allardyce

Edhe një trajner i thotë jo Anglisë

Trajneri i Bournemouth, Eddie Howe ka deklaruar se do t’i qëndrojë besnik Bournemouth.

Periskopi.com Sporti

Largimi i Sam Allardyce nga posti i trajnerit te ‘tre luanët’ pritet të sjellë në krye të Anglisë një trajner të ri.

Mirëpo, Howe nuk duket i interesuar për një gjë të tillë.

“E kam thënë edhe më parë se drejtimi i përfaqësueses angleze do të ishte fantastike”. Megjithatë kam disa lojtarë të cilëve i kam premtuar të ardhme dhe nuk mund të lagohem. Klubi më ka besuar mua dhe unë duhet të i shpaguaj atyre besimin e dhënë”, u shpreh Howe.

howe-wenger

Demantohen keq mediat angleze në lidhje me trajnerin e njohur

Presidenti i Bournemouth, Jeff Mostyn ka mohuar që Arsenali të ketë kontaktuar me trajnerin Eddie Howe.

Periskopi.com Sporti

Ky i fundit ka qenë shumë i përfolur për një kalim të mundshëm te gjigandi anglez.

Por, Mostyn shuan zërat, duke thënë se londinezët nuk kanë kontaktuar trajnerin në fjalë.

“Për ne është e këndshme që një klub i madh ta kërkoj trajnerin tonë. Por, askush nuk ka kontaktuar me ne në mënyrë profesionale rreth kësaj çështje. As Arsenali as Evertoni dhe as Anglia”, deklaroi Mostyn.

Ishte raportuar shumë nga mediat angleze se trajneri në fjalë mund të zëvendësonte Arsene Wengerin pas largimit. /Periskopi.com

howe-wenger

Howe mund të zëvendësojë Wengerin

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger mund të largohet nga skuadra e tij aktuale në fund të këtij sezoni.

The Sun raporton se emri më i përfolur për të zëvendësuar francezin është ai i trajnerit të Bournemouth, Eddie Howe.

Wenger është përfolur shumë herë për një largim nga Emirates Stadium, madje edhe grupe tifozësh të ‘topçinjve’ kanë kërkuar largimin e tij. /Periskopi.com