilluar lidhje me atë letër.

Periskopi.com Lajme

Shpjegimi i saj i plotë:

Sot paska folur për letrën drejtuar Sekretarit Gjeneral të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve edhe Agron Mustafa, Drejtori i PTK-së. Natyrisht, me gjuhën e njëjtë të pushtetit, pra me shpifje e trillime.

Kjo letër e dërguar me 8 shkurt 2016, pra 1 vit nga sot, është letër publike dhe përmban të gjitha shqetësimet legjitime që kemi ngritur publikisht mbi pronësinë e kodit +383, dhe mbi të gjitha kërkesën e mbi 205 mijë qytetarëve nënshkrues të peticionit më 2015 kundër kësaj marrëveshje të nënshkruar nga Isa Mustafa me Vuçiqin.

Le të na tregojnë Ministrat, zyrtarët e pushtetit, Drejtori aktual i PTK-së, Rregullatori përfshirë, qoftë dhe një komunikim të vetëm me ITU-në, si palë, pra si institucione të Kosovës, të cilën merren vesh për kodin shtetëror.

Deri tani kemi parë vetëm korrespondencën e ITU-së me Ministrin e Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit të Serbisë, Rasim Ljajiq për çështjen e kodit +383. Në të cilën thuhet shprehimisht “geographical area of the Autonomous Province of Kosovo and Metohija”.

Pra, është e qartë kërkesa drejtuar ITU-së, e cila nuk është as ajo që trilloi Edita Tahiri, rrjedhimisht as ajo që u publikua në portalet e këtij regjimi e as ajo që e flasin veglat e pushtetit, sikurse Agron Mustafa. Por një shqetësim real që u vërtetua për të keqen e Kosovës një vit më vonë.

Unë e kam të qartë pse këta eksponentë të pushtetit i gëzohen faktit që para 10-15 viteve nuk ka pasur deputetë sikur të Lëvizjes VETËVENDOSJE! sepse kjo do të nënkuptonte që në krye të kompanive me interes shtetëror e kombëtar të mos jenë njerëz që i rrënojnë financiarisht ato.

As nuk do të kishte padi e gjoba si ajo me Z-mobile apo afera me AXOS GmbH.

E kemi thënë vazhdimisht se klani “Pronto” ka kapur çdo pore të kësaj shoqërie. Ky klan kriminal i ka mbushur institucionet me veglat e tij, e njëri nga ta është edhe Agroni. Pikërisht ky njeri i cili nuk u përgjigj para ca ditësh kur u pyet se si u bë që në kompaninë VALA u punësua në tre muajt e fundit djali i Drejtorit të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhunit, një vegël e “Pronto”-s. Dhe pikërisht për këtë favor, Agron Mustafa gëzon mbrojtje personale gjatë 24 orëve nga Policia e Kosovës,

Prandaj, le të na sqarojë gjitha këto Agron Mustafa, i cili nuk duhet vetëm të turpërohet për veprimtarinë e tij, por duhet të japë përgjegjësi para drejtësisë. Sigurisht kur organet e drejtësisë të mos jenë të kapura nga klani “Pronto”.

16507996_1384285571629495_7554137295146561291_n

Tahiri: Deputetët i shkruan ITU-së që të mos ja japin Kosovës kodin telefonik

Ministria e ngarkuar për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se një deputet i Kuvendit të Kosovës, i ka shkruar ITU-së, që të mos ia japin Kosovës kodin telefonik.

Periskopi.com Lajme

“Ka pasur deputetë nga Kuvendi, që madje me logon zyrtare, ju kanë drejtuar ITU-së duke ju thënë që Kosovës të mos ja japin kodin”.

“Në emër të Kuvendit të Kosovës, një deputet nga radhët e Vetëvendosjes i ka shkruar letër ITU-së që të mos ja japin Kosovës kodin”.

‘Drejtësia për gratë e dhunuara po vonohet’

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se drejtësia për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë po vonohet.

Periskopi.com Lajme

 

Në një takim që Tahiri ka pasur me kryetarin e Këshillit të Europës, Nils Muiznieks, ka deklaruar po ashtu edhe çështja e të pagjeturve po ashtu po vonohet dhe se OKB-ja nuk i ka marrë me seriozitet peticionet e qytetarëve të Kosovës lidhur me luftën e fundit.

