Edi Rama ngacmon në publik Lulzim Bashën, ja si reagoi ai (Video)

Periskopi.com Lajme

Basha foli para takimi të tryezës politike që do mbahet pas pak momentesh në Tiranë. Në një dalje për mediat para Kryesisë së Kuvendit, ai u shpreh:

Po bëhet një fushatë dezinformimi dhe dashakeqësi për opozitën shqiptare. Kanë keqpërdorur takimin tim me përfaqësues të komuniteti katolik”, përfundoi ai.

Por ajo që ra në sy ishte momenti teksa kryetari i PD-së Lulzim Basha fliste për mediat, pas tij rrinte kryeministri Edi Rama. Kjo ka shkaktuar dhe të qeshura tek gazetarët.

Në ironi Rama i ka thënë Bashës, “Këtu e ke vendin, jo aty”, referuar Kuvendit dhe daljes në media.

Lulzim Basha arkiv

Sot afati i fundit i PD-së për pjesëmarrje në 18 qershor

Periskopi.com Lajme

 

Edi Rama i ka vendosur Lulzim Bashës jo pa qëllim ditën e sotme si afati final për të negociuar pjesëmarrjen e PD-së në zgjedhje.

Teksa doli në konferencë shtypi të premten dhe tërhoqi kandidatët nga zgjedhjet e Kavajës, Rama tha se e priste Bashën deri në datën 7 maj, ndërsa në datën 8 nuk kishte më kohë për të.

Në të vërtetë data 7 nuk ishte një kufi i limitit të durimit të kryeministrit, por një datë që lidhet me aspektet teknike të përgatitjes së zgjedhjeve të 18 qershorit. Dita e sotme është afati i fundit kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në respektim të afateve ligjore, duhet të nisë shtypjen e fletëve të votimit.

Ky institucion ka një kontratë me kompaninë sllovene “Cetis” për shtypjen e fletëve te votimit dhe në bazë të kontratës, kompanisë duhet t’i dorëzohen fletët e votimit deri në datën 7 maj, në mënyrë që ajo të ketë mundësinë t’i përgatisë ato për zgjedhjet e 18 qershorit.

Duke qenë se data 7 i bie e dielë atëhere nesër, pra më 8 maj KQZ duhet të nis prodhimin e fletëve të votimit. Në këto kushte, orët e ditës së sotme, janë finalet e Partisë Demokratike për të marrë vendimin e pjesëmarrjes apo jo në zgjedhjet e 18 qershorit. Nëse do të ketë negociata intensive, dhe do të gjendet një formulë konsensusi për përfshirjen e saj në zgjedhje, atëherë KQZ duhet të rimodelojë fletën e votimit duke përfshirë dhe partitë opozitare. Kjo gjë duhet bërë brenda ditës së sotme. Në rast se kjo gjë nuk do të ndodhë, atëherë PD nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit. Kjo logjikë qëndron gjithnjë nëse data e zgjedhjeve ngelet po ajo që tashmë është dekretuar nga Presidenti i Republikës.

Nëse palët do të dakordësohen pas ditës së sotme për të përfshirë PD-në, do të jetë gati e pamundur që kompania “Cetis”, po ta marrë më vonë fletën e votimit, të arrijë ta printojë atë në kohë. Ekspertët thonë se nëse KQZ i lëviz kësaj date të printimit të fletëve, automatikisht do të lëvizë edhe nga data e votimit. Për këtë arsye, Rama ka paralajmëruar se nuk do të jetë i gatshëm për asnjë negociatë, përtej datës 7 maj.

