Buffon: Duhet të kemi kujdes nga Dzeko

Portieri legjendar italian, Gianluigi Buffon është shprehur se skuadra e tij, Juventus, duhet të ketë kujdes nga sulmuesi romak, Edin Dzeko.

Periskopi.com Sporti

Edin Dzeko në këtë sezon është duke kaluar në një formë të mirë këtë sezon dhe është adaptuar në mënyrën e lojës së skuadrës romake.

“Tash për tash, ai është sulmuesi më i rrezikshëm. Është përshtatur shumë mirë në planet e Spallettit dhe i ka kuptuar përsosmërisht, prandaj mund t’i shihni rezultatet”.

“Ai është një lojtar që ndoshta kishte nevojë për kohë”, është shprehur Buffon për Sky.

30-vjeçari në këtë sezon në 23 paraqitje për Romën ka shënuar 17 gola.

Juventusi është nikoqir i Romës të shtunën për ndeshjen e javës së 16-të në Serie A.

Reklamë
Reklamë

Grekët shkruan: ‘Thikë! Tel! Srebrenica’, Dzeko i ‘kërcënon’ për ndeshjen në Bosnje

Futbollistët e Bosnjës dhe Hercegovinës janë shprehur të pakënaqur me atmosferën e krijuar në ndeshjen ndaj Greqisë.

Periskopi.com Sporti

Tifozët grekë kishin fyer dhe shpalosur thirrje raciste dhe fashiste në sfidën ndaj boshnjakëve.

Në një baner ata kishin shkruar ‘Thikë! Tel! Srebrenica’, duke u kujtuar atyre masakrën e tmerrshme nga serbët në vitin 1995, ku janë vrarë mbi 8300 boshnjak civilë në Bosnje.

Ndërsa, sulmuesi Edin Dzeko i falënderon grekët për pritjen e keqe dhe thotë se mezi pret përballjen me Greqinë në Bosnje.

“Ndiej sikur kemi humbur 3:0. Grekët nuk e kanë merituar, jo një pikë, por është dashur të humbasin 4:0. Nuk ka rëndësi, shkojmë tutje, i falënderojmë për mikpritjen e keqe. Mezi po i pres në Zenicë”, ka thënë Dzeko. /Periskopi.com

Reklamë
Reklamë

Milan kërkon yllin e Romës

Skuadra e Milanit, është duke menduar për Edin Dzeko.

Periskopi.com Sporti

‘Rossonerët’, janë duke përcjellë me vëmendje sulmuesin boshnjak të Romës, Edin Dzeko.

Në rast largimi nga skuadra të Baccas, atëherë Milani do të tentoi transferimin e Dzekos. /Periskopi.com

Roma's Bosnian forward  Edin Dzeko celebrates after scoringn goal during the friendly football match AS  Roma vs Valencia on August 14, 2015 at the Olympic stadium in Rome. AFP PHOTO / ALBERTO PIZZOLI

Reklamë
Reklamë

Plaçkitet shtëpia e yllit të Serie A, ja sa para iu vodhën

Shtëpia e sulmuesit të Romës, Edin Dzekos, është plaçkitur gjatë ndeshjes mes Sassuolo dhe Romës, e cila është zhvilluar të mërkurën në mbrëmje.

Periskopi.com Sporti

Sipas gazetës italiane “Gazzetta dello Sport”, gruaja e Dzekos dhe fëmijët ishin brenda në shtëpi kur hajnat kishin hyrë brenda.

Raportohet se hajdutët kanë vjedhur me rreth 500 euro, si dhe disa çanta me vlerë të gruas së boshnjakut.

Reklamë
Reklamë