Ministrja Tahiri theksoi se ajo ka iniciuar peticionin për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe se pret që OKB të veproj duke zbatuar rezolutat e saj, të cilat nuk duhet të mbeten vetëm në fjalë e kampanja.

Kurse nga ana e tij komisioneri Muiznieks, ka shtuar se Këshilli i Europës është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e fushave në aspektin ekonomik, arsimor, të drejtësisë tranzicionale duke thënë se Kosova ka shënuar progres në zhvillimin e vendit.

Ja çfarë fshihej pas marrëveshjes për murin, e zbulon Edita Tahiri

Heqja e murit në veri të Mitrovicës ishte kusht për zbatimin e marrëveshjes për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Periskopi.com Lajme

Mirëpo ende nuk është bërë e ditur se kur do të fillojë zbatimi i kësaj marrëveshje.Ministrja për Dialog, Edita Tahirit thotë se heqja e murit ilegal dhe dy takimet e nivelit të lartë në Bruksel i kanë ulur tensionet dhe është duke u krijuar një klimë më e mirë për zbatimin e marrëveshjeve në mes dy palëve.

“Pas heqjes së murit ilegal dhe dy takimeve të nivelit të lartë në Bruksel janë duke u ulur tensionet në raportet mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, tensione këto që erdhën nga pamaturia në sjelljet e Serbisë.

Mendoj se është duke u krijuar një klimë më e mirë për zbatimin e tre marrëveshjeve që janë në pritje, marrëveshjes për drejtësi, energji dhe asociacionit”, ka thënë Tahiri për lajmi.net.

Sipas saj, disa prej faktorëve tjerë që mund të ndihmojnë procesin e zbatimit të këtyre tri marrëveshjeve, janë kthimi i përfaqësuesve të minoritetit serb në institucionet e Kosovës si dhe vizitat e papenguara të qeveritarëve të Kosovës në komunat veriore.

“Këto do të ishin hap i rëndësishëm drejt normalizimit të gjendjes në veri dhe krijimit të mirëbesimit të mëtejmë mes qytetarëve dhe komuniteteve”.

Tahiri: Është i domosdoshëm vazhdimi i rolit udhëheqës të SHBA-ve në Ballkan

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka pritur sot një delegacion të Këshillit Atlantik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga z. Damon Wilson dhe znj. Sarah Bedenbaugh, të cilët po qëndrojnë në një vizitë në rajon, me qëllim të përgatitjes së rekomandimeve për administratën e re të Qeverisë së SHBA-ve.

Periskopi.com Lajme

Në këtë takim, ministrja Tahiri i njoftoi të pranishmit me zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, përfshirë tensionet e krijuara nga provokimet e njëpasnjëshme nga Serbia që kishin për qëllim destabilizimin e Kosovës dhe rajonit.

“Këto zhvillime jo të mira janë pjesë e agjendave gjeopolitike që vijnë nga vende joperëndimore dhe se përgjigja e drejtë ndaj tyre është forcimi i bllokut euroatlantik dhe mbështetja euro-atlantike për shtetin e Kosovës dhe për mbarë rajonin”, tha ministrja Tahiri, duke shtuar se roli udhëheqës i SHBA-ve në Ballkan duhet të vazhdojë me qëllim të ruajtjes së stabilitetit, paqes dhe orientimit euro-atlantik. Ministrja tahiri çmoi lartë përkrahjen e administratës së re amerikane dhe Presidentit Trump për përkrahjen ndaj shtetit të Kosovës dhe mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të saj, duke potencuar se jemi të përkushtuar për vizionin euroatlantik të Kosovës dhe aleancës me SHBA-të, të krijuar në vitet e ’90-ta dhe i cili përkushtim mbetet gurthemel i politikës së jashtme të Kosovës dhe se përkrahja amerikane ka qenë përcaktues për lirinë dhe pavarësinë e saj.

Ministrja Tahiri shtoi se Kosova do të vazhdojë të përmbushë obligimet për anëtarësim të shpejtë në BE, NATO dhe OKB, si dhe do të jetë e përkushtuar për dialog dhe fqinjësi të mirë, në mënyrë që të garantohet paqja dhe stabiliteti rajonal.