“I përsëris Lulzim Bashës, lëre tani Kavajën hiqe nga mendja se mund ta shtysh me provokime, jo datën por as afatin fundit të mundësisë për të hyrë në zgjedhje që është 8 maji dhe fokusohu te zgjidhja që të është ofruar deri më 7 maj. Unë jam gati të ulem përsëri me Lulzim Bashën por këtë herë për të detajuar ofertën që ai ka në tavoline jo për ta filluar nga e para avazin e qeverisë teknike dhe të shtyrjes së zgjedhjeve në kalendar greke, me sebepin qesharak të përgatitjes së votimit elektronik. Zgjedhjet do të bëhen me 18 qershor dhe të hënën me 8 maj unë nuk jam më në dispozicion për Lulzim Bashën dhe PD-në,  nëse deri të dielën ata nuk bien dot dakord për ofertën, për ndryshimin e menjëhershëm të Kodit Zgjedhor, sipas rekomandimeve të ODHIR-it dhe zhbllokimin e Vettingut, natyrisht. Edhe fare pak durim u kërkoi të gjithëve. Jemi në prag të një zhvillimi me rëndësi të madhe me vendin tonë”,-tha Rama në konferencën për shtyp ditën e premte.

Afati

KQZ ka një kontratë me kompaninë sllovene “Cetis” për shtypjen e fletëve te votimit dhe në bazë të kontratës, kompanisë duhet t’i dorëzohen fletët e votimit deri në datën 7 maj, në mënyrë që ajo të ketë mundësinë t’i përgatisë ato për zgjedhjet e 18 qershorit.

Negociatat

Nëse do të ketë marrëveshje politike, KQZ duhet të rimodelojë fletën e votimit duke përfshirë dhe partitë opozitare. Kjo gjë duhet bërë ditës së sotme. Në rast se kjo gjë nuk do të ndodhë, atëherë PD nuk do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 18 qershorit./Shqiptarja.com

Përfundon takimi dy orësh Rama – Basha, ja çfarë ndodhi

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Rama pas takimit dy orësh me kreun e opozitës Lulzim Basha në Presidencë bëri të qartë se oferta e tij për Partinë Demokratike, me qëllim dhënies fund të krizës politike nuk ndryshon.

Kryeministri Edi Rama duket se me kalimin e kohës po tkurr edhe ofertën e tij. Në thelb ai nuk ofron asgjë për zgjidhjen e problemit të zgjedhjeve. Kryeministri duhet ta dijë se për të sigururar votën e lirë të qytetarëve nuk mjaftojnë vetëm katër zevendës ministra.

Zoti Rama është i bindur për të hyrë i vetëm në zgjedhje dhe për të emëruara nje opozitë të re.

Propozimet e Kryeministrit, sa më shumë kalon koha aq më shumë i largohen vlerave demokratike dhe zgjedhjeve pluraliste.

Ndërsa Zoti Basha u shpreh se marrëveshje nuk do të ketë deri në momenti kur Kryeministrit nuk do të pranojë kriminalizimin e politikës dhe nuk do të ofrojë zgjidhje politike. E vetmja rrugë përpara është realizimi nga pala tjetër politike në këtë proces me një sens realiteti.

Ai tha se për të zgjidhur krizën duhet që pala tjetër të pranojë përgjegjësitë dhe të marrë përgjegjësitë për të dalë të bashkuar kundër krimit dhe drogës.

Zoti Basha tha se “Kundërpropozimi ynë është një qeveri teknike me mandat për të zgjidhur dhe ndalur krimin dhe drogën në zgjedhjet e ardhshme dhe realizmi i votimit elektronik brenda gjashtë muajve”.

“Propozimet e ofruara nga McAllsiter nuk përbëjnë zgjidhje politike. Në kushtet ku kryeministri ka kapur parti të tëra opozitare, deputetë të opozitës, nuk ofrojnë garanci që e njëjta gjë nuk do të ndodhë me katër qytetarë që i zgjedh Edi Rama dhe i miratojmë ne” — u shpreh kryetari i opozitës Basha.

“E vetmja zgjidhje është vullneti politik,” — theksoi Zoti Basha.

Mesa duket , nga deklarata e Zotit Basha dhe Rama, asnjë nga palët nuk dëshiron të ketë një marrëveshje për zgjidhjen e krizës deh sigurimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Rama flet pas takimit një orësh me ambasadorët, përmend datën e zgjedhjeve

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama ka folur pas takimit që pati me ambasadorët në zyrën e tij në lidhje me negociatat që po zhvillon me Lulzim Bashën për të zgjidhur krizën politike.

