Cavani nuk e mohon transferimin tek ky klub

Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani e ka lënë të hapur mundësinë e transferimit tek Atletico Madrid.

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi në formë i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka nixtur spekulimet rreth të ardhmës se francezit Greizman dhe poashtu të tij.

“Unë do të doja të luaj një ditë me Antoine Griezmann”, tha Cavani. Megjithatë, ai insiston se për momentin nuk është duke e menduar largimin nga kampionët e Francës.

“Unë jam i sigurt për një gjë, do të jap më të mirën për këtë fanellë deri në ditën time të fundit këtu”, theksoi Cavani.

Cavani është duke shkëlqyer në sezon, ai ka realizuar 20 gola në 20 paraqitje për skuadrën franceze. /Periskopi/

Paris Saint-Germain barazon rezultatin (Video)

Paris Saint-Germain ka barazuar rezultatin ndaj Ludogorets.

Periskopi.com Sporti

Ishte sulmuesi Edinson Cavani I cili shwnoi njw perlw tw bukur pwr rezultatin 1-1. Arsenali e ka shënuar edhe golin e katërt ndaj Baselit në Ligën e Kampionëve. /Periskopi/

Ja çfarë dënimi morri Cavani, pas asaj që bëri për Chapecoense

Edinson Cavani gjatë ndeshjes së mbrëmshme në League One, ka shënuar golin e tij të 100-të për PSG.

Periskopi.com Sporti

Ish sulmuesi i Napolit këtë arritje e ka festuar në mënyrë të veçantë, ai zbuloi një fanelë me mbishkrim ‘Forca AFC’ në mbështetje të viktimave të tragjedisë së skuadrës braziliane Chapecoense.

Por, ai u ndëshkua nga gjyqtari me karton të verdhë për shkak se largoi fanelën e PSG, kjo është rregull në fubtoll dhe gjyqtari kishte të drejtë pasi ai ndoqi rregullat.

Vendimi për ndëshkim të Cavanit nuk pritë aspak mirë nga tifozët e futbollit në rrjetin social Twitter, ku reaguan ashpër ndaj gjyqtarit që ndëshkoi Cavanin. /Periskopi/

Emocionale: Ja çka ka bërë Cavani për Chapecoense (Foto)

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani ka përkujtuar viktimat e tragjedisë së skuadrës braziliane Chapecoense.

Periskopi.com Sporti

Ai këtë e ka bërë pas shënimit të golit, ku kishte një maic me mbishkrim ‘ Forca ACF’. Vlen të theksohet se sonte Cavani ka arritur edhe shfriën e 100 golave për skuadren parisiene. /Periskopi/

cavani
Edinson Cavani, ia dedikojë golin viktimave të Chapeoense

Paris Saint-Germain kalon në avantazh ndaj Arsenalit (Video)

Paris Saint-Germain ka kaluar në epërsi ndaj Arsenalit.

Periskopi.com Sporti

Golin e shënoi përmes sulmuesit Edinson Cavani në minutën e 18’. /Periskopi.com/

Chelsea i do në janar dy yjet e PSG-së

Chelsea është duke shfaqur interesim për dy yjet e Paris Saint-Germain, Javier Pastore dhe Edinson Cavani.

Periskopi.com Sporti

Është trajneri i të kaltërve të Londrës, Antonio Conte, ai i cili i pëlqen shumë dy futbollistët në fjalë.

Contes i kë pëlqyer Pastore që prej kohës kur ai luante te Palermo, ndërsa ndjen se edhe sulmi i londinezëve ka nevojë për një sulmues si uruguaiani.

Madje, raportohet se Conte është gati të shkëmbejë Diego Costan me Cavanin. /Periskopi.com

Cavani: Unë jam fajtor për barazimin ndaj Arsenalit

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Edinson Cavani pranon se ka një pjesë të madhe të përgjegjësisë për shpërdorimin e rasteve në sfidën e mbrëmshme ndaj Arsenalit në Ligën e Kampionëve.

Uruguaiani u gjend përballë portierit David Ospina për më shumë se dy herë, mirëpo nuk arriti të shënonte gol tjetër, pos atij në minutën e parë.

“Ne kemi luajtur një ndeshje të madhe. Ne kemi luajtur më mirë sesa në ndeshjen ndaj Saint-Etienne”, ka thënë Cavani.

“Unë e kam marrë përgjegjësinë për këtë barazim, sepse kam pasur mundësi të mira për të shënuar. Por, ky është futbolli, nganjëherë topi shkon në rrjetë, nganjëherë jo. Ne mund të paguajmë shtrenjtë për mungesën e konsistencës tonë para portës”. /Periskopi.com