Nga ana e tij, z. Damon, tha se janë shumë të interesuar për të parë gjendjen në rajon në kontekstin e zhvillimeve të reja ndërkombëtare dhe për të marrë mendimet e politikanëve të Kosovës për paqen, stabilitetin dhe agjendën euro-atlantike. Ai theksoi se rekomandimet e dala nga Kosova dhe vendet tjera të rajonit do t’ia paraqesin administratës së re të SHBA-ve, në mënyrë që të merren parasysh në analizat zyrtare që ndikojnë në formulimin e politikave për ardhmërinë euro-atlantike të Kosovës dhe rajonit. Ai tha se ka qenë iluzion që të priteshin ndryshime të mëdha në politiken e jashtme të SHBA-ve pas zgjedhjeve dhe se përkrahja për shtetin e Kosovës nga ana e SHBA-ve do të vazhdojë si më parë.

Tahiri kërkon njohje nga Sudani

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, është takuar me ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Sudanit, tani ambasador i Sudanit në OKB në Gjenevë, Mustafa Osman Ismail, për të diskutuar mundësinë e njohjes së pavarësisë së Kosovës nga ana e Sudanit.

Periskopi.com Lajme

Takimi është zhvilluar në Gjenevë, në misionin e Sudanit pranë OKB-së, të premten më 27 janar 2017.

Në takim morën pjesë edhe Amin Awad, drejtor i UNHCR-së për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore dhe Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i ministres Edita Tahiri.

Ministrja Edita Tahiri, ka diskutuar me ish ministrin e Jashtëm të Sudanit, Ismail të gjitha argumentet relevante për pavarësinë e Kosovës, duke kërkuar mbi këtë bazë që Sudani ta njoh shtetin e Kosovës.

Ministrja Tahiri, ka theksuar se pavarësia e Kosovës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, dhe ky fakt juridik është konfirmuar nga Gjykata Ndërkombëtare për Drejtësi në vitin 2010, dhe se njohja e shtetit të Kosovës nga ana e Sudanit do të ishte një kontribut i drejtpërdrejtë i këtij vendit për paqen dhe stabilitetin në rajon dhe Evropë.

Ajo e njohu Ismailin me përparimet e Kosovës që nga shpallja e pavarësisë e tutje në fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtarë të Kosovës përmes njohjeve të fuqishme, anëtarësimit të Kosovës në organizata të rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, hyrjen në rrugën zyrtare të anëtarësimit të Kosovës në Bashkimin Evropian përmes Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me BE-në. Ajo në veçanti ka potencuar se vendet aleate të Sudanit, sikurse që janë Egjipti dhe Turqia, kanë njohur pavarësinë e Kosovës, andaj edhe Sudani do të duhej të bënte një gjë të tillë.

Nga ana e tij, Ambasadori Ismail, tha se ai dhe shteti i tij i kanë përcjellë dhe vazhdojnë t’i përcjellin me interesim zhvillimet pozitive në Kosovë. Ai theksoi se për përmbajtjen e këtij takimi do të njoftoj Qeverinë e Sudanit, duke përcjelle një raport menjëherë tek Ministria e  Punëve të Jashtme e Sudanit. Ai gjithashtu inkurajoi që kontaktet dhe vizitat e ndërsjella të vazhdojnë, duke thënë se mirëpret një vizitë të delegacionit nga Kosova në Sudan me qëllim të rritjes së mirëkuptimit për çështjet e diskutuara. Ai po ashtu theksoi se një numër i OJQ-ve nga Sudani pas luftës në Kosovë janë angazhuar me ndihma për përmirësimin e gjendjes së paskonfliktit në Kosovë.

Dr. Mustafa Osman Ismail më parë ka qenë këshilltar i Presidentit të Sudanit dhe mbi shtatë vjet Ministër i Punëve të Jashtme.

 

Edhe Edita me shoqe iu hyp skijave në Brezovicë (Foto)

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka shfrytëzuar vikendin për të vizituar Brezovicën.

Periskopi.com Limonada

Ajo bashkë me disa nga shoqet e saj ka marr rrugën për në Brezovicë, i cili është destinacioni i preferuar i kosovarëve për këto ditë dimri, shkruan “Magazina.al”

Edita e cila duket se është mjaft e relaksuar derisa po priten të rinisin bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, ka publikuar disa fotografi nga Brezovica, por duket se nuk e ka provuar skijimin.