I pyetur nga gazetarët se çfarë i diskutua në Presidencë mes tij dhe kreut të opozitës Lulzim Basha, Rama nuk preferoi të bënte komente të shumta, duke sqaruar se kanë rënë dakord që të mos flasin pasi bisedimet janë në proces.

Megjithatë, shefi i qeverisë i qëndroi variantit të tij se nuk do të ketë shtyrje të zgjedhjeve.

“Nuk e shtroj për diskutim datën e zgjedhjeve”, u tha Rama gazetarëve.

Kryeministri Rama: Ne jemi në punë. Sapo kemi mbyllur një takim me skuadrën e re përfaqësuese ku kanë marrë pjesë edhe kryetarët e bashkive, por edhe deputetë aktualë për të kolauduar mesazhet, për të bërë të qarta prioritetet në planin organizativ.

Pyetje nga gazetarët: A i keni propozuar opozitës postin e zv/Kryeministrit?

Kryeministri Rama: Kemi rënë dakord që mos flasim, por mesa duket fjalët i ka marrë era i ka sjellë deri tek ju. Unë kam propozuar atë cka besoj shumë se adreson problemet. Pra një monitorim të gjithë strukturave të shtetit. Më shumë se kaq nuk ka.

Pyetje? Cila ka qenë përgjigja e z.Basha?

Rama: Unë nuk dua të komentoj kundërshtarin që isha në tavolinë për të biseduar. Pyeteni atë. Ne në angazhimin e plotë elektoral do të gjejmë kohën për të biseduar.

Pyetje? Do keni takim tjetër sot?

Rama: Unë s’kam takim tjetër. Nuk e shtroj për diskutim datën e zgjedhjeve.

Pyetje: A i trembeni akteve të dhunshme në Kavajë?

Rama: Unë nuk i trembem asgjëje. Jemi brenda filozofisë tonë për të bërë shtet.

Lulzim Basha tregon çfarë ofroi Edi Rama në takimin tek Presidenti

Periskopi.com Lajme

Duke folur nga çadra e opozitës, kryetari i PD Lulzim Basha ka treguar se çfarë ndodhi në tryezën e dialogut të zhvilluar sot në Presidencë me ndërmjetësimin e kreut të shtetit Bujar Nishani.

Fjala e Lulzim Bashës:

Sot përfaqësuesit e republikës së vjetër u ulën në tryezën e presidentit Nishani për të gjetur një zgjidhje me dialog të krizës.

Unë shkova në këtë tryzë ashtu sic ju premtova ju, me vullnetin e plotë e të palëkundur për të mos pranuar asgjë për të përfituar asgjë.

Unë shkova po  kështu me zotimin e marrë para miqve tanë europianë.

Dy janë kollonat e vullnetit politik. As ndryshimet në Kodin Zgjedhor, as ndryshimet në Kodin Penal. Dje këmbënat e Europës kanë rënë për cdo shqiptar, madje dhe për Edi Ramën. Shqipëria është në krizë politike dhe kërkohet zgjidhje politike. Ky kishte fërkuar duart bashkë me lobistët e tij, kishte shpresuar të pamundurën që ne të tregoheshim me gisht si fajtorë. Dje e kuptoi se edhe kur gënjen sa mundesh me media të kapura, e vërteta vonojnë por një ditë arrijnë në stacion.

E vërteta ka mbërritur në stacionet e mëdha të perëndimit. Droga dhe krimi janë kërcënimet kryesore për demokracinë Shqipëri. Pa zgjidhje të vërtetë, nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Pra nuk do të ketë as bojkot, se ne vetëm duarkryq nuk do rrimë teksa kupola e krimit mundohet ti marrë shqiptarët si dele. Jo, nuk do të rrimë duarkryq. Kemi ofruar sot në tavolinë gjithçka që PD mund të ofrojmë. Pala tjetër është tërhequr edhe nga propozimet e javës së kaluar që vet i loboi. Sot Edi Rama vuloi faktin të njohur se ai jo vetëm është pengesa e vetme, por se nuk ka asnjë argument për t’i hapur rrugën zgjidhjes. Tani që ballafaqimi i argumenteve tregoi se kush do zgjidhje për shqiptarët, Edi Ramës nuk i ka mbetur gjë tjetër vecse argumenti i forcës.

