hazard

Hazard dëshiron pozitën e Oscar

Mesfushori belg, Eden Hazard ka shprehur dëshirën e tij që të luajë në pozitën 10 siç njihet në zhargonin e futbollit.

Periskopi.com Sporti

Anësori është duke u përdorur në këtë pozitë nga kombëtarja belge me ardhjen e trajnerit të ri, Roberto Martinez.

Hazard e ka thënë këtë për Dail Mail por nuk do të thotë që Chelsea të ndryshojë mënyrën e lojës për një lojtar.

Belgu për “blutë e londrës” luan në pozitën e majtë të mesfushës.

“Më pëlqen të luaj si numër 10. Ndonjëherë në Chelsea nuk luajnë me këtë sistem. Nuk e di nëse unë do të luaj në atë pozitë në Chelsea. Ju duhet të pyesni menaxherin!”,

“Unë luaj në anën e majtë dhe përpiqem të bëjë më të mirën që mundem. Nuk mendoj se Chelsea kërkojnë të ndryshojnë vetëm për mua, vetëm që unë të mund të luajë si një 10”. /Periskopi.com