Gjithsesi  shpresojmë se natyra dhe ajri i pastër atje e kanë ndihmuar Editën për të mbushur “bateritë” për një vit të vështirë në bisedime.

16114588_10154805829602752_4419859084809508864_n  16195823_10154805829042752_1313072432607819537_n 16174470_10154805829097752_2135070674306757187_n 16143335_10154805829242752_2698935585410022665_n

Ministrja Edita Tahiri priti Baroneshën Ashton dhe Gjeneralin Jackson

Ministrja Edita Tahiri ka pritur sot në një takim dreke ish-përfaqësuesen e Lartë të BE-së Baroneshën Catherine Ashton dhe ish-Gjeneralin e parë të KFOR-it në Kosovë, Sir Mike Jackson.

Periskopi.com Lajme

Ministrja Tahiri i falënderoi të dy këto personalitete për kontributin e tyre dhe të Britanisë së Madhe në të gjitha fazat e lirisë, pavarësisë dhe shtetndërtimit të Kosovës, duke filluar me çlirimin në vitin 1999 e deri në konkretizimin e procesit të integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe në NATO.

Në këtë takim u evokuan kujtime të bashkëpunimit nga koha e hyrjes së NATO-s në Kosovë dhe roli historik i Gjeneralit Jackson në vendosjen e trupave të KFOR-it në Kosovë, si një moment shumë i rëndësishëm në largimin e përhershëm të forcave serbe nga Kosova dhe ndaljen e gjenocidit serb mbi shqiptarët.

Po ashtu u fol për rolin udhëheqës të znj. Ashton në dialogun e Brukselit për paqe, fqinjësi të mirë dhe integrime euroatlantike, proces ky që ka sjellë për herë të parë marrëveshje të nënshkruara në mes të dy shteteve dhe i cili ka mundësuar që Kosova të hyjë në marrëdhënie kontraktuale me BE-në duke e nënshkruar marrëveshjen e Stabilizim Asocimit dhe pasuar nga avancimi i raportit integrues me NATO-n.

Ministrja Tahiri me këtë rast tha se dy personalitetet kanë zënë vend të dinjitetshëm në historinë e re të Kosovës dhe kombit shqiptar.

Ministrja Edita Tahiri tha se Kosova do të mbetet e përkushtuar për vizionin euroatlantik të Kosovës, dhe po punojmë fuqishëm për ndërtimin e shtetit demokratik, të integruar në BE, NATO dhe OKB. Kosova po dëshmohet si faktor paqeje e stabiliteti në rajon dhe qëndron fuqishëm me aleancën amerikane dhe perëndimore në të gjitha sfidat globale të sigurisë, tha ajo, duke shtuar se Kosova përherë do të jetë e vendosur në anën e drejtë duke e fuqizuar edhe më tej partneritetin strategjik me SHBA-të, Britaninë e Madhe, BE-në dhe NATO-n.

Ministrja Edita Tahiri kërkoi nga BE-ja që ta ndal trenin ilegal të Serbisë

Ministrja Edita Tahiri sot kërkoi nga BE-ja që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës, të cilin Serbia e ka paralajmëruar për nesër, si një provokim të radhës për destabilizimin e situatës në Kosovë.

Periskopi.com Lajme
Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve.
Paralajmërimi i bërë për të lansuar linjën e re ilegale Beograd – Mitrovicë që nga dita e nesërme, është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën, ka theksuar ministrja Tahiri.
 
Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndal Serbinë.
 
Serbia ka agjenda të rrezikshme, që duhet të na shqetësojnë të gjithëve, edhe Kosovën edhe partnerët ndërkombëtar. Tashmë ky është një provokim i hapur kundër Kosovës, që tregon se Serbia ka dalur hapur me politika agresive që kërcënojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë nacionale të saj, deklaroi ministrja Tahiri.