Rama braktis kandidatët e PS, takim urgjent me ambasadorët

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama ka shkruar në një takim urgjent me ambasadorët e akredituar në Tiranë për t’i informuar në lidhje me negociatat që zhvilloi me kryetarin e PD Lulzim Basha ditën e sotme.

Kryeministri ka qenë në një takim në Xibrakë ku prezantonte kandidatët për deputetë të PS, kur ka lënë në mes bashkëbisedim dhe u largua me urgjencë.

Ai u njoftua për takim me ambasadorët, të cilët duhet t’i informojë si po shkojnë negociatat me opozitën.

Rama tërhiqet nga marrëveshja me McAllister

Periskopi.com Lajme

Nëse gjatë takimit me David McAllister, Edi Rama kishte pranuar që ti jap katër ministri opozitës, ministri që kanë të bëjnë me procesin zgjedhor, sot në takimin me Bashën, kryetari i Rilindjes ka ofruar vetëm poste zëvendësministrash dhe postin e Niko Peleshit, si zv/kryeministër që është.

Në këtë mënyrë ai nuk i ka qëndruar marrëveshjes së 25 prill me David McAllister.

Blendi Fevziu: Përse po zgjidhet president Ilir Meta dhe si po e nxjerr Rama jashtë loje

Periskopi.com Lajme

Blendi Fevziu shkruan se Ilir Meta nesër do të zgjidhet president.

Sipas tij, më i fituari nga kjo është kryeministri Edi Rama, që sipas Fevziut, të paktën për pesë vite e ka nxjerrë jashtë loje Ilir Metën.

Ja çfarë shkruan Fevziu në faqen e tij:

Ilir Meta pritet të zgjidhet nesër Presidenti i ri i Shqipërisë. Ai bëhet kështu, presidenti i shtatë i Shqipërisë Pluraliste dhe padyshim më i dobëti në listën e parardhësve të tij. Më i dobëti jo për hir të staturës politike, (pas Berishës që drejtoi presidencën në vitet 1992 – 1997, ai është padyshim personaliteti më imponues) por si pasojë e kompetencave që janë sot më të paktat dhe më të reduktuarat që nga viti 1991. Roli i Presidentit u reduktua në mënyrë drastike në Kushtetuën e vitit 1998, ai u reduktua akoma në ndryshimet kushtetuese të 2008 dhe së fundmi u zhvesh edhe nga pak kompetenca të mbetura në vitin 2016, në ndryshimet që ju bënë pas reformës në drejtësi.

Po përse Meta po lakmon postin e Presidentit? Përse ai po lë një parti që po vinte e bëhej më dominuese në skenën politike shqiptare, gati gati faktor përcaktues dhe po shkon në një zyrë që më shumë i ngjan ceremonialit se sa vendimmarrjes politike? Përgjigja nuk është e thjeshtë, por ajo padyshim ka disa pista.

E para, Ilir Meta e kishte aspiruar postin e Kreut të shtetit që në vitin 2012. Në marrëveshjen e 2013, siç dëshmon në një gazetarët që ka qenë më pranë Ramës dhe Metës, Baton Haxhiu, ndarja e pushtetit ka qenë e tillë: Rama Kryeministër dhe Meta President. Pra, Meta nuk po bën asgjë më shumë, por po shkon në pretendimin e vjetër të tij. Ai e di mirë që ndryshe nga presidentët e tjerë (Përjashto Berishën dhe deridiku Topin), nuk po shkon atje për të mbyllur karrierën politike, por për ta hapur atë edhe një herë. Ai po kërkon një periudhë tranzitore për të krijuar imazhin e njeriut që bashkon palët, duke synuar të mbajë në këmbë edhe LSI. Një President me parti, është gjithnjë shumë më i fortë se sa një President që është propozuar nga partia dhe i humb lidhjet me të. Pra, Presidenca është vetëm një fazë tjetër tranzitore në karrierën e Metës. Së paku kështu duket.

E dyta është koha! Opinion.al që njoftoi sot e para kandidimin e Metës ka qenë e informuar se Meta e pretendonte postin e Presidentit pas zgjedhjeve. Ndërkohë që Rama ishte i prirur ta niste në Presidencë përpara zgjedhjeve. Por situata ka lëvizur me shpejtësi pas refuzimit të opozitës. LSI e humbi datën ligjore të regjistrimit me PS në një koalicion dhe do të detyrohet të dalë në zgjedhje e vetme. Në mungesë të PD, rezultati i përftuar do jetë padyshim i deformuar dhe jo real. Humbëset më të mëdha do të jenë LSI dhe PDIU votat e të cilave nuk do jenë të nevojshme për PS që do ketë vetë votat e domosdoshme për të ngritur dhe mbajtur qeverinë. Në këto rrethana koalicioni pas zgjedhor do jetë formal, por jo funksional. Kësaj gjëje i është trembur Meta. Ai ka llogaritur që pas zgjedhjeve posti i premtuar mund t’i refuzohej apo t’i shmangej, ose mund të përftohej një situatë e re politike e paparashikuar, dhe ka vendosur të garojë tani.

Kjo mazhorancë i ka votot. Meta do të jetë nesër President dhe Rama ka arritur fiks atë që ka dashur. Nxjerrjen qoftë edhe përkohësisht, për 5 vite nga skena politike aktive e njeriut që e kërcënonte më shumë në postin e Kryeministrit. Pas daljes së Metës nga skena, ai ka tashmë vetëm një rival, Bashën.

E treta, nuk dihet se çfarë do prodhojë për politikën vendimi i Metës. Nuk dihet se çfarë do sjellë për LSI dalja nga fushata e Metës, por vështirë që partia e tij, pa të, të arrijë objektivat që kishte vendosur.

Gjithsesi Meta duhet të jetë i qetë sot, por akoma më i qetë duhet të jetë Rama që ja arriti ta shmangë së paku për ca kohë aleatin dhe rivalin e tij brenda mazhorancës!

Edi Rama i ka ofruar Presidencën, mësohet përgjigja e Ilir Metës

Periskopi.com Lajme

Edhe raundi i tretë i zgjedhjes së Presidentit ka dështuar. Ndërkohë zbardhen prapaskenat e fundit mes kryeministrit Rama dhe liderit të LSI-së, Ilir Meta.

Burime pranë maxhorancës kanë bërë të ditur se qenë kryeministri Rama që i ka ofruar Metës karrigen e Presidentit në një nga takimet e fundit që kanë pasur.

Po ashtu mësohet se Ilir Meta nuk ka dhënë një përgjigje aty për aty, por ka thënë se do ta shqyrtojë këtë propozim.

Deri në këto moment Meta ende nuk e ka vendosur se cili do të jetë drejtimi i karrierës së tij politike, shkruan Panorama.

Po ashtu kreu i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi dhe ai i LSI-së, Luan Rama kanë urdhëruar të gjithë deputetët që të anullojnë vizitat jashtë vendit dhe nesër në orën 17:00 të jenë në Kuvend për votimin e raundit të katërt. /albeu.com/

Berisha paralajmëron Ramën: Nëse do përdorësh armët ndaj nesh, bëhu gati!

Periskopi.com Lajme

“Nëse Edi Rama do të përdorë armët ndaj opozitës të bëhet gati.”

Kështu është shprehur ish kryeministri, Sali Berisha në ‘Tonight Ilva Tare”, teksa u pyet rreth aksionit të radhës së pozitës, e cila ka thënë se nuk do të tërhiqet nga kushtet e saj për një qeveri teknike.

Shqiptarët duan që drejtësia të mos jetë as e PD-së dhe as e PS-së.

Berisha: Na mori 12 mandate Fehmi Avdiu dhe raporti ndërkombëtar tha se Shqipëria është vendi i vetëm me sistem 4 shkallë.