Tahiri i shkruan letër BE-së, kërkon që të ndërhyjë për ndaljen e destruksioneve të Serbisë

Pas sulmit të mbrëmshëm me bombë ndaj objektit të zyrave të Qeverisë në Mitrovicën veriore të inauguruara më 28 dhjetor 2016 nga ana e ministres për Dialog, Edita Tahiri, në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit, ministrja Tahiri iu ka drejtuar menjëherë mbrëmë Bashkimit Evropian me një letër për të kërkuar nga BE-ja që të ndërhyjë për ndaljen e destruksioneve të Serbisë ndaj Kosovës.

Periskopi.com Lajme

Në letrën e ministres Tahiri thuhet:

Sonte pati një tjetër sulm me bombë kundër ndërtesës së Qeverisë në Mitrovicën veriore, ku ish-anëtarët e “mbrojtjes civile” janë të punësuar si shërbyes civil, në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për shpërbërjen e “mbrojtjes civile” të datës 26 mars 2015 të nënshkruar nga të gjitha palët.

Unë rregullisht ju kam informuar juve, BE-në, për një seri zhvillimesh negative në javët e fundit, të cilat kanë për qëllim provokimin e ndonjë destabilizimi të situatës në Kosovë dhe më gjerë në rajon.

Për mendimin tim, duket se Serbia është duke u tërhequr nga dialogu dhe po i kthehet mendësisë së vjetër, ngase po shkon kundër marrëveshjeve që vet i ka nënshkruar, madje me bomba, mure, arrestime arbitrare kundër qytetarëve të Kosovës, etj.

Duke qenë se jemi duke u përgatitur  për ecjen tutje në zbatimin e marrëveshjes së Drejtësisë, po pyetem a thua se çfarë mjete do të përdoren kundër saj?

Kërkoj nga BE-ja që të shikojë këtë gjendje me seriozitet dhe të ndërhyjë tek pala serbe që të qëndroj në linjë me frymën e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, përndryshe,  pasojat do të jenë të paparashikueshme.

Së fundi, madje edhe diskursi politik i Serbisë ka eskaluar nga niveli më i lartë, ndërkohë që Milorad Dodik është bërë një zëdhënës për skenarët e ndryshimit të kufijve.

Duke e pasur parasysh përkushtimin e BE-së jo vetëm për t’i stabilizuar rezultatet e arritura në dialog, por edhe për t’i përparuar ato më tutje për hir të paqes dhe marrëdhënieve ndër fqinjësorë në mes shteteve të Ballkanit Perëndimor, unë besoj se ju jeni duke punuar për përmirësime.

Jam në pritje të përgjigjes nga ju sa më shpejt që është e mundur.

Pas dërgimit të kësaj letre tek BE-ja, menjëherë mbrëmë pas sulmit me bombë ndaj zyrave të Qeverisë në veri, ministrja Edita Tahiri, deklaroi se përgjigja e BE-së ka qenë e menjëhershme dhe në të cilën ata kanë theksuar se BE-ja është e përqendruar seriozisht në këtë çështje dhe se zhvillimet negative duhet të ndalen.

Tahiri – Gjuriqit: Serbia nuk ka asnjë rol për Asociacionin, mund ta formojë vetëm Qeveria e Kosovës

Formimn e Asociacionit të komunave serbe mund ta bëjë vetëm Qeveria e Kosovës, në pajtim vendimin e Gjykatës Kushtetuese, ka thënë kryenegociatorja Edita Tahiri.

Periskopi.com Lajme

 

Deklarata e saj dhënë për Indeksonline vjen pasi Marko Gjuriq i ashtuquajturi drejtor i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë thotë se nëse Prishtina deri në mes të shkurtit nuk e formon Asociacionin e komunave serbe (AKS), atë do ta formojnë përfaqësuesit politikë serbë.

“Serbia nuk ka asnjë rol për asociacionin, sepse sipas marrëveshjes se Brukselit asociacionin e themelon Qeveria e Kosovës, në pajtim me kushtetutën e Kosovës dhe vendimin e gjykatës Kushtetuese , pa kompetenca ekzekutive. Mirëpo procesi i zbatimit të marrëveshjes për asociacionin nuk ka filluar ende”, ka thënë Tahiri.

Sipas saj muri ilegal i ndërtuar nga Serbia është bërë mur për asociacionin dhe se heqja e murit hap rrugën për fillimin e zbatimit për asociacionin.