Mos hyrja në zgjedhje e PD-së a është vetëvrasje e PD-së?

Berisha: Mos hyrja e PD-së do të thotë të ketë bllokim të zgjedhje. PD është e vendosur me Edi Ramën nuk do të ketë zgjedhje. PD nuk është e vërtetë që bën këtë betejë për të mos marrë pjesë në zgjedhje. Nëse Rama shkon në zgjedhje do të marrë përgjigjen më spektakolare. Vota prevalon mbi cdo gjë.

Edi Rama takon në spital familjen që u bllokua rrugëve me ambulancë për shkak të bllokimit të rrugëve nga PD’ja

Periskopi.com Video
Greg Delawie

Delawie: SHBA-ja, kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, i ka cilësuar deklaratat për mundësinë e bashkimit të Kosovës dhe Shqipërisë, si të “pakujdesshme”.

“Qeveria amerikane e mbështet sovranitetin edhe të Kosovës edhe të Shqipërisë. Ne jemi kundër bisedave të pakujdesshme për bashkim dhe të reagimeve të tepruara ndaj deklaratave të tilla, të cilat minojnë qëndrueshmërinë në rajon”, tha Delawie në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë.

Reagimi u bë pas një interviste të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për portalin Politico, në të cilën tha se rruga e hapur drejt integrimeve evropiane dhe perspektiva e qartë janë mënyra e vetme që Ballkani të jetë i qetë “por nëse kjo shpresë, perspektivë, mungon atëherë unionet e vogla mund të ndodhin”.

Pas kësaj Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i tha Radios Evropa e Lirë se nëse Bashkimi Evropian e mbyll derën për Kosovën, “atëherë të gjithë shqiptarët në rajon do të jetojnë në një hapësirë të vetme”.

Kryeminstri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u ka bërë thirrje, siç i ka cilësuar, përfaqësuesve politikë të shqiptarëve, që të mos dalin në opinion me deklarata për nevojën që të gjithë shqiptarët e rajonit të krijojnë shtetin e përbashkët, nëse ndalet procesi i integrimeve evropiane, ka transemtuar Beta.

“Ne i lusim, po e përsëris, i lusim që me deklarata të tilla të mos dalin në publik, sepse ato nuk u kontribuojnë marrëdhënieve të mira në rajon dhe as krijimit të atmosferës së bashkëpunimit dhe punës së përbashkët në projekte të rëndësishme”, tha Vuçiq në konferencën për gazetarë në Qeverinë e Serbisë.

Ndërkohë, zëdhënësja e përfaqësueses së lartë të BE-së për siguri dhe politikë të jashtme, Maja Kocijançiq, i tha Radios Evropa e Lirë se “Ballkani Perëndimor ka një perspekitvë të qartë dhe për këtë punohet së bashku me partnerët në rajon, mbi parimet e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal”. (REL)

Takimi që vendos të ardhmen e koalicionit Rama-Meta

Periskopi.com Lajme

Sot do të zhvillohet një takim zyrtar mes kreut të Partisë Socialiste, Edi Rama, dhe kreut të Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Ilir Meta, ku do të diskutojnë mbi të ardhmen e koalicionit.

Në takimin e parë zyrtar që pritet të mbahet në orën 10:00 në Hotel Tirana, Rama dhe Meta pritet të vendosin nëse do të vijojnë koalicionin PS-LSI edhe për katër vitet e ardhshme.

Ende nuk dihet nëse krerët e dy partive të koalicionit qeverisës do të jenë të vetëm në takim apo bashkë me ta do të marrin pjesë edhe përfaqësues të tjerë, nga këto dy forca politike.

Pse Rama ka ftuar Metën nesër në orën 10-të në takim?

Periskopi.com Lajme

Nesër vendoset fati i koalicionit Rama-Meta Ditën e nesërme aleanca e majtë organizon paradite takimin e parë zyrtar ku do të flitet për rikonfirmimin e koalicionit për “Shqipërinë Europiane” edhe për katër vitet e ardhshme.

Ky takim mes palëve pritet të mbahet në Hotel Tirana, dhe të do jenë përballë njëra¬tjetrës vetëm Partinë Socialiste dhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Mësohet se takimi mes palëve është thirrur nga Rama dhe do të mbahet në orën 10:00.

Dy kryetarët Rama dhe Meta do të shoqërohen edhe nga dy pjesëtarë secili, po ende është e paqartë axhenda e takimit, ndërkohë që edhe gjatë ditës së sotme nuk munguan replikat mes deputetëve të dy krahëve, si Luan Rama me Pjerin Ndreun.

Duket se firmosja zyrtare e koalicionit, përveç modaliteteve të brendshme si dhe programit të përbashkët, do ketë pikë të fortë edhe mënyrat e zgjidhjes së krizës aktuale dhe përfshirjes së opozitës në zgjedhje si edhe çështjen e Presidentit të ri të vendit.

Seanca e parë është javën e ardhshme dhe megjithëse e majta i ka votat, ka lëshuar sinjale se do të kërkojë një President konsensual me të djathtën./Albeu.com/

Përfundon takimi 1 orësh mes Ramës dhe Metës

Periskopi.com Lajme

Sapo ka përfunduar takimi i kryeministri Edi Rama me aletin e tij në koalicion Ilir Meta.

Takimi i cili zgjati 60 minuta, nuk pati prononcim për media nga asnjëri prej aleatëve.

Takimi vjen në një kohë që Presidentit aktual të Shqipërisë Bujar Nishani po i mbaron mandati dhe duhet zgjedhur pasuesi i tij.

Kreu i grupit parlamentar i Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi i kërkoi sot kryeparlamentarit Meta që të nisë procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri, duke nënvizuar se të enjten duhet të mblidhet Konferenca e Kryetarëve dhe më 18 prill të zhvillohet raundi i parë i votimit./albeu

Një intervistë frikshëm e pazakontë e Ramës (Video)

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Edi Rama dha një intervistë 5 minutëshe për Vizion Plus sot duke i bërë thirrje kreut të opozitës Lulzim Basha për të dialoguar.

Rama dha disa mesazhe ndaj Bashës, por mesazh më shumë se i fortë, plotësisht trullosës ishte ai që dha ndaj mediave, gazetarëve si edhe specialistëve të ndryshëm që lexojnë gjuhën e trupit.

Rama dha intervistë për një televizion të rendësishëm në vend, por kjo nuk e pengoi që ta transmetonte live edhe nëpërmjet televizionit të tij të quajtur ERTV duke i thënë mediave në përgjithësi: S’jua kam nevojën.

Por kjo është vetëm nisja e talljes publike që Rama bëri sot me median.

E qeshura në kufijtë e talljes në fillim të intervistës ishte episodi i dytë.

Por, më i rëndë ishte mesazhi që iu dha publikut me uljen e gazetarit përballë.

Ai është i zoti i shtëpisë dhe ka përgjegjësinë që të sigurojë barazinë e pozicionimit mes tij dhe intervistuesit si edhe komoditetin e këtij të fundit.

Por, Rama bëri të kundërtën.

Ai zgjodhi ta japë intervistën në tavolinën e tij pompoze të punës duke e ulur gazetarin përballë tij në një karrige dukshëm më të vogël dhe më të ulët se sa karrigia e tij.

Vetë pamjet tregojnë këtë disbalancë në vendosjne mes intervistuesit dhe të intervistuarit.

Nga pamjet duket qartë në sfond një kolltuk i përshtatshëm për zhvillimin e intervistës, por me sa duket, më shume se mesazhi ndaj Bashës, Rama u kujdes që të japë mesazhin e qartë se çfarë mendon dhe si e konsideron ai median në vend.

Më parë, kryeministri ka deklaruar se median e cilëson një “kazan” dhe mjaft gazetarë si “shqyes pulash”, por ajo që bëri sot i vuri vulën asaj që ai mendon për median në Shqipëri. /Albeu.com/

 

Prapa kamerës Edi Rama del nga kontrolli: Ik mos na çaj b**thën (Video)

Periskopi.com Lajme

Pas intervistës së tensionuar të kryeministrit Edi Rama me gazetarin Ylli Rakipi në emisionin “Të paekspozuarit”, është publikuar një video e cila hedh dritë mbi një anë tjetër të zhvillimeve gjatë intervistës.