Tahiri ia lë në dorë kryeministrit ndërprerjen e dialogut me Serbinë

Ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri ka komentuar dialogun me Serbinë pas ngjarjeve të fundit që kanë ndodhur, ndërtimin e murit në veri të Mitrovicës dhe arrestimin e liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj me fletëarrest të Serbisë, duke thënë se ndërprerja e dialogut me Serbinë nuk është vendim që i takon asaj.

Periskopi.com Lajme

Tahiri kafolur në televizionin publik duke thënë se për ndërprerjen ose jo të bisedimeve me Serbinë janë instancat më të larta ato që duhet ta marrin vendimin.

“Për këtë duhet ta kontaktoni Zyrën e Kryeministrit”, ka thënë Tahiri.

Megjithatë Tahiri ka dhënë versionin e saj. Ka thënë se para se të merret vendimi për ndërprerjen e dialogut me Serbinë duhet të shikohen edhe efektet anësore të këtij vendimi, sikurse marrëdhënie me BE-në dhe NATO-n.

“Kur të marrim vendim duhet të shohim se çka do të ndodhë me ne, sepse është një vendim i rëndësishëm”, ka thënë Tahiri.

Tutje ajo ka komentuar edhe respektimin e marrëveshjeve të tjera të arritura në Bruksel mes dy vendeve duke e akuzuar Serbinë për lojë politike e cila mund ta destabilizoj rajonin.

Edhe pas arrestimeve politike, Hoxhaj nuk do reciprocitet me Serbinë

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka thënë se veprimet e Serbisë janë lojëra te hapura për të tensionuar situatën raporton RTV Dukagjini.

Periskopi.com Lajme

Sipas tij, autoritetet e Kosovës janë në kontakte të vazhdueshme për të zgjidhur çështjen e ndalimit të Haradinajt.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës është në kontakt të vazhdueshëm me Ministrinë e Jashtme të Francës për rastin e ndalimit të kryetarit të AAK-së, z Ramush Haradinaj. Unë personalisht dhe me kolegët nga Qeveria po merremi me këtë situatë absurde prej ditës së djeshme dhe kam komunikuar tashmë edhe zyrtarisht se flet-arrestet e Serbisë janë të papranueshme. Kërkesat e Serbisë për arrestimin e shtetasve të Kosovës dhe ish-luftëtarët e UÇK-së është një thirrje e hapur për ta tensionuar situatën në Kosovë dhe Ballkan. Kërkesat serbe të motivuara politikisht për arrestimin e qytetarëve dhe lidershipit të Kosovës janë thirrje për të vepruar në mënyrë reciproke, gjë që Kosova më së paku e dëshiron. Ambasadat tona në Francë dhe institucionet e Kosovës po bëjnë përpjekje maksimale për ta liruar z.Haradinaj dhe tashmë diplomatët tanë edhe e kanë takuar atë personalisht”, tha Hoxhaj.

Tahiri kërkon reciprocitet ndaj fletë-arrestimeve serbe

Kosova duhet të aplikojë masa reciprociteti ndaj Serbisë në lidhje me fletë-arrestimet të cilat po i mbanë në fuqi, ka deklaruar ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.

Periskopi.com Lajme

 

Këto komente ajo i ka bërë gjatë një prononcimi për Radion Evropa e Lirë pas ndalimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj në Basel, nga policia franceze, mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga Serbia përmes INTERPOL-it.

Masat e reciprocitetit, sipas Tahirit, mund të zbatohen në Kosovë për personat e kërkuar nga Serbia, të cilët dyshohen për përfshirje dhe kryerje të krimeve të luftës në Kosovë.

“Ne duhet të zbatojmë masa reciprociteti. Fundja, Serbia është ajo që ka kryer gjenocid këtu dhe krimet më të rënda ndaj njerëzimit”, ka thënë Tahiri, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë.

“Përderisa ndaj luftëtarëve të UÇK-së, të cilët kanë luftuar për çlirimin e Kosovës, shteti serb sillet në këtë mënyrë, sigurisht që kjo sjellje e kërkon edhe një përgjigje adekuate nga ana e jonë”, është shprehur Tahiri.

Ministrja për Dialog, ka pranuar se fryma e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është cenuar javët e fundit.