Videoja e publikuar nga “Lolita” tregon momentet e reklamës publicitare, ku kryeministri Edi Rama dhe gazetari Ylli Rakipi po mundohen të bien në ujdi për pytjet dhe pergjigjet gjatë intervistës, pasi kryeministri Edi Rama shprehet i pakënaqur për kohën televizive.

Ndërkohë në video degjohet edhe një zë nga regjia i cili kritikon Ramën se flet shumë, dhe gjithashtu dëgjohet kryeministri i cili i drejtohet “ik mos na ça b**thën”.

Pavarësisht fjalorit të rëndë dhe tensionit që vërehet në fytyrën e kryeministrit, kjo përgjigjie shkakton të qeshura tek gazetarët dhe analistët./albeu.com

Basha thyen heshtjen, ja si i përgjigjet ftesës së Ramës për dialog

Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë ditës së sotme foli nga çadrën e lirisë. Në fjalën e tij, Basha tha se në Uashington ka lobisngje të ndyra që mbahen me paratë e naftës shqiptare për të mbajtur në këmbë qeverinë.

Periskopi.com Lajme

“Në Uashington ka lobingje të ndyra që paguhen me paratë e vjedhura të Armos. Këto lobingje në Uashington nuk duan t’ia dinë nëse ju keni bukë ose jo”, tha Basha.

Më tej ai foli për dialogun dhe ftesën e Ramës për t’u takuar. Ai tha se PD është gati t’i përgjgjet çdo ftese për dialog me kushtin që ajo të jetë e vërtetë dhe jo me fjalim të parashkruar.

“Ne do t’i përgjigjemi çdo ftese për dialog me kushtin që ato të mos jenë me fjalime të parapërgatitura, si ajo e 6 qershorit të vitit të shkuar”, u shpreh Basha./Albeu.com

 

Ja çfarë po vizatonte Rama , sot në Kuvend! (Foto)

Kjo fotografi është shkrepur sot në Kuvend nga kolegët e LSA-së. Jo, Rama nuk po bën llogaritë e votave që ka “pro” dhe “kundër” tij.

Periskopi.com Lajme

Me një “zoom” të thjeshtë: ai thjesht po vizaton. I duhet për përqëndrim – siç e ka thënë dhe vetë – kur nuk vizaton ai përqëndrohet me vështirësi, kur vizaton dhe nuk e sheh tjetrin në sy atëherë është më shumë se kurrë i vëmendshëm ndaj tjetrit.

Megjithatë, nëse është e vërtetë se 1 foto vlen sa 1 mijë fjalë, duke shpenzuar 30, do thonim se në këtë pamje përmblidhet i gjithë presioni politik para të cilit është vendosur sot kryeministri Rama: Prej PD, LSI, PDIU, Blushit, Kokëdhimës, heshtjes dhe dyzimit të ndërkombëtarëve… dhe afrimit të zgjedhjeve të 18 qershorit. GSH.al

 

Rama rrezikon në deklarata, sulmon Rusinë

Influenca ruse në Ballkan po rritet fal hapësirës bosh që ka lënë Evropa, ka thënë kryeministri Edi Rama gjatë një interviste për ditoren franceze “Le Monde”.

Periskopi.com Lajme

Duke komentuar zhvillimet në Ballkan, Rama ka deklaruar për gazetarin Alain Salles se “ka një polarizim politik që të kujton Luftën e Ftohtë”. Po ashtu, ai i ka bërë thirrje BE-së që të kthejë sytë nga Ballkani pasi rreziku i ndërhyrjes ruse është evident.

“Nëse Evropa është e shqetësuar për influencën ruse, xhihadizmin dhe rritjen e populizmit, ajo duhet të jetë prezente në Ballkan, sepse këto tri fenomene e rrezikojnë rajonin dhe mund ta rikthejnë atë në një fuçi baroti”. /mapo/