“Serbia i ka shpeshtuar sjelljet e saj destruktive të cilat po e dëmtojnë procesin e dialogut, i cili si qëllim ka normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve”, ka thënë ajo.

Si sjellje të tilla destruktive, Tahiri ka veçuar ndërtimin e murit në Mitrovicë, reagimet në raport me hapjen e zyrës së Qeverisë së Kosovës në Mitrovicën e veriut dhe së fundit edhe mbajtjen në fuqi të fletë-arrestimeve përmes INTERPOL-it, siç ishte rasti i ndalimit të Ramush Haradinajt në Basel nga policia franceze.

“Kemi të bëjmë me një periudhë e cila vërtetë është brengosëse dhe shqetësuese si për ne ashtu edhe për Bashkimin Evropian. Për një sjellje të tillë të Serbisë, i kam shkruar edhe Bashkimit Evropian, duke apostrofuar ndalimin e Ramush Haradinajt”, ka deklaruar Tahiri.

Për Bashkimin Evropian, dialogu, sipas Tahirit, është një mundësi e mirë për të shtuar presionet mbi Serbinë, ngase normalizimi i raporteve me Kosovën mbetet kusht për integrimin e saj në BE.

“Ne do të vazhdojmë me kërkesat tona që BE-ja të ketë qasje dhe intervenim të efektshëm në mënyrë që të bëhet lirimi i Ramush Haradinajt e në anën tjetër në instancat më të larta shtetërore, sigurisht që do të reflektojmë ndaj kësaj situate dhe shkeljes së frymës së dialogut për fqinjësi dhe paqe në rajon nga ana e Serbisë dhe më pas sigurisht se do të dalim edhe me qëndrime zyrtare”, ka deklaruar Tahiri.

Por, në çdo rast, për pozicionin zyrtarë të Kosovës në raport me dialogun e Brukselit, Tahiri ka thënë se vendimi duhet të merret nga instancat më të larta politike të shtetit.

“Ne kemi kërkuar qysh më 2011 futjen në agjendë të çështjes së fletë-arrestimeve të Serbisë, por për këtë temë nuk është pajtuar Beogradi, dhe siç e dini, një pikë nuk mund të futet në dialog nëse nuk ka pajtim të dyja palëve”.

Pas ndalimit të Haradinajt nga policia franceze, veprim ky që nuk ishte i pari, pasi që skena të ngjashme u kanë ndodhur si Haradinajt ashtu edhe figurave tjera të kërkuara nga Serbia përmes INTERPOL-it, në Prishtinë ishin shtuar kërkesat për ndërprerjen e bisedimeve me Serbinë.

Por, siç ka thënë Tahiri, një vendim të tillë, mund ta marrin vetëm instancat më të larta të shtetit të Kosovës.

Edita Tahiri, e lodhur nga dialogu me Serbinë

Dialogu mes Kosovës e Serbisë që mbahet tash e gjashtë vite në Bruksel me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, deri më tani ka prodhuar shumë marrëveshje, disa prej të cilave zbatohen në përpikëri, kurse disa ende nuk kanë nisur as të hyjnë në fuqi.

Periskopi.com Lajme

Ky proces, ministrja për Dialog dhe kryenegociatorja, Edita Tahiri thotë se është shumë i vështirë. Ajo në një intervistë për Indeksonline ka thënë se është lodhur nga negociatat që mbahen në Bruksel. Ndërsa ka folur edhe për kërkesën e opozitës për shkarkimin e saj.

“Opozita jonë jo vetëm për dialogun po pothuajse asnjë sukses të Qeverisë nuk është në gjendje me pa dhe me e vlerësu. Ka një qëndrim nihilist, mohon çdo gjë. Unë e kuptoj që opozita duhet të kritikojë, të vë gishtin për çështjet që vërtet ecin, por nuk është e mundur që të mohohet gjithçka. Edhe në dialog ata mohojnë çdo arritje dhe në një diskutim që pata me ta unë kërkova fakte. Kur dikush mohon diçka, duhet të ketë fakte, por ata heshtën.Lehtë është të mohohet, sepse është vetëm një fjalë, por për të nxjerr fakte duhet punuar e duhet vizituar veriu, duhet bërë hulumtime për të parë gjendjen”, ka thënë ajo.

Bombë në veri, në hotelin ku qëndroi sot Edita Tahiri

Sonte është hedhur një mjet shpërthyer në Hotelin “Sasha” në veri të Mitrovicës. Ky mjet shpërthyes, garantë dorë, sipas mediave serbe nuk ka shpërthyer.

Periskopi.com Lajme

Lajmin për hedhjen e granatës për Kos sev, që transmeton Tanjug, e ka konfirmuar shefi i Policisë së Kosovës në veri Zhelko Bojiq, transmeton lajmi.net.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar ekspertët e Policisë së Kosovës.

Edhe pse nuk është thënë zyrtarisht, në këtë hotel sot ka qëndruar ministrja e Kosovës për Dialog Edita Tahiri.

Para disa ditësh, edhe në oborrin e shtëpisë së serbit që i kishte folur Ramush Haradinajt te ura në veri, ishte hedhur granatë dore, por pa pasoja.

Sa shkon e bëhet më e ashpër lufta Tahiri-Gjuriq, ajo ia kthen sërish

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka thënë se Marko Gjurqin e ka kapur çmenduria nga nervozizmi se Kosova po e shtrin sovranitetin e saj në veri.

Periskopi.com Lajme

Me këtë rast ajo i është kundërpërgjigjur deklaratës së Gjuriq se Tahiri është serbe dhe se sot është kontrabanduar kur ka dalë në pjesën veriore.

“Gjuriqin e ka kapur çmenduria. Ai edhe të gjithë zyrtarët e Serbisë e dinë se është shteti i Kosovës”.

“Janë ata që marrin leje për të hyrë në Kosovë, bëhet të sëmurë dhe hyjnë nëpër autoambulanca, pra janë ata që kontrabandohen”, ka thënë Tahiri.

“Jam e bindur se këto deklarata të tij janë bërë për konsum të brendshëm”.

“Është shumë më me rëndësi të them se Qeveria e Republikës së Kosovës, ka hapur zyrat qendrore në veri dhe unë kam inauguruar qeverinë në komunën e Mitrovicës Veriore. Aty kanë filluar punën 20 ministri dhe agjenci qendrore”.

“Ne po shtrijmë sovranitetin e shtetin dhe në katër komunat veriore dhe kjo vjen si rezultat i marrëveshjeve të Brukselit”, ka përfunduar Tahiri, njofton Klan Kosova.

Gjuriq provokon rëndë, thotë se Edita është qytetare e Serbisë, Asociacionin e quan territor

Gjuriq provokon rëndë, thotë se Edita është qytetare e Serbisë, Asociacionin e quan territor

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq ka deklaruar sot se “ka pritur vizitën e paparalajmëruar të ministres për Dialog, Edita Tahiri në veri të Kosovës”, siç ka thënë “është kontrabanduar” me një veturë të vjetër “Dacia Logan”.

Periskopi.com Lajme

“Kjo paraqet shfaqje të papërgjegjësisë personale dhe nuk ka arsye që kushdo të kontrabandohet. Edita Tahiri është qytetare e Serbisë, ai mund të vijë si qytetare e Serbisë edhe këtu edhe në Beograd që të bisedojë me përfaqësuesit e autoriteteve qendrore të shtetit, nëse ka diçka të na thotë”, ka thënë Gjuriq, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, ajo si “qytetare e Serbisë mund të nxjerrë dokumente si të gjithë qytetarët tjerë, për këtë ka të drejt”, dhe ka shtuar se shpreson se me rastin e “qëndrimit në territoret e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pagesat t’i bëjë me dinarë, pasi që është e vetmja mënyrë që pagesa të bëhet në pajtim me ligjin”.

Gjuriq ka shtuar se Tahiri, si dhe kryeministrit Isa Mustafa, tentojnë që me mënyrën se si lëvizin nëpër Kosovë ta “marrin” tërë lavdinë.

Këtë provokim Gjuriqi ndaj institucioneve të Kosovës dhe vet zonjës Tahiri e ka bërë pasi që kjo e fundit ka përuruar sot një zyre të Republikës së Kosovës në veri të Mitrovicës.

Gjuha e Gjuriqit duhet të sanksionohet, kështu që autoritetet kosovare nuk duhet më ta lejojnë të hyjë në Kosovë.